-
‘Njoh dikë që mund ta nxjerrë nga muri meksikan’, Spahiu ironi me lajmin që Berisha mund të hyjë pa vizë amerikane në SHBA
Disa portale kanë publikuar një telefonat të paguar nga një gazetar, mik i LaCivitës, që ka pyetur dikë anonim pa emër në Departamentin e Shtetit. Ai ka pyetur nëse Berisha mund të udhëtojë në SHBA, dhe Departamenti i Shtetit qenka përgjigjur se ekziston mundësia për arsye të sigurisë kombëtare apo interesave të larta kombëtare të SHBA.
8 Maj 2025, 11:09 -
Dritan Hila: Non grata, damka që i mbylli historinë Berishës!
Më shumë sesa pro-amerikanë shqiptarët janë pragmatistë. Duke qenë popull i vogël, historia i ka bërë të tillë që përpara se të bëjnë një trimëri, të mendojnë shtatë hile. Jo më kot kemi shprehjen që duhen shtatë hile dhe një trimëri.
7 Maj 2025, 12:34 -
Spartak Ngjela: Një injorant gënjeshtar
Janë injorantë. Si mund të dalë non grata në vendin e tij një ish- ministër i Jashtëm, i cili është nënshtetas në atë vend dhe ka lindur dhe jetuar aty? Po ç'kanë me Antoni Blinken, Saliu dhe lidershipi i Partisë Demokratike? Sepse Blinken-it i është derdhur Saliu për shpalljen e non grata në Amerikë
7 Maj 2025, 11:57 -
‘Jam betuar para Ismail Qemalit...’, Rama ironizon Berishën me videon e një bufi: Kë do të largojë? Latifin që i mori para dhe s’i gjeti një copë sapun për të larë katranin e listës së zezë
Me një tjetër video të një bufi, Rama ironizon Berishën që thotë se është betuar para Ismail Qemalit se do ta largojë kryeministrin nga Shqipëria. Kryesocialisti shkruan se në fakt ai do të largojë Latifin, i cili i mori gjithë ato para dhe nuk i lau dot njollën e zezë të non gratës.
6 Maj 2025, 10:43 -
Bledi Lumani: Pse 6 milionët tanë, nuk janë asgjë me ato që harxhon Edi Rama
Belind Këlliçi, iu ka dalë zot 6 milionëve dollarë të Sali Berishës, për lobimin në SHBA, që t’i hiqet non grata. Sipas tij, paratë e paguara deri më tani nga PD, për lobimin në SHBA, janë asgjë me ato që harxhon Edi Rama për të pirë verë në drekë apo për të paguar inceneratorin e Tiranës, që nuk ekziston.
30 Prill 2025, 13:55 -
Kontrata e lobimit të PD/ Meçe për Report Tv: Berisha ka hapur ‘kutinë e pandorës’ për veten, kjo çështje është më keq se shpallja ‘non grata’! Diktator tipik që vrau 4 njerëz
Analisti dhe ish-deputeti demokrat Arben Meçe, komentoi në ‘Sot, Live në Shqipëri” kontratën e dyshimtë të lobimit 6 mln dollarë të PD-së dhe shpjegon pikat e errëta të saj. Pse mendon se po tentohet ‘të bëhen pis’ edhe SHBA-të dhe se kjo çështje është më e rëndë sesa kur Berisha u shpall ‘non grata’. Çfarë lidhje ka me 21 janarin dhe pse ligji shqiptar e ndalon financimin e këtyre përmasave
29 Prill 2025, 14:11 -
6 milionë dollarë për heqjen e non grata-s, Erion Braçe: Fat që e zbuluam para votimeve! Nuk më trembin aspak këto kontrata e as strategët
Braçe tha se ishte i habitur nga shuma e harxhuar për këtë lobim dhe se i vinte për të qeshur kur kujtonte se ai po e zhvillon fushatën e tij pa kamera dhe duke lëvizur në këmbë.
29 Prill 2025, 12:24 -
Beqiri për ‘Studio Live’: Berisha urdhëroi vrasjen e njeriut që sulmoi me presh Tritan Shehun në Lushnjë më 1997! Dosja në Prokurori, po hetohet
Avokati Idajet Beqiri, teksa shpjegonte procedurat ligjore dhe hapat që ndiqen për heqjen non gratas për rastin e Sali Berishës, nënvizoi se para se të heqë këtë ‘njollë’, kreu i PD-së duhet të pastrohet nga dosjet penale që ka në Shqipëri dhe nuk janë të pakëta.
28 Prill 2025, 18:25 -
Kontrata e lobimit të Berishës në SHBA, Beqiri për Report Tv: Vetëm maja e ajsbergut, të hetohet! LaCivita mori 50 mln USD dhe Manaforti 20 mln USD! Petraj: Krim elektoral
Idajet Beqiri tha në 'Studio Live' se kontrata e lobimit me kompaninë amerikane ‘Continental’ nga njerëzit afër presidentit amerikan Donald Trump për PD-në dhe Berishën, është vetëm maja e ajsbergut, sepse shifra e 6 mln dollarëve në letra është më e madhe nën dorë, ku pastrohen paratë e krimit për të pastruar figurën e Sali Berishës, familjes së tij dhe jo vetëm. Sa u paguan LaCivita de Manafort dhe pse janë dërguar nga Shqipëria në Amerikë 200 mln dollarë?
28 Prill 2025, 16:37 -
Bledi Lumani: Çudia më e madhe tre ditë zgjat, kur relativizohet e keqja dhe korrupsioni
Drejtuesi i opozitës - në një vend që konsiderohet si ndër më të varfërit e Europës - që përbetohet ditë e natë se është i ndershëm dhe ka vetëm 1 apartament 40 metra katrorë dhe 100 mijë euro në llogari bankare, ka vendosur të paguajë 6 milionë dollarë për lobim, për t’i hequr non grata-n
28 Prill 2025, 13:15 -
Ky është Nuredin Seci, 72-vjeçari garant i 6 milionë dollarëve (firmosur nga Flamur Noka) për heqjen e nongratën Berishës dhe lidhja me Shkëlzenin
Nuredin Seci nga Tropoja, i shkolluar për elektriçist në Shkodër, i njohur si alpinist dhe që jeton në SHBA, ka dalë garant i kontratës së lobimit 6 milionë dollarë të PD. Kontrata është firmosur nga Flamur Noka, si sekretar i Përgjithshëm i PD. Seci dhe Noka nuk janë zgjedhur rastësisht për këtë operacion të dyshimtë financiar.
27 Prill 2025, 09:24 -
Kush është Katie Wiles, që lidhi kontratën e lobimit 6 mln USD të ‘Continental Strategy’ me PD-në dhe Berishën
Një ditë pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi Susie Wiles si shefe të stafit të Shtëpisë së Bardhë, kompania 'Continental Strategy', me të cilën PD dhe Berisha kanë firmosur kontratë lobimi 6 mln dollarë për dy vite, njoftoi se e ngriti në detyrë vajzën e saj, Katie, në drejtoreshën e zyrave të saj të lobimit dhe konsulencës në Jacksonville dhe Washington D.C
26 Prill 2025, 22:09 -
-
'Nga i gjeti PD kaq para... po denoncimin në SPAK kush do e bëjë?!’ Evi Kokalari komenton faturat mujore të kontratës së lobimit dhe ironizon: Tani shkoni dhe votoni Berishën!
Aktivistja Evi Kokalari, ka zbardhur faturën dhe kalendarin e pagesave mujore të kontratës së firmosur të lobimit marramendës mes Partisë Demokratike të Sali Berishës, i shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, dhe kompanisë amerikane ‘Continental Strategy’
26 Prill 2025, 21:02 -
-
Beqiri: Berisha po bën fushatë me Manafort, lidhje e rusëve dhe i dënuar, po pastron 70 mln dollarë me të! LaCivita do hetohet penalisht në SHBA, kontrata me PD e errët! Merkoçi: Heqja e ‘non gratës’ u sfumua
Idajet Beqiri zbardh në emisionin 'Studio Live' të Report Tv, pagesat që kanë marrë Paul Manafort, i dënuar me 7 vite burg në SHBA për mashtrim dhe që po i bën fushatën Berishës, si dhe Chris LaCivita, për të cilin do bëhet kallëzim penal në SHBA. Pse mbahet në errësirë kontrata e konsulencës zgjedhore me PD? Çfarë përfaqëson Manafort? Avokati Merkoçi thekson se "ardhja e LaCivita rrëzoi dhe sfumoi çështjen e heqjes së 'non gratës' ndaj Berishës"
16 Prill 2025, 17:40 -
Zvarritja e ‘Partizanit’, Ngjela: Do kalojë në proces, ndryshe dështon Gjykata! LaCivita po paguhet sa ‘frengu pulën’! A e shpëton dot një amerikan normal Berishën nga ‘non grata’ në SHBA?
Avokati Spartak Ngjela tha sot për ‘Studio Live’ se taktikës së zvarritjes së seancës paraprake të aferës në dosjen ‘Partizani’, ku i pandehur është Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë, po u vjen fundi dhe do kalojë në proces.Ish-dep
14 Prill 2025, 18:59 -
Ngjela për Report Tv: PS-PD s’i kanë votat kundër SPAK-ut, t’u zgjatet mandati! Berisha i dyshuar nga amerikanët, antishqiptar greko-serb! Me të ‘non grata’, PD s’vjen kurrë në pushtet
Ish-deputetit demokrat tha sot për ‘Studio Live’ në Report Tv, se duhej marrë në konsideratë edhe mundësia që PS dhe PD të bashkonin votat në këtë qëllim, nëse do i kundërviheshin Prokurorisë së Posaçme. Parashikimi i tij për zgjedhjet, fati penal dhe politik i Berishës, shit-blerja e votës pas rastit të goditur në Lushnjë dhe situata politike në Kosovë: Kurti s'e ka mbështetjen, do ketë përsëri zgjedhje
14 Prill 2025, 18:47 -
Mero Baze: Trump-i në Shqipëri është i adhuruar, për atë që udhëheqësit tanë ëndërrojnë të jenë
Shqipëria çel nesër fushatën elektorale, me më pak surpriza në historinë e saj të pluralizmit, por me më shumë deformime propagandistike se kurrë më parë. Për shkak të nevojës për oksigjen të opozitës së Sali Berishës, për shkak të të qenit “non grata” në SHBA, e gjithë fushata e tyre ka si strategji shpresën se Trump-i do t’i heqë “non gratën” Berishës dhe ata do bëhen njësoj me Edi Ramën pas kësaj
11 Prill 2025, 07:07 -
Berisha, Mediu dhe Harxhi deklaruan rikthimin e 'magjistarit madhështor' Chris LaCivita në Shqipëri, por ‘sherifi’ nuk po duket asgjëkundi...!
Në fillim kreu i Selisë Blu deklaroi se LaCivita do kthehej fuqishëm nga SHBA-të për fushatën, apo se nuk kishte nevojë të ishte gjithë kohën prezent në Tiranë. Më tej Fatmir Mediu me një video-postim nga Amerika lajmëronte rikthimin e “madhështorit”. Të premten ishte ish-zv/ministrja e PD Harxhi, që tha se do vinte të shtunën, por sot është e hënë...
7 Prill 2025, 11:48
