Trageti shqiptar me 27 persona në bord pëson defekt në mes të detit

Trageti shqiptar me 27 persona në bord pëson defekt në mes të detit

Trageti 'Saranda Expres' që bën linjën Sarandë-Korfuz pasditen e sotme orën 16:45 ka pësuar defekt në sistemin e drejtimit dhe ka dhënë sinjalin SOS, ndërsa është zhvendosur në afërsi të zonës së Kisiopit në veri të ishullit të Korfuzit.

traget ndodhen 27 pasagjerë dhe 2 automjete. Pas sinjalit SOS pranë tragetit 'Saranda Expres' me flamur shqiptar ka shkuar edhe trageti tjetër i linjës Sarandë -Korfuz, 'REINA 2' për të asistuar apo ndihmuar.

Drejtoria Detare njofton se nuk ka asnjë dëmtim apo problem për pasagjerët që ndodhen në traget, ndërsa shton se do të ketë një kontroll të rreptë nga inspektorët për shkaqet e defektit.

Po ashtu, drejtoria e Përgjithshme Detare thekson se kapitenria e Portit Sarandë ka komunikuar me tragetin dhe autoritetet e portit Korfuzit të cilat po dërgojnë rimorkiatorët për ta tërhequr drejt portit Korfuzit.

Koordinatat e tragetit qe pesoi defekt

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare