-
Tre kuksianë tentojnë ta marrin peng, polici u merr armën dhe plagos njërin prej tyre /Shkak: Borxhet e vëllait
Një efektiv policie, student për gradë në Akademinë e Sigurisë (Fakulteti i Hetimit dhe Krimit), u tentua të merret peng nga tre persona të njohur për të, por arriti të shpëtojë duke marrë armën e njërit prej autorëve, të cilin e la të plagosur me plumb në bark. Ngjarja ndodhi pranë një lokali, që ndodhet përpara Akademisë së Sigurisë në zonën e Saukut, në periferi të Tiranës. Shkak për këtë ngjarje mësohet të jetë bërë një borxh i vjetër që vëllai i punonjësit të policisë i kishte marrë personave që kërcënuan me armë efektivin për ta marrë peng.
28 Maj 2019, 09:18