Skela 'Syla' 16 gjoba! Në hetim bashkë me firmën 'Xhimi'..që nuk është inspektuar asnjëherë!

Inspektoriati i Shtetëror i Punës ka reaguar për vdekjen e dy punëtorëve që u rrëzua së bashku me skelën më 16 gusht  nga një pallat 13  katësh në rrugën "Faik Konica" në Tiranë. Drejtori i Përgjithshëm, Arben Seferaj ka shprehur ngushëllime për viktimat ndërsa ka thënë se ata si institucion po punojnë për një propozim që do të bëhet për disa ndryshime në ligjin e punës veçanërisht në sigurinë në punë. Ndër të tjera Seferaj ka deklaruar se subjektit 'Xhimi' nuk i ishte bërë asnjë inspektim i mëparshëm, ndërsa për sa i përket 'Skela Syla' duke qenë se edhe veprimtaria e tyre është më e rrezikshme ai njofton se këtij subjekti i janë bërë 16 inspektime. Më pas Seferaj shton se 'Skela Syla-s' i janë dhënë edhe detyra për tu realizuar, ku në një rast ishte gjobitur.

Sipas Drejtorit të përgjithshëm të ISHP nga janari kanë qenë 99 raste aksidentesh të ndodhura në punë, nga të cilat 25 kanë qenë me pasojë vdekjen. Kujtojmë se nga shembja e skelës tre ditë më parë dy punëtorë humbën jetën pasi u zunë nën rrënoja. Viktimat ishin 31-vjeçari Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra, 36 vjeç. Ndërsa tre punëtorët e të tjerë që mbetën të plagosur e që u transportuan në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës, ishin Genti Bardhi 29 vjeç, Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç.

"Kontrollet duhet te intesifikohen me shumë, rritjen  e cilësisë dhe prandalimin e aksidenteve në punë. Kompania 'Xhimi'  dhe 'Skela Syla', janë në proces hetimi në bashkëpunim me policinë e Tiranës. Deri me tani 'Xhimi Tarushi' me adres njësia bashkiake nr5 ka filluar aktivitetin 2016 është në marrëdhëmie kontraktuale me Syla për të punuar në subjektin. Syla ka filluar aktivitetin ne 2008. Të gjithë punëmarrësit janë të deklaruar dhe me siguracione. Subjekti 'Xhimi tarushi' nuk ka inspektim të më parshëm. Skela Syla, ky subjekt punon shpesh në rrezik dhe është inspektuar 16 herë, Subjektit i janë lënë detyra për tu realizuar dhe ne një rast ka marre edhe gjobë., Nga janari deri me tani kemi 99 raste të ndodhura ne punë. 25 me pasoje vdekjen, 21 ne sektorin e ndërtimit. Janë hetuar 114 subjekte gjithsej. Masat e ndërmarra janë 29 dënime administrative dhe 34 gjoba. Jemi të vendosur për objektivat për të ndikuar sigurinë dhe shëndetin në punë. Po propozojmë paketë në kuadër ligjor për legjislacionin e punës për aksidentet ne punë. Duam përmirësimin e situatës ju bëjmë apel punëdhënësve të rregullojnë dhe zbatojnë rregullat e pundhënies. Paketa Ka të bëjë me ndryshime ligjore ku do të ashpërsohen masat për shkeljet ligjore për shëndetin dhe sigurisë në punë. Do të funksionojë në bazë të denoncimeve. do të marrin masa akoma më të mëdha dënimi. Media të bëjë fushatë sensibilizuese." ka thënë  ai. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)