-
Shembja e skelës që la pas dy viktima/ U lirua me 2 shtator, arrestohet për së dyti pronari Petrit Syla
Petrit Syla ishte shpallur në kërkim nga policia për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”. Ai më parë ishte arrestuar më 2 shtator por më pas u la i lirë në të njëjtën ditë. Ndërkohë që pas kësaj ndaj tij u lëshua një tjetër urdhër arresti nga Prokuroria.
8 Shtator 2019, 12:49 -
Vdekja e dy punëtorëve/ Burg inxhinierit të firmës 'Syla'! Ilir Bendo: Nuk e kam detyrë të merrem me çmontimin e skelave (VIDEO)
Tre ditë pas vdekjes së dy pynëtorëve që cmontonin skelat “syla” në një pallat pranë rrugës “Faik Konica”, gjykata lë në burg inxhinierin teknik të firmës për shkelje të rregullave në punë. Ndërsa pronari i firmës “Xhimi” që restauronte fasadat është lënë në arrest shtëpie, Report Tv ka mësuar se prokuroria ka urdhëruar një eksperiment teknik me skela për të zbardhur shkaqet që shkaktuan tragjedinë.
19 Gusht 2019, 11:41