-
Sot nis sesioni i ri, Kuvendi voton Ramën edhe ministër të Jashtëm dhe emrat e rinj në komisione
Presidenti Meta dekretoi shkarkimin e Bushatit dhe emërimin e Edi Ramës në postin e kryediplomatit para dy ditësh, ndërsa nesër kryeministri do të marrë zyrtarisht edhe drejtimin e dikasterit të ministrisë së Jashtme.
20 Janar 2019, 15:55 -
Zbardhen emrat, ja ministrat e shkarkuar që do të vendosen në krye të komisioneve parlamentare
Disa prej ministrave të shkarkuar do të vendosen në krye të komisioneve parlamentare. Report TV ka mësuar se Ahmetaj do të vendoset në krye të Komisionit të Ekonomisë, ndërsa Peleshi në krye të Veprimtarisë Prodhuese.
20 Janar 2019, 13:02 -
Meta dekreton Ramën edhe ministër të Jashtëm: Rast i veçantë, shmanga krizën
Kreu i shtetit ka firmosur dekretin për emërimin e kryeministrit Edi Rama edhe në postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme. Në dekret, Meta sqaron edhe debatin nëse Kushtetuta e lejon që kreu i ekzekutivit të mbajë edhe post ministri. Kryeministri Rama vendosi që të marrë përkohësisht drejtimin e këtij dikasteri pas refuzimit që Meta i bëri emrit të Gent Cakajt.
18 Janar 2019, 10:56 -
Besa Shahini merr zyrtarisht detyrën: Mundësi të mëdha për të realizuar idetë më të mira për arsimin
Lindita Nikolla i ka dorëzuar postin sot Besa Shahinit, e cila në një status në rrjetet sociale ka përshëndetur punën e parardhëses dhe uron që të ketë edhe ajo vyrtytet e Nikollës në vendimmarrje.
17 Janar 2019, 22:12 -
Gjiknuri: 'Bela do çojë përpara reformat', na ftoni ndonjëherë në festa
Në prezantimin përpara administratës së MIE, dikaster të cilin Damian Gjiknuri e drejtoi për pesë vite me radhë, ai nuk i kurseu fjalët e mira për pasardhësen e tij, duke iu drejtuar me konfidencë me emrin Bela."Bela, do i thërras shkurt sepse e kemi pasur kolege në këtë Ministri, është ministrja e r
17 Janar 2019, 19:38 -
Braçe merr detyrën: Do reflektoj për çdo gjë që kam parë e dëgjuar këto vite
Zv.kryeministrja në largim Senida Mesi i ka kaluar sot detyrën zv.kryeministrit të ri Erjon Braçe. Mesi u shpreh se Braçe do të vijojë detyrat me të njëjtin intesitet si më parë. “Do i kaloj stafetën Erionin për promovimin dhe lançimin e kartës së qytetarit. Kemi bërë shumë, por ende ka shum&a
17 Janar 2019, 19:30 -
'Bela do çojë përpara reformat'/ Gjiknuri 'fjalë zemre' për Belinda Ballukun gjatë dorëzimit të detyrës: Do jem 'këshilltar' i saj (VIDEO)
Pas pesë vitesh në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri i dorëzoi detyrën Belinda Ballukut duke zgjedhur fjalët më të mira për të, ndërsa iu vetëofrua si "këshilltar i jashtëm" për kapërcimin e sfidave që presin përpara këtë dikaster të rëndësishëm.
17 Janar 2019, 16:42 -
Betimi i ministrave të rinj, Soreca: Moment i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë, pres të punoj me të gjithë
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale marrjen e detyrës nga ministrat e rinj, të cilët sot u betuan te presidenti Ilir Meta dhe zyrtarisht ulen në dikasteret përkatëse si titullarë.
17 Janar 2019, 16:12 -
Ndryshimet në qeveri, ministrat e rinj marrin zyrtarisht detyrën pas betimit në Presidencë, Braçe i buzëqeshur
Sot u betuan ministrat e rinj. Ceremonia u zhvillua në orën 14:30. Nga Kuvendi përfaqësues ishte Vasilika Hysi, ndërsa nga Kryeministria, Rama nuk preferoi që të ishte vetë i pranishëm duke dërguar Sekretarin e Përgjithshëm, por e komentoi në rrjetet sociale.
17 Janar 2019, 12:49 -
Berisha transmetoi fjalimin në rrjetet sociale/ Kush është deputetja 'kameramane' që zëvendësoi Endri Hasën (VIDEO)
Mediat ishin të fokusuara te votimi i dekreteve dhe asnjë prej tyre nuk e transmetoi fjalimin ish-kryeministrit. Por Berisha kishte menduar zgjidhjen duke shfrytëzuar rrjetet sociale edhe pse në mungesë të Endri Hasës i cili luan rolin e "kameramanit".
16 Janar 2019, 20:09 -
Tensionet në Kuvend/ Basha mbledh me urgjencë aleatët në selinë e PD
Lulzim Basha ka mbledhur me urgjencë aleatët në selinë blu pas tensioneve me maxhorancën në seancën e Kuvendit, ku u miratuan dekretet e Ilir Metës për ndryshimet në qeveri. Burime për Report Tv thanë se në këtë mbledhje do diskutohet për marrëdhëniet me parlamentin, ak
16 Janar 2019, 18:31 -
Paralajmërimi i Kryemadhit: Hapni ekranet se nga nesër do ketë lajme pafund
Pas seancës së jashtëzakonshme për dekretet e Presidentit për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj, Monika Kryemadhi tha se opozita nuk do të jetë më zjarrfikëse për të shuar protestat por se nga nesër do të vihet në ballë të tyre.
16 Janar 2019, 18:20 -
Balla: Gent Cakaj do të jetë ministër i Jashtëm sapo Kushtetuesja të zgjidhë ngërçin e shkaktuar nga Meta (VIDEO)
Taulant Balla thotë se Gent Cakaj do jetë ministër i Punëve të Jashtme, pavarësisht nga rrëzimi i dekretit nga ana e presidentit Ilir Meta. Zgjidhja sipas Ballës do vijë nga Gjykata Kushtetuese e cila sipas tij do i japë fund ngërçit të krijuar nga kreu i shtetit i cili refuzoi ta dekretojë pasuesin e Ditmir Bushatit një javë më parë.
16 Janar 2019, 17:43 -
Basha jashtë Kuvendit: Rama i shpalli luftë opozitarizmit, ta rrëzojmë me çdo kusht dhe çdo çmim
Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi Ramën se i shpalli luftë opozitarizmit duke mos lejuar debatin për dekretet e Metës në Kuvend. "Kjo është kapje e parlamentit. Asnjë rregull s'e pengon opozitën të mbajë fjalën. Kuvendi është i marrë peng nga një hajdut psiqik. Nuk mund të ketë më nj&eum
16 Janar 2019, 17:29 -
Opozita kërkon debat për dekretet e Metës/ Ruçi: Kundër rregullores, s'ka asnjë precedent nga 1989-a
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi u shpreh sot në Kuvend, në përgjigje të kërkesës së opozitës të cilët kërkuan debat për dekretet e Metës për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj, se kjo nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën. Ruçit tha se nga viti 1989 nuk ka ndodhur asnjëher&a
16 Janar 2019, 17:25 -
Seanca për dekretet e Metës/ Ministrat e shkarkuar në fund të sallës, midis tyre edhe Bushati. Të sapo emëruarit, në llozhën e Kuvendit (Foto)
Seancën e sotme, ministrat e shkarkuar, Lindita Nikolla, Mirela Kumbaro, Arben Ahmetaj dhe Niko Peleshi shihen të ulur në fund të sallës së Kuvendit, ndërsa ministrat e sapo emëruar, Besa Shahini, Elva Margariti, Belinda Balluku dhe Anila Denaj shihen të ulura në llozhën e Kuvendit.
16 Janar 2019, 17:25 -
Seanca për votimin i dekreteve për ministrat/ PD dhe LSI: Duam debat
PD dhe LSI kanë kërkuar debate për dekretet e presidentit Ilir Meta, lidhur me votimin e ndryshimeve në qeveri në seancën e jashtëzakonshme. Kërkesa u bë nga kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili. "Kemi bërë kërkesë që shqyrtimi i dekreteve të bëhet me debat. Dhe k&
16 Janar 2019, 17:20 -
Partia Demokratike mbledh grupin parlamentar, çfarë pritet të vendoset para seancës së jashtëzakonshme
Mësohet se gjatë mbledhjes do të vendoset se kush do ta marrë fjalën gjatë seancës, nëse opozitës i jepet e drejta e fjalës pasi në rendin e ditës është parashikuar shqyrtimi dhe miratimi i dekreteve për lirimin dhe emërimin e ndryshimeve në qeveri.
16 Janar 2019, 14:08 -
'Ultimatumi' i Ballës për dekretimin e Ramës/ Meta reagon me ironi: Kush është ky? Kushtetuta e para
Kreu i shtetit u shpreh se politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve jo arrogante, duke dërguar një tjetër mesazh për qeverinë. Ndërsa jashtë aktivitetit i pyetur nëse do të dekretojë apo jo kryeministrin Edi Rama edhe në postin e ministrit të Jashtëm, ai është përgjigjur shkurt ‘Kushtetuta është e para’.
16 Janar 2019, 12:28 -
Sot seanca për votimin e ministrave të rinj, Balla: Besoj që deri në 17:00 Meta do e dekretojë Ramën
Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla duke folur nga Elbasani për përplasjen me Presidentin për dekretet u shpreh se beson që kreu i shtetit deri në orën 17:00 të pasdites kur do të zhvillohet seanca, do ta dekretojë Edi Ramën edhe në postin e ministrit të Jashtëm.
16 Janar 2019, 11:19 -
Kuvendi miraton dekretet e Metës për ndryshimet në qeveri, opozita braktis seancën
Shoqërohet me debate maxhorancë-opozitë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit e cila zgjati rreth 30 minuta, për votimin e dekreteve të Metës lidhur me ndryshimet në qeveri. Që në nisje të seancës opozita kërkoi debat për dekretet. Por kjo kërkesë u hodh poshtë nga maxhoranca me pretendimin se një gjë të tillë nuk e parashikon rregullorja e Kuvendit. Kreu i Kuvendit, Ruçi tha se nuk ka asnjë precedent në të kaluarën, të paktën që nga viti 1989-të. Ndërsa Basha akuzoi Ramën se i mbylli gojën opozitarizmit dhe bëri thirrje për rrëzimin e tij.
16 Janar 2019, 07:30 -
Refuzimi i Cakajt, Rama: Meta vendim antikushtetues dhe argumente skandaloze, ndjesë Kosovës për këtë turp
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pasi Ilir Meta refuzoi të dekretojë emërimin e Gent Cakajt ministër të Punëve të Jashtme. Kreu i qeverisë thotë se vendimi i Metës është antikushtetues.
10 Janar 2019, 13:38 -
Refuzimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, konstitucionalisti Çlirim Gjata për Report Tv: Vendim kushtetues dhe ligjor, Meta autoritar
Konstitucionalisti Çlirim Gjata cilëson për Report Tv se presidenti Ilir Meta e ka refuzuar emërimin e Gent Cakajt për të qenë në krye të Ministrisë së Jashtme me të drejtë kushtetuese e ligjore. Gjata e cilësoi Metën si një president autoritar.
10 Janar 2019, 13:29 -
Meta refuzon Cakajn: Pa përvojë, qëndrime të rrezikshme. Rama: Vendim antikushtetues
Presidenti Ilir Meta refuzon të dekretojë ministër të Jashtëm Gent Cakajn. Në një letër prej 5 faqesh, presidenti argumenton vendimin e tij, duke thënë se Cakaj është pa përvojë, ndërsa në emisione televizive ka bërë deklarata me përmbajtje të rrezikshme lidhur me korrigjimin e kufijve. Meta thotë se Cakaj, ka punuar 7 muaj si zv.ministër pa certifikatë sigurie, dokument që e ka marrë brenda një ditë pasi është propozuar për ministër, më 3 janar 2019. Reagon kryeministri Rama i cili e quan antikushtetues refuzimin e Metës dhe argumentet e tij si skandaloze. Report Tv mëson se Meta i ka propozuar Ramës të bëhet vetë Ministër i Jashtëm.
10 Janar 2019, 12:45 -
Meta dekreton 4 ministra, pezull Gent Cakaj, nuk shkarkon Bushatin
Presidenti Ilir Meta sot ka dekretuar në krye të 4 ministreve të vendit emrin e Anila Denajt, Besa Shahinit, Elva Margaritit dhe Belinda Ballukut. Ndërkohë me emërimin e këtyre figurave, Meta vazhdon të mbajë pezull Gent Cakajn, i cili është propozuar nga Rama si kreu i ri i Ministrisë së Jashtme, që deri më tani është drejtuar nga Ditmir Bushati. Për pasojë, ky i fundit ende nuk është shkarkuar.
9 Janar 2019, 20:00 -
Meta flet për mosdekretimin e Gent Cakajt: Po përmbush detyrimet kushtetuese, pres përgjigjet e institucioneve
Presidenti Ilir Meta është shprehur se ai si president i Republikës po përmbush detyrimet e tij kushtetuese në lidhje me dekretet për lirimin dhe emërimin e ministrave të rinj.
9 Janar 2019, 13:23 -
Pas mbledhjes së qeverisë, ministrat në largim të shkujdesur, ja fotot e tyre (FOTO)
Në pritje të dekreteve të Presidentit, Edi Rama i mblodhi sot të dy qeveritë në kryeministri. Ministrat e rinj ishin më seriozë në hyrje e dalje nga mbledhja, ndërsa të larguarit u shfaqën të çliruar nga mbledhja e fundit ku po merrnin pjesë dhe në përfundim të saj u ndanë në disa grupe për të konsumuar kafen së bashku. Ilir Meta ka kohë deri të premten të firmosë edhe 5 dekretet e fundit.
9 Janar 2019, 13:33 -
Ndryshimet në qeveri, avokat Ngjela: Rama i hodhi ministrat si ushqim për SPAK-un për të shpëtuar veten
Avokat Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “45 Minuta” të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv për të komentuar lëvizjet në qeveri, u shpreh se Rama i largoi ministrat për dy arsye.
8 Janar 2019, 16:11 -
Posti i ministrit të Jashtëm, Meta: Pozicion delikat, ja pse nuk dekretova shkarkimin e Bushatit
Presidenti Ilir Meta ka sqaruar mbrëmjen e sotme se përse nuk e ka dekretuar shkarkimin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati deri tani dhe se përse po mban pezull 5 emrat e propozuar nga Rama për ministra të rinj.
7 Janar 2019, 23:15