Komisioni Evropian përgatiti një raport për Shqipërinë. E shkroi, e kontrolloi, e vulosi dhe e dërgoi në Tiranë. Ishte një raport i zakonshëm, me faqe, paragrafë dhe numra.
Por sapo mbërriti në Shqipëri, ndodhi një mrekulli. Raporti u nda më dysh.
Në Kryeministri u hap shampanja. Raporti ishte i shkëlqyer. Shqipëria kishte bërë përparime të jashtëzakonshme. Edi Rama ishte aq i kënaqur, sa po të varej prej tij, do ta pranonte menjëherë Bashkimin Evropian si anëtar të Shqipërisë.
Në selinë e Partisë Demokratike, ndërkohë, kishte rënë zia. Sali Berisha njoftoi se raporti ishte një katastrofë. Shqipëria kishte falimentuar politikisht, demokracia kishte vdekur dhe Evropa kishte mbyllur dyert.
Gazetarët u shqetësuan. Mos vallë Komisioni Evropian kishte ngatërruar zarfet?
U morën të dy raportet, dhe ai qe ju dorezua qeverise dhe ai qe ju dorezua opozites, dhe u krahasuan. Ishin identikë! E njëjta faqe e parë, e njëjta faqe e fundit, madje edhe gabimet e shtypit ishin të njëjta.
U thirr një ekspert për të zgjidhur misterin.
Eksperti lexoi raportin dhe zbuloi se Komisioni Evropian kishte vlerësuar përparimin e Shqipërisë, por kishte kritikuar edhe korrupsionin, problemet e demokracisë dhe gjendjen e medias.
Pra, kishte shkruar edhe mirë, edhe keq.
Kjo e ndërlikoi shumë çështjen.
Në Kryeministri shpjeguan se pjesët e mira përbënin raportin, ndërsa pjesët e këqija ishin disa vërejtje teknike, që Brukseli i vendoste nga zakoni. Ato as qe duheshin permendur fare ne popull se as kishin rendesi dhe as ja vlente te harxhoje kohe
Në selinë e PD-së shpjeguan të kundërtën. Pjesët e këqija ishin raporti i vërtetë, ndërsa pjesët e mira ishin futur aty për të mos dëshpëruar popullin shqiptar.Por popullit I duhej thene e verteta e madhe qe raporti I progresit e kishte nxire komplet punen e qeverise
Eksperti propozoi që raporti të lexohej i gjithisi nje e tere .
Ky propozim u konsiderua provokim nga të dyja palët.
Çështja shkoi deri në Bruksel. Zyrtarët evropianë u habitën. Për herë të parë në historinë e integrimit, një vend kishte arritur të merrte njëkohësisht raportin më të mirë dhe më të keq ne historine e vet.
Pas një mbledhjeje të gjatë, një nëpunës propozoi që vitin tjetër të mos hartohej fare raport. Të dërgoheshin dy fletë të bardha.
Njërën ta plotësonte Rama me sukseset, tjetrën Berisha me katastrofat.
Propozimi u miratua me entuziazëm.
Por, përpara se të mbyllej mbledhja, një zyrtar evropian pyeti:
— Po populli shqiptar? Çfarë do të lexojë ai?
Në sallë ra heshtja.
Pastaj u përgjigj kryetari i mbledhjes:
— Populli shqiptar? Ai nuk ka nevojë ta lexojë raportin. Ka tridhjetë e pesë vjet që i dëgjon këta të dy dhe gjysma mendon se po hyn në Evropë apo dhe gjysma tjeter mendon se po del prej saj!
-
BE dhe zonja Ursula po tallen me Shqipërine duhet të japin fonde reale pasi dikur ishim me Kroacine ne “vazo politike “ sot jemi me Malin e Zi pastaj do jemi me Gjeorgjine? Ndaj nje fond grante investimesh per 2027 mbi 3-4 miliard € I nevojiten republikes se Shqipërise qe populli ta besoje. Se e Kane sinqerisht ! Pra qe te bie pakenaqesia e akumuluar (me shume te drejte ) pra akoma nuk besohet a e Kane seriozisht EU! Ketu duhet fonde per R.Shqiperise , ndoshta 3 miliard € apo 4 miliard vetem per 2027 qe te kete nje suste amortizimi per tu aksesuar. Pa Lek dhe grante ato po tallen perseri ! Me kujtohet kur thuhej Kroacia dhe Albania Jane drejt BE , ndaj nga ky instikt nuk beson populli pa rezultate !
Përgjigju










Komente
Komento