-
Me koncesion edhe segmenti Tiranë -Durrës? Ministria e Infrastrukturës: Po shqyrtojmë propozimin
Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është depozituar këtë të martë një propozim nga një subjekt privat për realizimin një projekti për segmentin rrugor Tiranë-Vorë-Durrës dhe Kashar-Rrogozhinë. Ky institucion ka bërë të ditur se propozimi ka për qëllim të ofrojë një zgjidhje për të ulur ngarkesën rrugore. Ministria deklaroi se ende nuk ka marrë një vendim por në rast se do të arrijë në një konkluzion pozitiv, ajo ka garantuar se do të ndiqet me transparencë të plotë.
30 Tetor 2018, 18:34