-
Balla: Meta do dekretojë ministrat, ‘Zgjedhorja’ ka pëlqimin e PD-së, PS fiton mandatin e tretë
Taulant Balla deklaroi se Presidenti Ilir Meta do të dekretojë ministrat e rinj të propozuar nga Rama. Ai vlerësoi maksimalisht shqiptarin e Kosovës, Gent Caka, që është propozuar në vendin e Bushatit dhe që pret dekretin e kreut të shtetit. Ndërkohë, kryetari i grupit të PS theksoi se drafti i reformës zgjedhore që është depozituar nga PS në Kuvend ka marrë edhe pëlqimin e Partisë Demokratike. Përsa i përket koalicionit për zgjedhjet vendore ai tha se PS do të bashkëpunojë me 32-33 parti, ndërsa shtoi se fjalën e fundit për kandidatët për kryetar bashkie do ta thotë Kryesia e partisë. Balla vlerësoi maksimalisht punën e bërë nga Erion Veliaj në krye të bashkisë së Tiranës na mandatin e parë.
7 Janar 2019, 21:18 -
Dashuria e beftë e Metës për Bushatin, nga një diversion banal, në një banalitet klanesh
I gjithë konteksti i këtyre lajmeve bajate provinciale, në fakt përmblidhet tek fakti i vërtetë, që Gent Cakaj është një prurje e enturazhit të Thaçit në qeverinë Rama, dhe se natyrisht Meta është duke i bërë me këtë rast dhe disa qoka Haradinajt, për t’i treguar që “këtu ka zot hauri” dhe ai nuk do lejojë njerëzit e Thaçit të hyjnë në qeveri. Hajt merre seriozisht presidentin pas kësaj që ka bërë vitin e ri në Kosovë.
5 Janar 2019, 21:02 -
Dekretet/ Pesë ministrat pezull nuk janë deputetë, po merret informacion
Presidenti Meta deri tani ka firmosur dekretet për emërimet e tre ministrave dhe zv/ kryeministrit ndërsa pesë janë pezulluar. Për pesë emrat që janë propozuar për ministra, por që nuk janë deputetë po grumbullohet informacion nga Presidenca. Kreu i shtetit ka afat 7 ditë për t’u shprehur për dekretet.
5 Janar 2019, 12:40 -
Ndryshimet në qeveri/ Meta dekreton Braçen dhe tre ministra
Presidenti dekreton emërimin e katër ministrave deri tani; Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit Për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Elisa Spiropalin te Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Erion Braçen zëvendëskryeministër. Pra deri tani janë dekretuar ministrat dhe zv/ kryeministri t&
5 Janar 2019, 12:26 -
Meta nuk firmos dekretin për lirimin e Ditmir Bushatit
Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të të gjithë ministrave me përjashtim të Ditmir Bushatit. Në faqen e Presidencës nuk ka asnjë njoftim me arsyet se përse nuk është firmosur dekreti për lirimin nga detyra të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.
5 Janar 2019, 12:23 -
Meta dekreton 4 ministra, mban “peng” Bushatin dhe 5 të emëruar që s’janë deputetë
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të të gjithë ministrave me përjashtim të Ditmir Bushatit deri tani, pa dhënë asnjë arsye. Ndërkohë është dekretuar emërimi i tre ministrave dhe zv/ kryeministrit, pesë të tjerët që nuk janë deputetë janë pezull, pasi kreu i shtetit po merr informacion. Kryeministri Rama zhvilloi një takim mbrëmjen e djeshme me Metën pasi i dorëzoi 17 dekretet, një praktikë e re për të shmangur surprizat e pakëndshme si në rastin ‘Lleshaj’, por nuk dihet nëse është diskutuar për Bushatin.
5 Janar 2019, 11:11 -
Ish-deputeti i PS: Sulmet për fizikun e Braçes dhe vendlindjen e Cakajt, nga fashistoidë dhe shqiptarofobë
Menjëherë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në kabinetin qeveritar, nuk kanë munguar komentet pikante dhe ironike kryesisht në rrjetet sociale për zv/kryeministrin e ri Erion Braçe por edhe për ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj.
30 Dhjetor 2018, 09:43 -
Mbledhja e Kryesisë së PS, u diskutua edhe për lëvizjet në qeveri
Burime për Report Tv theksojnë se përpos temës kryesore të diskutimit që ka qenë organizimi i partisë për zgjedhjet lokale, kryeministri Rama ka prekur edhe lëvizjet që bëri dje në qeveri. Kreu i qeverisë ka kërkuar angazhim maksimal nga strukturat për zgjedhjet e 30 qershorit.
29 Dhjetor 2018, 10:29 -
Zbardhen detaje nga Kryesia e PS/ Do lëvizen të deleguarit politikë në qarqe
Burime nga Kryesia e PS, pohojnë për Report Tv se në mbledhje është vendosur për lëvizje të deleguarve politikë në qarqe. Ndërkohë që këshillat e koordinimit të partisë socialiste do të mblidhen në janar, Kongresi i partisë është afruar me një javë nga data 30 mars kur ishte vendosur
29 Dhjetor 2018, 10:24 -
Kryesia e PS/ Nga Veliaj me biçikletë, te përshëndetja e Braçes dhe të larguarit e vrenjtur
29 Dhjetor 2018, 10:22 -
Pas furtunës në qeveri, Rama mbledh 60' Kryesinë për organizimin para zgjedhjeve lokale
Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e PS ditën e sotme nga ora 09:00 deri rreth orës 10:00 për të diskutuar në lidhje me organizimin brenda partisë socialiste në prag të zgjedhjeve lokale të qershorit. Mbledhja e sotme erdhi 24 orë pas lëvizjeve të forta në qeveri, ku Rama njoftoi 9 ndryshime, 7 prej të cilave në nivel ministrash.
29 Dhjetor 2018, 07:51 -
'Diskrecion i kryeministrit', Elisa Spiropali reagon për herë të parë për pozicionin e ri
Pas emërimit si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin nga kryeministri Edi Rama, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Elisa Spiropali.Spiropali tha se nuk kishte dijeni për lëvizjen e kryeministrit dhe se posti i ri, ka qenë totalisht një surprizë.“Nuk e dija as unë as persona të tjerë për lëvizje
28 Dhjetor 2018, 22:51 -
‘Studentët dhe akuzat e opozitës ndryshuan ministrat’/ Mediat e huaja jehonë Shqipërisë
Vendimi i kryeministrit Edi Rama për lëvizjet në qeveri ka bërë jehonë ndërkombëtare. 'The Associated Press”, ‘The New York Times’, por edhe mediat fqinje i kanë kushtuar rëndësi ndryshimeve në ekzekutivin shqiptar. Disa nga mediat shkruajnë se lëvizjet erdhën pas protestave të studentëve dhe akuzav
28 Dhjetor 2018, 22:13 -
‘Nga Poliçani në Divjakë, nga 1992 deri më sot’/ Mesazhi i Braçes pas emërimit zv/ kryeministër
Deputeti i PS, Erjon Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur ndër vite dhe e kanë uruar pas emërimit në postin e zv/ kryeministrit.
28 Dhjetor 2018, 21:08 -
Akuzat e opozitës për lëvizjet në qeveri, Rama: Qentë lehin më fort kur karvani ecën më shpejt
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave nga kryetari i PD, Basha, Monika Kryemadhi dhe eksponentët e tjerë të opozitës. Pavarësisht deklaratave nga opozita, Rama thotë se lëvizjet e sotme janë një hap i madh drejt fitores në qershor në zgjedhjet lokale.“Oh sa e bukur radha e salinjve e kadrinjve që gjuajnë qeverinë e re, pa e fsh
28 Dhjetor 2018, 20:10 -
U emërua nga Rama si zv.kryeministër, Erjon Braçe bën vizitën e parë simbolike në Krutje
Erjon Braçe është zgjedhur këtë të premte zv.kryeministër. Sapo ka mbaruar mbledhja e Asamblesë së PS-së, ai ka shkuar në familjen Sulko në Krutje.Kjo, pasi gjatë fushatës elektorale, gjyshja e kësaj shtëpie e kishte pyetur nëse do t’i vizitonte sërish, nëse do të bëhej
28 Dhjetor 2018, 19:19 -
‘Largqoftë’, Rama poston memen: Se për pak harrova, shkarkohet edhe Lulzim Basha
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një meme në Instagram ku edhe shkruan: Se për pak harrova, shkarkohet edhe Lulzim Basha. Krahas memes, Rama shkruan largqoftë dhe e shoqëron me disa ikona që qeshin.
28 Dhjetor 2018, 18:42 -
Ndryshimet në qeveri/ Balla: Domosdoshmëri për të zgjeruar kapacitetet
Kryetari i grupit të Partisë Socialiste përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar vendimet për ndryshimet në qeveri ditën e sotme. Taulant Balla shprehet se ndryshimet në ekipin qeverisës erdhën si domosdoshmëri për të zgjeruar kapacitetetet.“Protesta e studentëve (të vërtetë) na tregoi dre
28 Dhjetor 2018, 17:07 -
Mësimet e këtij viti, ambicia për vijimin e mandatit dhe qeveria e re
Ky në fakt është një takim i pazakontë, në një kohë të pazakontë të vitit për mbledhje partie, në një moment të pazakontë për këtë familje, e cila ka përgjegjësinë të kujdeset për shtëpinë e madhe të shqiptarëve, Shqipërinë.
28 Dhjetor 2018, 16:36 -
Ndryshimet në qeveri/Kryemadhi: Ra qeveria e Surrelit, bashkohuni me protestën e diasporës
Kryetarja e LSI-së, komentoi në një dalje për mediat ndryshimet në kabinetin qeverisës që lajmëroi ditën e sotme Kryeministri Edi Rama, duke thënë se këto nuk janë ndryshime në qeveri, por rënie e qeverisë së Surrelit, e cila sipas saj ka rënë për shkak të mashtrimeve dhe skandaleve në të cilat është përfshirë.
28 Dhjetor 2018, 13:42 -
Asambleja e PS, Rama: Nuk mund të presim më! Studentët na dhanë mundësinë që të lexojmë se cila është rruga për mandatin e tretë
Protesta studentore, tha kryeministri Edi Rama, ishte një tregues i fortë për të synuar mandatin e tretë qeverisës duke korrigjuar gabimet. Reforma në kabinet ka prekur plotë shtatë ministra, Erion Braçe dhe Elisa Spiropali bëhen pjesë e qeverisë i pari si zv/kryeministër me një detyrë të posaçme kryesimin e Paktit për Universitetin mes qeverisë dhe studentëve dhe e dyta si Ministre e për Marrëdhëniet me Parlamentin. Qeveria e re "Rama 2" do ketë 50% gra.
28 Dhjetor 2018, 14:10 -
Rama i shkarkoi, Nikolla dhe Ahmetaj 'preken' në Asamblenë e PS (VIDEO)
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe ai i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, janë mes ministrave të cilët Edi Rama i shkarkoi sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS. Në momentin kur Rama lexoi emrat e ministrave që do të lënë detyrën, Nikolla dhe Ahmetaj u panë mjaft të emocionuar. Nuk dihet nëse ministrat e dinin fatin e
28 Dhjetor 2018, 16:43 -
Ndryshimet në Qeveri, reagon PD: Rama ra në greminë
Partia Demokartike ka reaguar pas ndryshimeve që Rama bëri në kabinetin qeveritar, ku ministrat që prej 5 vitesh ishin në detyrë u zëvendësuan me të tjera emra. Janë deputetët Edi Paloka dhe Ervin Salianji ata të cilët e quajnë Ramën tashmë të rënë në greminë. Deputeti Sali
28 Dhjetor 2018, 12:20 -
Rama emëron zv/ kryeministër Erion Braçen/ Salla e duartroket, ja si e priti deputeti socialist (VIDEO)
Në vendin e zv/ kryeministres Senida Mesi, kryeministri Edi Rama emëroi deputetin socialist Erion Braçe. Emërimi i tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së u mirëprit nga kolegët e tij. Brace e cilësoi mbështetjen e deputetëve socialistë domethënëse, që ka vlerë përtej cdo gjëje.
28 Dhjetor 2018, 12:15 -
Ndryshimet në Qeveri, Rama: Ata që ikin nuk dështuan, do kenë rol pozitiv në PS, synojmë mandatin e tretë
Kreu i qeverisë tha se PS synon të fitojë mandatin e tretë qeverisës. Rama deklaroi përpara Asamblesë Kombëtare të PS se kishte vendosur të largonte nga kabineti me qëllim rifreskimin të gjithë ministrat që kishin mbi 5 vite ne qeveri.
28 Dhjetor 2018, 13:27 -
Ndryshimet në qeveri, Rama formaton kabinetin e ri, Spiropali emërohet Ministre e Marrëdhënieve me Parlamentin
Kreu i qeverisë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, riktheu Ministrinë e Marrëdhënieve me Parlamentin duke emëruar në në krye të këtij posti Elisa Spiropalin.
28 Dhjetor 2018, 11:49 -
Reforma në Qeveri/ Rama shkarkon edhe Niko Peleshin, Mirela Kumbaron, e Sonila Qaton, rikthen në kabinet Bledi Çuçin
Edi Rama ka shkarkuar edhe Niko Peleshin, Mirela Kumbaron, e Sonila Qaton. Rikthehet në kabinet Bledi Çuçin në vend të Niko Peleshit, Eva Margariti në vend të Kumbaros dhe si ministër të ri të Sipërmarrjes u emërua Eduard Shalsi.
28 Dhjetor 2018, 11:12