'Çdo tre ditë një fëmijë i humbur'/ Protestë simbolike para Kryeministrisë

Çdo vit raportohen rreth 120 fëmijë të humbur në të gjithë Shqipërinë. Këto shifra konsiderohen alarmante, dhe për këtë arsye Qendra Kombëtare e fëmijëve të Humbur (CRCA) ka organizuar sot një protestë simbolike përpara kryeministrisë, për të sjellë në vëmendje këto raste. Drejtori i kësaj qendre Altin Hazizaj, tha për mediat se në një periudhë 3 vjeçare janë raportuar 356 raste fëmijësh të humbur, ku 353 janë kthyer në familje duke e lënë në 12 numrin e fëmijëve të humbur, përfshirë këtu edhe rastin e Bleona Matës.

"Sot në vendin tonë janë 12 fëmijë të humbur, dhe të pagjetur. Familjarët e tyre janë në pritje të rikthimit. Në tre vitet e fundit sipas të dhënave të policisë së shtetit janë 365 fëmijë të humbur prej të cilëve 258 vajza dhe 107 djem. Ndërkohë që 353 prej tyre janë rikthyer pranë familjes".

Anëtarë të kësaj qendre kanë formuar një “zinxhir njerëzor”, në emër të këtyre fëmijëve. Nën sloganin “Një fëmijë i humbur nuk është vetëm një shifër”, ata kanë qendruar të heshtur për disa minuta përpara kryeministrisë.

Qendra Kombëtare e Fëmijëve të humbur ka kërkuar nga agjencitë ligjzbatuese në vend, rihapjen e të gjithë çështjeve të pazgjidhura të fëmijëve të humbur në Shqipëri. Çdo vit më tepër se 850.000 fëmijë raportohen të humbur në të gjithë botën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë