-
Balla: Meta do dekretojë ministrat, ‘Zgjedhorja’ ka pëlqimin e PD-së, PS fiton mandatin e tretë
Taulant Balla deklaroi se Presidenti Ilir Meta do të dekretojë ministrat e rinj të propozuar nga Rama. Ai vlerësoi maksimalisht shqiptarin e Kosovës, Gent Caka, që është propozuar në vendin e Bushatit dhe që pret dekretin e kreut të shtetit. Ndërkohë, kryetari i grupit të PS theksoi se drafti i reformës zgjedhore që është depozituar nga PS në Kuvend ka marrë edhe pëlqimin e Partisë Demokratike. Përsa i përket koalicionit për zgjedhjet vendore ai tha se PS do të bashkëpunojë me 32-33 parti, ndërsa shtoi se fjalën e fundit për kandidatët për kryetar bashkie do ta thotë Kryesia e partisë. Balla vlerësoi maksimalisht punën e bërë nga Erion Veliaj në krye të bashkisë së Tiranës na mandatin e parë.
7 Janar 2019, 21:18 -
Dashuria e beftë e Metës për Bushatin, nga një diversion banal, në një banalitet klanesh
I gjithë konteksti i këtyre lajmeve bajate provinciale, në fakt përmblidhet tek fakti i vërtetë, që Gent Cakaj është një prurje e enturazhit të Thaçit në qeverinë Rama, dhe se natyrisht Meta është duke i bërë me këtë rast dhe disa qoka Haradinajt, për t’i treguar që “këtu ka zot hauri” dhe ai nuk do lejojë njerëzit e Thaçit të hyjnë në qeveri. Hajt merre seriozisht presidentin pas kësaj që ka bërë vitin e ri në Kosovë.
5 Janar 2019, 21:02 -
Dekretet/ Pesë ministrat pezull nuk janë deputetë, po merret informacion
Presidenti Meta deri tani ka firmosur dekretet për emërimet e tre ministrave dhe zv/ kryeministrit ndërsa pesë janë pezulluar. Për pesë emrat që janë propozuar për ministra, por që nuk janë deputetë po grumbullohet informacion nga Presidenca. Kreu i shtetit ka afat 7 ditë për t’u shprehur për dekretet.
5 Janar 2019, 12:40 -
Ndryshimet në qeveri/ Meta dekreton Braçen dhe tre ministra
Presidenti dekreton emërimin e katër ministrave deri tani; Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit Për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Elisa Spiropalin te Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Erion Braçen zëvendëskryeministër. Pra deri tani janë dekretuar ministrat dhe zv/ kryeministri t&
5 Janar 2019, 12:26 -
Meta nuk firmos dekretin për lirimin e Ditmir Bushatit
Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të të gjithë ministrave me përjashtim të Ditmir Bushatit. Në faqen e Presidencës nuk ka asnjë njoftim me arsyet se përse nuk është firmosur dekreti për lirimin nga detyra të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.
5 Janar 2019, 12:23 -
Meta dekreton 4 ministra, mban “peng” Bushatin dhe 5 të emëruar që s’janë deputetë
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të të gjithë ministrave me përjashtim të Ditmir Bushatit deri tani, pa dhënë asnjë arsye. Ndërkohë është dekretuar emërimi i tre ministrave dhe zv/ kryeministrit, pesë të tjerët që nuk janë deputetë janë pezull, pasi kreu i shtetit po merr informacion. Kryeministri Rama zhvilloi një takim mbrëmjen e djeshme me Metën pasi i dorëzoi 17 dekretet, një praktikë e re për të shmangur surprizat e pakëndshme si në rastin ‘Lleshaj’, por nuk dihet nëse është diskutuar për Bushatin.
5 Janar 2019, 11:11 -
-
-
-
Ish-deputeti i PS: Sulmet për fizikun e Braçes dhe vendlindjen e Cakajt, nga fashistoidë dhe shqiptarofobë
Menjëherë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në kabinetin qeveritar, nuk kanë munguar komentet pikante dhe ironike kryesisht në rrjetet sociale për zv/kryeministrin e ri Erion Braçe por edhe për ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj.
30 Dhjetor 2018, 09:43 -
-
-
Mbledhja e Kryesisë së PS, u diskutua edhe për lëvizjet në qeveri
Burime për Report Tv theksojnë se përpos temës kryesore të diskutimit që ka qenë organizimi i partisë për zgjedhjet lokale, kryeministri Rama ka prekur edhe lëvizjet që bëri dje në qeveri. Kreu i qeverisë ka kërkuar angazhim maksimal nga strukturat për zgjedhjet e 30 qershorit.
29 Dhjetor 2018, 10:29 -
Zbardhen detaje nga Kryesia e PS/ Do lëvizen të deleguarit politikë në qarqe
Burime nga Kryesia e PS, pohojnë për Report Tv se në mbledhje është vendosur për lëvizje të deleguarve politikë në qarqe. Ndërkohë që këshillat e koordinimit të partisë socialiste do të mblidhen në janar, Kongresi i partisë është afruar me një javë nga data 30 mars kur ishte vendosur
29 Dhjetor 2018, 10:24 -
Kryesia e PS/ Nga Veliaj me biçikletë, te përshëndetja e Braçes dhe të larguarit e vrenjtur
29 Dhjetor 2018, 10:22 -
-
Pas furtunës në qeveri, Rama mbledh 60' Kryesinë për organizimin para zgjedhjeve lokale
Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e PS ditën e sotme nga ora 09:00 deri rreth orës 10:00 për të diskutuar në lidhje me organizimin brenda partisë socialiste në prag të zgjedhjeve lokale të qershorit. Mbledhja e sotme erdhi 24 orë pas lëvizjeve të forta në qeveri, ku Rama njoftoi 9 ndryshime, 7 prej të cilave në nivel ministrash.
29 Dhjetor 2018, 07:51 -
'Diskrecion i kryeministrit', Elisa Spiropali reagon për herë të parë për pozicionin e ri
Pas emërimit si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin nga kryeministri Edi Rama, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Elisa Spiropali.Spiropali tha se nuk kishte dijeni për lëvizjen e kryeministrit dhe se posti i ri, ka qenë totalisht një surprizë.“Nuk e dija as unë as persona të tjerë për lëvizje
28 Dhjetor 2018, 22:51 -
‘Studentët dhe akuzat e opozitës ndryshuan ministrat’/ Mediat e huaja jehonë Shqipërisë
Vendimi i kryeministrit Edi Rama për lëvizjet në qeveri ka bërë jehonë ndërkombëtare. 'The Associated Press”, ‘The New York Times’, por edhe mediat fqinje i kanë kushtuar rëndësi ndryshimeve në ekzekutivin shqiptar. Disa nga mediat shkruajnë se lëvizjet erdhën pas protestave të studentëve dhe akuzav
28 Dhjetor 2018, 22:13 -
