-
-
Thoma Gëllçi: Gazi 6 miliardë dollarësh, kush e zgjodhi kompaninë greke aktor?
Problemi është se Shqipëria nuk ka ende një treg gazi natyror që t’i përthithë këto sasi. Edhe centrali i ri elektrik, rreth 380 megavat, është ende objekt i një memorandumi të veçantë për studimet përkatëse.
11 Nëntor, 20:40 -
Reforma territoriale nisi nga fundi
Reforma nuk bëhet për rehatinë e ministrive, as për të vizatuar kufij sipas një numri të paracaktuar nga politika. Bëhet që qytetari të marrë shërbime më të mira dhe të dijë kujt t'i kërkojë llogari. Sa bashki do të kemi, tashmë e dimë. Sa pushtet do të kenë, ende jo. Dhe kjo e dyta ka shumë më tepër rëndësi.
10 Nëntor, 07:12 -
Thoma Gëllçi: Përse po protestohet anë e kënd Europës?
Nga Parisi te Beogradi, nga Athina te Tirana, rrugët e Europës janë mbushur sërish me njerëz. Arsyet ndryshojnë nga një vend në tjetrin: çmimet, qiratë, shkollat, korrupsioni. Pyetja që i bashkon është e njëjtë: a po i dëgjon kush?
8 Nëntor, 22:41 -
Brukseli dërgoi një raport, në Tiranë mbërritën dy! -Fejton-
Në Kryeministri u hap shampanja. Raporti ishte i shkëlqyer. Shqipëria kishte bërë përparime të jashtëzakonshme. Edi Rama ishte aq i kënaqur, sa po të varej prej tij, do ta pranonte menjëherë Bashkimin Evropian si anëtar të Shqipërisë.
6 Nëntor, 11:14 -
Thoma Gëllçi: Fitorja e Abdul El-Sayed është edhe një fitore e Amerikës që njohim ne emigrantët
Kundërshtimi politik është krejtësisht legjitim. Një shqiptaro-amerikan mund të jetë republikan, mund të mos pajtohet me politikat ekonomike të El-Sayed apo me qëndrimet e tij ndaj Izraelit.
5 Nëntor, 07:07 -
Thoma Gëllçi: Trump u kërkoi amerikanëve të votonin sikur ai të ishte në fletën e votimit! Ata e dëgjuan!
Rezultatet, të cilat deri në momentet që po shkruajmë ende nuk janë të gjitha përfundimtare, flasin për një humbje të rëndësishme për republikanët. Demokratët fituan gara të vështira, përfshirë disa në shtete ku Trump kishte pasur mbështetje të fortë në vitin 2024.
4 Nëntor, 09:51 -
Thoma Gëllçi: Edi Rama refuzon kandidaturën e Sali Berishës për Inspektor të Përgjithshëm -Fejton-
Komisioni i vlerësimit kishte evidentuar edhe disa mangësi profesionale. Ishte shumë shabllon dhe çdo raport e niste me fjalët “Të dashur qytetare dhe qytetarë” dhe të përfundonte me thirrjen për rrëzimin e qeverisë.
2 Nëntor, 08:17 -
Thoma Gëllçi: Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së
Drejtuesit e PD-së nuk besojnë vertet se çdo qytetar që është kundër Edi Ramës është mbështetës i Sali Berishës. Ata e dinë shumë mirë se nuk janë më në gjendje të frymëzojnë askënd. Ata s’kanë shpresë as për vete dhe jo më t’u japin shpresë atyre qindra mijëra demokratëve që vazhdojnë të besojnë te partia e tyre.
1 Nëntor, 14:16 -
-
Thoma Gëllçi: Premtimet për të marrë pushtetin dhe premtimet për ta mbajtur pushtetin -Satirë-
Edhe shëndetësia falas është ndeshur me vështirësi objektive. Pengesa kryesore është se qytetarët vazhdojnë të sëmuren. Disa madje kërkojnë analiza, ilaçe dhe operacione, pa marrë parasysh vështirësitë që i krijojnë qeverisë.
30 Tetor, 14:01 -
Thoma Gëllçi: Qeveria shtyn shpërblimin për Sali Berishën -Satirë-
Komisioni ka vlerësuar veçanërisht përpjekjet e tij për diskreditimin e pjesëmarrësve më aktivë në protesta. Akuzat për valixhe me euro, agjentë të qeverisë, kriminelë, hajdutë, horra, qorra, skutha dhe vrasës të shpresës janë konsideruar një kontribut serioz.
29 Tetor, 09:16 -
-
Thoma Gëllçi: Vuçiçi i humbi zgjedhjet, por jo nga mungesa e policëve
Fillimisht u përpoq t'i shpërfillte studentët. Pastaj filloi t'i përqeshte, të vinte në dyshim numrin e pjesëmarrësve dhe t'i paraqiste si njerëz të manipuluar. Kur pa se protestat vazhdonin, filloi të zbulonte organizatorë të fshehtë, financime të dyshimta dhe lidhje me shërbimet e huaja.
27 Tetor, 10:11 -
Thoma Gëllçi: Si dështoi plani i ANTIFA-s për djegien e Inceneratorit të Tiranës -Fejton-
Në shtabin ndërkombëtar shpërthen paniku. Dy objektiva strategjikë janë zhdukur përpara se ANTIFA të arrijë t'i sulmojë. Drejtoria e kundërzbulimit ngre dyshimin se në Shqipëri vepron një organizatë rivale me aftësi shumë më të mëdha operative dhe me një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh.
25 Tetor, 10:09 -
Sali Berisha kërkon të bëhet kryetar edhe i atyre që e duan në burg
Sali Berisha ka një problem të madh me demokracinë. Nuk e pranon dot që në Shqipëri mund të ketë njerëz që janë kundër Edi Ramës, por nuk duan as Sali Berishën. Berisha beson se sa më keq të qeverisë Rama, aq më i pafajshëm bëhet vetë.
17 Tetor, 22:24 -
-
-
Thoma Gëllçi: Predikimi në shkretëtirë -Parodi-
Diella ka disa avantazhe të vogla. Nuk mund të arrestohet. Nuk mund të japë dorëheqje. Nuk mund të dalë në televizor dhe nuk e thotë kurrë që përgjegjësia është e Diellit. Dhe, mbi të gjitha, Diella nuk ha. Një ministër që nuk ha! Për Shqipërinë kjo është revolucion më i madh se vetë Inteligjenca Artificiale.
26 Shtator, 19:29 -
Thoma Gëllçi: Kush e çoi Vlora Hysenin në krye të SHISH-it?
Kjo nuk është një pyetje për jetën private të një zyrtareje dhe as për kuptimin e fjalëve “zemër” apo “shpirt” në komunikimet e saj. Është një pyetje për mënyrën se si funksionojnë institucionet që zgjedhin, kontrollojnë dhe certifikojnë njerëzit të cilëve shteti u beson sekretet e tij më të ndjeshme.
25 Shtator, 10:01