-
-
I dënuar në Belgjikë me 12 vite burg dhe 560 mijë euro gjobë, Enid Kasmi arrestohet në Venezuelë dhe zhduket! Dosja e panjohur e shqiptarit, banda e tij kishte 200 mln €
Enid Kasmi, shqiptaro-kolumbiani i arrestuar në Venezuelë, kërkohet nga Belgjika për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Sipas dokumenteve, ai ishte organizonte transportin e kokainës nga Amerika Latine drejt Belgjikës, duke përdorur edhe avionë. Megjithatë, ende nuk dihet vendndodhja e tij.
2 Tetor, 09:39 -
Aksion antikanabis në Krujë, e shtëna e policit për kafshë të egra ngatërron kolegët, menduan se u sulmuan! Në terren edhe AMP, dyshime për dekonspirim nga efektivët
Policia e Tiranës dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore janë përballur me të shtëna me armë gjatë një aksioni antikanabis në zonën e Qafshtamës, në Krujë. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa gjatë kontrolleve janë gjetur bimë kanabisi që po asgjësohen.
29 Shtator, 12:00 -
-
-
Në kërkim nga SPAK, kush është ish-anëtari i bandës së Durrësit Endrit Dokle! Planet e Ervis Martinajt për ta eliminuar
SPAK lëshon urdhërarrest për ish-anëtarin e Bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Me urdhër të SPAK u ushtruan kontrolle n&e
26 Shtator, 11:29 -
SPAK lëshon urdhërarrest për Endrit Doklen, i shpëton sërish prangave! Kapet një tjetër në Shkodër, trafikonin drogë me grupin e Rrajave! VIDEO e operacionit
Endrit Dokle i ka shpëtuar sërish operacionit për arrestimin e tij, ndërsa në pranga ka rënë 50 vjeçari nga Shkodra Bledar Cafi. Urdhër arrestet janë lëshuar nga prokurori Adnand Xholi, i cili i akuzon si pjesë të grupit të Rrajave, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge pas zbërthimit të komunikimeve ne SKAY ECC
26 Shtator, 10:30 -
Në kërkim për trafik droge, ukrainasi arrestohet sapo zbret në Rinas! U kap pas informacioneve nga Ambasada e SHBA-së (EMRI)
Një 53-vjeçar ukrainas, i kërkuar nga autoritetet e Kievit për trafik droge si pjesë e një organizate kriminale, u arrestua sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit.
26 Shtator, 09:44 -
-
VIDEO/ SHBA sulmon me raketa një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, 4 të vrarë! Momenti i shpërthimit
Pamjet e publikuara nga ushtria amerikane tregojnë momentin kur anija goditet dhe shpërthen. Me këtë operacion, numri i të vrarëve nga sulmet ndaj mjeteve lundruese të dyshuara për trafik droge ka arritur në të paktën 231.
20 Shtator, 09:47 -
Operacion antidrogë në Korçë/ Tre të rinj kapen me rreth 6 kg kanabis në bagazhin e makinës, vihen në pranga pranë Qafë Thanës (VIDEO)
Droga u gjet në vendin e gomës rezervë të një automjeti “Volkswagen”, që transportohej mbi një makinë me karroceri. Në pranga ranë dy të rinj nga Tirana dhe një nga Shëngjini, ndërsa policia sekuestroi edhe dy automjete, katër celularë dhe një shumë parash.
17 Shtator, 08:44 -
41 kg kokainë nga Brazili në Durrës, belgët zbardhin itinerarin e kontejnerit me mish pule! Lidhen me grupin e Gjinararit! Mister ndërmjetësi kryesor
Autoritetet belge kanë zbardhur të plotë itinerarin e kontejnerit me 41 kg kokainë të zbuluar në Durrës më 14 shtator. Nga Brazili, kontejneri ndërroi 3 anije, ndërsa ndaloi në Marok, Greqi dhe në fund në Durrës. Operacioni u koordinua nga belgët dhe SPAK. Në Antuerp u arrestuan 8, njëri prej tyre ndrmjetës i grupeve, Arben U., ende mister identiteti i plotë.
16 Shtator, 11:21 -
Kapet 41 kg kokainë në Portin e Durrësit, droga me vlerë 2 mln euro! U fsheh në kontejnerët me mish pule nga Brazili
Mbi 41 kg kokainë me vlere 2 milione euro u kap në portin e Durrësit. Droga u gjet në kontejnerët me mish pule të kompanisë “AMG Food” që importon produkte të ngrira nga Brazili. Ende nuk janë marrë në pyetje pronarët e kompanisë dhe nuk dihet nëse droga është ngarkuar në Brazil apo në Greqi ku anija kaloi tranzit.
14 Shtator, 13:04 -
Pjesë e grupit të trafikimit të kokainës nga Kolumbia, shqiptari i arrestuar në Greqi është Lulzim Caka! Në vendin tonë kërkohet për vrasje
Pas lirimit të paligjshëm nga burgu në vitin 2019, më pas Lulzim Caka u shpall sërish në kërkim nga Policia, për të shlyer vitet e mbetura të dënimit prej 25 vitesh për vrasje.
12 Shtator, 20:58 -
Sekuestrohen në Portin e Durrësit 107.7 kg kanabis me THC të lartë, vlera rreth 1.2 mln €! Vinte nga Kanadaja, në kërkim 2 shqiptarë të Kosovës (VIDEO)
Kanabisi ishte i ndarë në 190 pako të fshehura brenda disa hapësirave të modifikuara dhe të mbuluara me veshje druri të kamperit. Veç tyre, u gjetën edhe 43 cigare elektronike, disa prej tyre me përmbajtje të lartë THC.
9 Shtator, 15:07 -
Trafikimi i 3.6 ton kokainë e kanabis/ Ekstradohet drejt Italisë Ervis Deti, pjesë e grupit të Visit të Pojës! Për çfarë akuzohet nga Gjykata në Bari
Gjykata e Posaçme e dënoi Detin në 28 prill të këtij viti me 2 vite burg, nga të cilat do të duhet të vuante vetëm 1 vit e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Përmes qëndrimit në paraburgim, duket se Deti e ka shlyer dënimin në Shqipëri.
9 Shtator, 13:11 -
Itali/ 157 kilogramë kokainë e fshehur në kamionin që transportonte kuaj, vlera deri në 14 mln €! Shpërndahej edhe nga trafikantët shqiptarë
Raporti evidenton “një bashkëpunim tashmë të barabartë me krimin e organizuar shqiptar, i cili gradualisht ka braktisur funksionet e thjeshta të krahut të punës për t’u specializuar në shërbimet logjistike, duke u marrë me marrjen, magazinimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike."
8 Shtator, 21:11 -
Sarandë/ Shisnin drogë pranë gjimnazeve, lokaleve të natës dhe plazheve, lihen në burg 20 personat e arrestuar! Mes tyre edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT)
Sipas Prokurorisë, dozat e shitura të lëndëve narkotike varionin nga 0.3g deri në 3.5g, ndërsa çmimet e dozave varionin nga 2000 lekë deri në 35.000 lekë për lloje të ndryshme të lëndëve narkotike.
8 Shtator, 16:05 -
E akuzuar për trafik droge, dënohet me varje prezantuesja egjiptiane
Sipas gazetës shtetërore egjiptiane Al-Ahram, ata ishin pjesë e një bande kriminale që importonte lëndë të para të përdorura për prodhimin e drogës, me qëllim shitjen e saj. 39-vjeçarja njihet për programin e saj televiziv “Mission Impossible”, i cili trajtonte çështje të lidhura me krimin.
6 Shtator, 09:28 -
Greqi/ Lekët e drogës pastroheshin në një agjenci pasurish të paluajtshme në Rodos, zbulohet skema e bandës kriminale! Arrestohet 45-vjeçari shqiptar
Autoritetet greke zhvilluan një operacion të gjerë në ishull, ku morën pjesë efektivë të njësive kundër drogës dhe kontrabandës, si dhe strukturat e sigurisë së Autoritetit Portual të Rodosit.
3 Shtator, 09:34