-
Trageti shqiptar me 27 persona në bord pëson defekt në mes të detit
Trageti 'Saranda Expres' që bën linjën Sarandë-Korfuz pasditen e sotme orën 16:45 ka pësuar defekt në sistemin e drejtimit dhe ka dhënë sinjalin SOS, ndërsa është zhvendosur në afërsi të zonës së Kisiopit në veri të ishullit të Korfuzit. Në traget ndodhen 27 pasagjerë dhe 2 automjete.
14 Korrik 2019, 19:43