-
Dita e zisë në nder të Papa Françeskut ndryshon kalendarin artistik të Teatrit Metropol dhe Kombëtar, shtyhen për të dielën disa nga shfaqjet
Teatri Metropol për shkak të shpalljes së datës 26 prill si ditë zie kombëtare, në nder të ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, ka bërë me dije se janë shtyrë disa shfaqje. Shfaqja për fëmijë "Një letër për stinët" që do të mbahej të shtunën do të shtyhet për ditën e diel, si edhe premiera e shfaqjes ‘Ndodhia e çuditshme e qenit në mesnate’.
25 Prill, 16:20 -
Dita e zisë në nder të Papa Françeskut ndryshon axhendat elektorale, PS shtyn takimet për nesër në Fier, PD i zhvillon pa muzikë dhe me një minutë heshtje
Partia Socialiste ka njoftuar se të gjitha takimet e planifikuara për nesër në qytetin e Fierit do të shtyhen. Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka vendosur të mos i pezullojë takimet elektorale të planifikuara, por ka bërë të ditur se ato do të zhvillohen pa muzikë dhe në fillim të çdo takimi do të mbahet një minutë heshtje në nderim të ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.
25 Prill, 15:40 -
-
Funerali i Papa Françeskut, masa të forta sigurie: Luftanije, bazuka dhe mburoja e trefishtë kundër aeroplanëve, raketave dhe dronëve
Që mbrëmjen e sotme, një anije luftanije e Marinës Ushtarake italiane do të hedhë ankorohet përballë bregdetit të Fiumicinos, jo larg nga gryka e lumit Tiber. Ajo është e pajisur gjithashtu me sisteme kundërraketore dhe me teknologji për ndërprerjen e menjëhershme të çdo kërcënimi që mund të përfshijë një rreze të gjerë territoriale.
25 Prill, 11:24 -
Ceremonia e lamtumirës për Papa Françeskun, Begaj niset drejt Italisë! Sot do të bëjë homazhe së bashku me krerët e komuniteteve fetare
Në Vatikan pritet të mblidhen liderët botërorë, mes tyre edhe Trump, përfaqësues të lartë të kishës dhe besimtarë nga e gjithë bota për t’i dhënë lamtumirën e fundit Atit të Shenjtë i cili ndërroi jetë një ditë pas festës së Pashkëve
25 Prill, 09:30 -
Nesër varrimi i Papa Françeskut/ Mbi 200 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në ceremoni, afro 250 mijë bën homazhe! I pranishëm dhe Begaj, Trump mbërrin në Romë
Nga e mërkura e 23 prillit deri në mbylljen e homazheve, në orën 20:00 të kësaj të premteje, afro 250 mijë njerëz u mblodhën në Bazilikën e Shën Pjetrit për të përshëndetur Papa Françeskun, tha zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë
25 Prill, 07:49 -
-
Meshë në nder të Papa Françeskut në katedralen ‘Shën Pali’, imzot Arjan Dodaj: Zbuloi se dyert e kishës duhet të jenë të hapura për të gjithë! E pranishme dhe Ngarkuara me Punë e SHBA
Në katedralen "Shën Pali: këtë pasdite u mbajt një meshë në nder të Papa Fraçeskut, i cili ndërroi jetë 3 ditë më parë, më 21 prill 2025.
24 Prill, 18:16 -
-
Kush do të jetë Papa i ri? Emrat e disa prej kandidatëve, shumica e kardinalëve që votojnë janë emëruar nga Papa Françesku
Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, në 5 Maj do të nisë procedura elektorale më antike dhe ndoshta më komplekse në botë të paktën nga ato që janë ende në përdorim edhe sot. Konklava në Vatikan do të sjellë emrin e papës së ri që do të pasojë të ndjerin Papa Françesku.
24 Prill, 15:37 -
-
-
-
Meshë në Katedralen ‘Shën Shtjefni në Shkodër’, Imzot Giovanni Peragine për Papa Françeskun: E paraqiti vendin tonë si model bashkëjetese fetare
Në katedralen "Shën Shtjefni" në Shkodër u mbajt një meshë e shenjtë e veçantë, e drejtuar nga Ipeshkvi i Shkodrës, Imzot Giovanni Peragine, përpara nisjes së tij drejt Italisë ku do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Atit të Shenjtë, Papa Françesku.
23 Prill, 19:48 -
Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Kryepeshkopi Joan Pelushi: Humbje e madhe, e kam takuar disa herë, ishte i përkushtuar për të ndihmuar të varfërit
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi nga ambasada e Vatikanit në Tiranë, ku sot u zhvilluan homazhe në nderim të Papa Françeskut, e cilësoi ndarjen e tij nga jeta si një humbje të madhe.Ai tha se papa do të mbahet mend për thjeshtësinë
23 Prill, 17:20 -
Varrimi i Papa Françeskut, ushtarët të pajisur me bllokues valësh për dronët (VIDEO)
Përveç snajperistëve të vendosur mbi çatitë e ndërtesave, të shtunën në zonën e Sheshit të Shën Pjetrit do të jenë të pranishëm edhe "armë" kundër dronëve, për të garantuar sigurinë gjatë funeralit të Papa Françeskut.
23 Prill, 16:19 -
Ambasada e Vatikanit hap dyert/ Krerët e feve nderojnë Papa Françeskun: Na deshi për vëllazërinë fetare! Do jenë të pranishëm edhe në ceremoninë mortore
Në ambasadën e Vatikanit në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nderim të Papa Françeskut. Homazhet nisën të mërkurën në mëngjes dhe do të zgjasin deri të enjten në mbrëmje. Krerët e komuniteteve ishin të katërt homazhe, ndërsa vlerësuan jetën dhe veprën e Atit të Shenjtë. Të katërt do të jenë në Vatikan të shtunën për të marrë pjesë në funeralin e Papës.
23 Prill, 12:55 -
Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Baba Mondi: Zoti e bekoftë për punën e bërë! Do të marr pjesë në ceremoninë mortore
Kreu i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka zhvilluar një vizitë pranë Nunciaturës Apostolike në Tiranë , për të lënë një mesazh ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku.
23 Prill, 12:13 -
-
Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Berisha nga Ambasada e Vatikanit: Mik i madh i kombit tonë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një vizitë pranë Nunciaturës Apostolike në Tiranë, për të lënë një mesazh ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku.
23 Prill, 10:54
