-
Nuk ka ende fitues për koncesionin 1.2 mld € të projektit Milot-Fier! Ministria e Infrastrukturës s’kualifikon ofertën e vetme në garë
Nuk ka fitues për koncesionin 1.2 mld € pwr ndërtimin e rrugës Milot-Fier. Burime nga Ministria e Infrastrukturës konfirmojnë pwr report tv se në garë mori pjesë vetëm kompania greke ‘Terna’ oferta e së cilës është skualifikuar pasi nuk përmbushte kushtet teknike
2 Dhjetor 2020, 16:29 -
Bie koncesioni, Kontrollin Teknik të Mjeteve e merr shteti/ Në vitin 2021, mbikëqyrja e kolaudimit bëhet me Partneritet Publik Privat
Report TV mësoi se Shërbimi i Kontrollit Teknik të mjeteve pritet ti kalojë Drejtorisë së Transportit Rrugor, pas përfundimit të koncesionit më 31 dhjetor 2020. Por ajo që ende nuk është zyrtarizuar ka të bëjë me mënyrën se si do të bëhet liberalizimi i tregut përsa kohë ende nuk është publikuar udhëzimi i ministres Belinda Balluku që i hap rrugën licencimit të kompanive për këtë shërbim. Ndërkohë në vitin 2021 do të jepet me koncesion mbikëqyrja e qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore.
1 Dhjetor 2020, 18:42 -
Shqipëria fiton 30 vende në renditjen globale për qëndrueshmëri energjetike, Balluku: Vlerësim për progresin e bërë
Sipas raportit, Shqipëria merr më shumë pikë në drejtim të qëndrueshmërisë ambientale dhe në atë të barazisë. Në indeksin e Këshillit Botëror të Energjisë për vitin 2020, Zvicra renditet e para e ndjekur nga Suedia dhe Danimarka.
3 Nëntor 2020, 15:20 -
Buxheti 2021, Balluku: Jo i mjaftueshëm, cënon projektet! Ministria e Infrastrukturës kërkon 14.3 mld lekë shtesë nga shteti (VIDEO)
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka kërkuar në Komisionin e Veprimtarisë rritje të buxhetit për vitin 2021 plot 14.3 miliardë lekë. Balluku tha se buxheti i miratuar nga Ministria e Financave nuk është i mjaftueshëm, për projektet si dhe rrezikon të krijojë detyrime të prapambetura.
28 Tetor 2020, 08:20 -
S'ka fund për zvarritjen e rrugës Qukës- Qafë Plloçë, Balluku: Projekti ishte pa studim, të tre lotet kërkojnë 106 mln USD shtesë (VIDEO)
Përfundimi i aksit Qukës-Qafë Plloçë do të zgjasë edhe 2 vite të tjera. Ministrja e Infrastrukturës në parlament ka thënë se mbyllja e projektit kërkon mbi 100 milionë dollarë shtesë nga projekti fillestar i 2011. Sipas Ballukut mungesa e studimeve për projektin ka rritur kostot dhe vepra do të dorëzohet 4 vite me vonesë.
24 Shtator 2020, 15:38 -
Prezantohet Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha dhe Këshilli Teknik, Balluku: Siguria e digave, prioritet i Qeverisë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku prezantoi drejtuesin dhe anëtarët Komitetit dhe Këshillit Teknik të Digave, të cilët do të bejnë skanimin e situatës së digave brenda vitit 2020.
22 Shtator 2020, 18:04 -
Etjen Xhafaj lirohet nga detyra si zv.ministër i Jashtëm dhe emërohet në një tjetër ministri
Zëvendësministri i Ministrisë për Evropë dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj është liruar nga detyra me propozim të kryeministrit Edi Rama. Ai është emërua në të njëjtin post por në një tjetër ministri, atë të Ministrisë së Infrastrukturës.
3 Shtator 2020, 21:34 -
Bëri 'gafë' në Kuvend? Balluku sqaron pagesën për rrugën Milot- Fier
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka sqaruar edhe atë që u komentua në Kuvend nga disa media si "gafa". Ajo ka sqaruar se pagesa për rrugën Milot-Fier do të shkojë 0.075 euro, ose 7.5 në 100 km."Të gjitha rrugët e shpejtësisë që do të ndërtohen me pagesë, do të
9 Korrik 2020, 23:11 -
Rruga Milot-Fier/ Balluku: 1.2 mld euro nga privati! Shteti shqiptar vëtëm 10% garanci në 16 vite!
Detajet nga rruga Milot- Fier ka qenë në fokus të intervistës së zhvilluar në "Repolitix" në Report Tv, ku ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dhënë detaje nga ky projekt. Është koncesion i pastër, ka sqaruar Balluku, pra që shteti shqiptar nuk do të paguajë asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit.
9 Korrik 2020, 22:56 -
Nga sot rihapet transporti detar vetëm për pasagjerët e huaj, rezidentët, ata që punojnë në Itali dhe për arsye shëndetësore! Turistët e qytetarët nga 1 korriku
Dita e sotme, 22 qershor 2020 shënon hapjen e të gjitha linjave të transportit ndërkombëtarë të pasagjerëve, por vetëm për shtetasit italianë dhe të huaj të tjerë dhe shqiptarët që janë rezidentë dhe që punojnë në Itali, ndërsa për turistët dhe pasagjerët e thjeshtë lëvizja do të bëhet nga 1 korriku.
21 Qershor 2020, 17:40 -
Autoriteti Portual Durrës: Nga nesër udhëtojnë vetëm shqiptarët rezidentë në Itali dhe të huajt
Autoriteti Portual Durrës ka sqaruar qytetarët në lidhje mbi rikthimin e transportit detar të pasagjerëve se nga dita e hënë do të udhëtojnë vetëm shqiptarët rezidentë në Itali dhe shtetasit e huaj që dëshirojnë të udhëtojnë drejt porteve italiane. Ndërsa për të gjith&e
21 Qershor 2020, 19:32 -
Kompania lundrimit Adria Ferries: Nga e hëna udhëtojnë vetëm qytetarët rezident, ata që kanë vizë pune dhe për arsye shëndetësore (VIDEO)
Hapja e transportit detar për pasagjerët ditën e hënë njoftuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Report Tv zhvilloi një lidhje live me Bernard Reso, drejtori i kompanisë së lundrimit Adria Ferries, i cili sqaroi se i ndodhur para vendimit të Komisionit Europian se kufijtë do të hapen më 1 korrik, atëherë drejt Italis&e
21 Qershor 2020, 18:44 -
Hapja e transportit publik 'peng' i përplasjes mes qeverisë dhe Komitetit të Ekspertëve për COVID-in
Hapja e transportit publik ka shkaktuar një përplasje mes qeverisë dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve për COVID-19, duke mbajtur 'peng' këtë shërbim, punonjësit e të cilëve kanë zhvilluar protesta edhe ditën e sotme.
17 Qershor 2020, 20:16 -
Kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë, burime nga MIE: Ende nuk është përcaktuar tarifa
Kalimi në tunelin e Llogarasë pas ndërtimit do të jetë me pagesë. Ndërkohë burime nga Ministria e Infrastrukturës pohojnë se ende nuk është përcaktuar tarifa që do të paguajnë qytetarët. Ndërtimi i tunelit do të mbulohet nga buxheti i shtetit, ndërsa studimi i fizibilitetit do të bëhet nga privati.
16 Qershor 2020, 17:00 -
Nga 15 qershori rinisin fluturimet me Greqinë, Ministria e Infrastrukturës: Udhëtimi me protokoll sigurie
Vendimi i qeverive të dy vendeve për të rinisur fluturimet e rregullta parashikon edhe zbatimin protokolleve të rrepta të sigurisë kundër COVID-19, të miratuara nga autoritetet e Shëndetit Publik.
10 Qershor 2020, 13:45 -
'Qytetarët në këmbë në avion gjatë riatdhesimit', Ministria e Infrastrukturës përgënjeshtron foton: Portalet do përballen me drejtësinë për dezinformim me qëllim
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përgënjeshtruar një foto të publikuar në media të ndryshme se gjatë riatdhesimit të shqiptarëve drejt vendit tonë ka mbingarkim të kapaciteteve aq sa disa qëndrojnë në këmbë duke mosrespektuar distancën fizike.
3 Maj 2020, 16:50 -
S'ka më vonesa/ Nga 23 nëntori nis punën trageti i ri në Vlorë (VIDEO)
Nga 23 nëntori një traget i ri do të nisë punë për të gjithë ata që duan të udhëtojnë nga Vlora në Brindisi apo anasjelltas. Sipas kreut të Portit të Vlorës me linjën e re distanca do të shkurtohet dhe çmimet e biletave do të jenë 30% më lira.
20 Nëntor 2019, 19:04 -
Investimi 1 milionë euro i OST dhe OSHEE në nënstacionin e Librazhdit, Balluku: Fokusi tek investimet e integruara, rrisin efikasitetin
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet që po kryhen në këtë nënstacion dhe që tashmë kanë përfunduar në masën mbi 50 përqind. Drejtori i rrjetit të Transmetimit OST, Bledian Dalipi sqaroi se janë afro 11 mijë abonentë, të cilët përfitojnë nga ky investim dhe që pritet të përfundojë plotësisht në muajin prill të vitit të ardhshëm.
16 Tetor 2019, 16:18 -
Balluku në Lituani: Shqipëria prodhon 100% energji të rinovueshme! Me zhvillimin e këtij sektori ulet importi
Shqipëria i bashkohet për herë të parë Ministerialit të Partneritetit për Bashkëpunimin Transatlantik në Energji, i mbajtur në Lituani, nën kujdesin e Sekretarit Amerikan për Energjinë, Rick Perry.
8 Tetor 2019, 16:34 -
Balluku inspekton punimet në Bypass-in e Fierit: Të përshpejtojmë ritmet, për hapjen e korsisë tjetër (VIDEO)
Sa i takon problematikës së shpronësimeve, që preken nga kjo vepër por edhe në veprat e tjera që janë në proces, ministrja Balluku bëri të ditur se do të marrin zgjidhje me ngritjen e Agjencisë së Shpronësimeve për Interes Publik, për të cilën Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se është duke u punuar për të qenë gati brenda muajit tetor.
29 Shtator 2019, 13:58 -
Nuk liberalizohet tregu, koncesionarit i zgjatet afati për kontrollin e makinave
Burime për Shqiptarja.com nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë theksojnë se në 3 shtator përfundon kontrata koncesione 10-vjeçare me kompaninë SGS-në dhe derisa 6 muaj para afatit nuk kanë nisur procedurat rrjedhimisht nuk ka kohë për vendimmarrje në 20 ditët e mbetura.
10 Gusht 2019, 17:18 -
Balluku tek 'Gjeologjia': Zgjidhet çështja e godinës së fakultetit, prioritet rikonstruksioni
Fakulteti i Gjeologjisë do ti nënshtrohet rikonstruksionit, kështu ka bërë me dije ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku teksa zhvilloi një bashkëbisedim sot me studentë të këtij fakulteti.
22 Qershor 2019, 14:12 -
OSHEE investim në nënstacionin elektrik të Uznovës/ Balluku: Ndikon në jetën e 500 banorëve
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në nënstacionin elektrik të Uznovës ku u njoh nga afër me investimin e realizuar. Balluku tha se edhe ky investim është në vazhdën e atyre të mëparshëm të kryer nga ana e OSHEE-së me qëllim nxitjen e turizmit në zonat turistike apo në zonat e planifikuara për të qenë të tilla në të ardhmen.
8 Qershor 2019, 18:03 -
Shqipëri-Gjermani/ Marrëveshje për programin sektorial të ujërave, projekti do t’i shërbejë 80 mijë banorëve
Ky projekt sipas ministres Belinda Balluku do të sjellë furnzim me ujë të pijshëm në zonat rurale dhe veçanërisht në bregdet, ku është parashikuar gjithashtu edhe përmirësimi i rrjetit të kanalizimeve duke ndikuar në këtë mënyrë në zhvillimin e turizmit.
17 Prill 2019, 21:40 -
HEC-et në skaner/ 54 dosje në filtër, 8 me probleme të mëdha, gati anulimi i kontratave
Hapi i dytë është ndërprerja e kontratave, që sipas ministrisë është një proces kompleks, ndërsa po procedohet në mënyrë të kujdesshme që të mos ketë risqe dhe pasoja financiare për buxhetin e shtetit.
5 Mars 2019, 15:11 -
Shpallet fituesi për aeroportin e Kukësit, investimi 8 milion euro me koncesion
Është shpallur fituesi i garës për aeroportin e Kukësit. 'Global Technical Mechanichs' dhe 'Bami” sh.p.k janë dy kompanitë fituese të shoqërive që në bashkëpunim me kompaninë hollandeze NACO do të punojnë për rikonstruksionin dhe administrimin e aeroportit në një periudhë koncensionare 35-vjeçare.
11 Janar 2019, 13:11 -
TEC-i i Vlorës/ PD: Janë përjashtuar kompanitë e huaja, MIE: Kufomë energjetike e qeverisjes 'Berisha'
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike, ku përmendet dhënia me koncesion e Termocentralit të Vlorës. Ajo i cilëson akuzat si të pabaza dhe spekulative.
3 Janar 2019, 22:33