-
'Çdo tre ditë një fëmijë i humbur'/ Protestë simbolike para Kryeministrisë
Qendra Kombëtare e fëmijëve të Humbur në Shqipëri, ka organizuar sot një protestë simbolike për të gjithë fëmijët e humbur në vend. Duke qenë se çdo vit raportohen 120 raste fëmijësh të humbur, këto shifra janë një kambanë alarmi, kështu anëtarë të kësaj qendre kërkojnë vëmendjen e autoriteteve që këto raste të marrin zgjidhje. Aktualisht në Shqipëri janë 12 fëmijë të humbur, përfshirë këtu dhe rastin e Bleona Matës.
17 Maj 2019, 21:53