-
Nisma/ 9 milionë € për forcimin e grave, përfitimet nga punësimi, postet politike deri tek të drejtat mbi pronat
Paratë do të shpenzohen për zbatimin e strategjisë për rritjen e punësimit të grave si dhe për t’u garantuar bashkëpronësinë mbi pronat, rritje e përfaqësimit në borde, këshilla, bashki dhe parlament.
5 Mars 2020, 15:38 -
Basha me drejtuesen e misionit të BB: Shteti 600 milionë euro detyrime të prapambetura, aferat korruptive të maskuara si PPP
Kryedemokrati Lulzim Basha u takua ditën e sotme me drejtuesen e misionit të Bankës Botërore Maryam Salimdhe ekipin e saj për të diskutuar lidhur me situatën ekonomike në vend. Basha tha se ekonomia shqiptare është e zhytur në kolaps, ndërsa shtoi se 1 në 2 shqiptarë nuk plotëson kriteret minimale të mbijetesës.
14 Shkurt 2020, 14:53 -
Rritja e sëmundjeve kronike, BB: Në Shqipëri 93.1% e popullsisë e prekur
Çdo vit në të gjithë globin, 15 milion njerëz vdesin para moshës 70 vjeç nga këto sëmundje të cilat përfshijnë sëmundje kardiovaskulare, kancere, diabeti dhe mbipesha, citon Banka Botërore në një studim të fundit.
11 Shkurt 2020, 13:51 -
Sejko me Bankën Botërore: Tërmeti përkeqësoi ekonominë, por është i përkohshëm
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë gjatë një takimi me përfaqësues të Bankës Botërore është shprehur se ekonomia e vendit është goditur ndjeshëm nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Sipas tij ky efekt do të përmirësohet nga rindërtimi i banesave. Ndërkohë Sejko ka theksuar se niveli i kredive me probleme ra me 8.4% në dhjetor 2019.
6 Shkurt 2020, 16:49 -
Banka Botërore: Në Shqipëri rritja ekonomike 2.9%, u penalizua nga mungesa e energjisë elektrike
Ekonomia e Shqipërisë në vitin 2019 është rritur 2.9%, ky është konkluzioni në të cilin ka dalë Banka Botërore. Raporti Global për Ekonominë i sapo publikuar vlerëson se ecuria ekonomike e Shqipërisë ishte më e ulët se e vendeve të tjera fqinje. Sipas Bankës Botërore Shqipëria u penalizua nga mungesa e energjisë elektrike dhe rënia e eksporteve. Ndërkohë nga ana tjetër Ministria e Financave nuk ndryshon parashikimin, sipas saj ekonomia në vitin e kaluar u rrit me 4.3%.
9 Janar 2020, 19:09 -
Drafti/ Ja kush përjashtohet nga pjesëmarrja në tendera, zgjerohen kategoritë dhe kushtet ndëshkuese
Qeveria harton draft për prokurimin publik për të rritur transparencën dhe mbyllur hapësirat për korrupsion, detaje nga përmbajtja. Nisma po konsultohet, pas miratimit nga qeveria do të shkojë në Kuvend
26 Dhjetor 2019, 09:50 -
Tërmeti në Shqipëri/ OKB-BE-BB: Po bëjmë gati faturën dhe strategjinë për Konferencën e Donatorëve
Zyrat e BE-së, OKB-së dhe Bankës Botërore në Shqipëri deklarojnë se lidhur me punën për vlerësimin e nevojave pas katastrofës (PDNA) është duke u realizuar në ndihmë të qeverisë së Shqipërisë për të vlerësuar ndikimin e tërmetit dhe për të përcaktuar një strategji për rimëkëmbjen, përfshirë përllogaritjen e kostove të saj financiare.
24 Dhjetor 2019, 17:47 -
Vrojtimi i Bankës Botërore për 2019: Në Shqipëri rritje e dukshme e perceptimit të ndërmarrjeve për korrupsionin
Vrojtimi tregon se firmat në 2019 paraqiten më mirë se ato në 2013. Përshembull rritja reale e shitjeve vjetore është shumë më e lartë se në 2013 dhe po kështu rritja e punësimit vjetor.Po kështu, kompanitë janë dy herë më shumë të prirura të investojnë për prona të paluajtshme sesa në 2013, shenjë e rëndësishme kjo e zhvillimit pozitiv të sektorit privat.
8 Nëntor 2019, 17:42 -
Anketimi i BB për biznesin shqiptar: Siguria, aksesi në financim dhe burokracitë, më mirë se në Europë
Ditën e mërkurë, Banka Botërore publikoi një anketim i cili mat disa tregues të rëndësishëm për biznesin, midis të cilëve korrupsionin, sigurinë, aksesin në financim apo burokracitë e lidhura me hapjen apo operimin e një biznesi.
7 Nëntor 2019, 18:12 -
Borxhi publik, ja si ka ndryshuar 20 vitet e fundit, qeveria Berisha hoqi 'tavanin' e 60 % të tij ndaj PBB-së
Borxhi publik i Shqipërisë aktualisht është shumë pak më i lartë se ai që ishte në vitin 2000. Kjo tingëllon absurde, po të mendohet se në vitin 2000 vendi kishte një total prej 319.6 miliardë lekësh borxhe, ndërkohë që aktualisht kjo shifër ka kaluar në më shumë se 1.1 trilion lekë, pra tri herë më shumë.
27 Tetor 2019, 07:42 -
Banka Botërore penalizon Shqipërinë për mungesën e bursës aktive, zbret 19 vende në një vit
Shqipëria ulet 19 vende brenda një viti në listën e 190 ekonomive të botës, të analizuara nga Banka Botërore në raportimin e saj të përvitshëm “Doing Business”. Sipas BB, ekonomia shqiptare ka kaluar nga vendi 63, në të 82-tin.
24 Tetor 2019, 14:40 -
Rama publikon shifrat e raportit të BB: Papunësia ra në nivele historike, 274 mijë më shumë të punësuar
Kryeministri Rama ka publikuar ditën e sotme në profilin e tij zyrtar, një video fakt ku tregon nëpërmjet raportit të Bankës Botërore fjalën e mbajtur të tij në zgjedhje për rritjen e punësimit.
13 Tetor 2019, 11:52 -
Raporti: Shqiptarët po investojnë në pasuri të patundshme, ka rritje të të kredisë për individët dhe bizneset
Banka e Shqipërisë raporton se ekonomia e vendit është ngadalësuar dhe se rreziqet janë shtuar. Sipas raportit për 6 mujorin e parë ka pasur edhe ngadalësim të konsolidimit fiskal. Ndërkohë për këtë periudhë ka pasur rritje të kreditimit për individët dhe bizneset të cilët kanë investuar në pasuri të pajualtshme.
9 Tetor 2019, 21:52 -
Letra e Bashës/ Banka Botërore kundër: PPP-të jo të këqija por duhet transparenca, bankat vendosin vetë për investimet
Banka Botërore pozicionohet kundër letrës që kryetari i PD-së Lulzim Basha u dërgoi bankave pak ditë më parë duke u kërkuar që të mos financojnë PPP-të, pasi kur të vijë në pushtet do t'i anulojë.
8 Tetor 2019, 10:55 -
Ministria e Infrastrukturës konsulencë ndërkombëtare për vendosjen e matësve inteligjentë të energjisë
Në lidhje me këtë procedurë prokurimi ka reaguar edhe Ministria e Infrastrukturës nëpërmjet një shkrese zyrtare, ku thekson se nuk bëhet fjalë për koncesion por për marrje konsulence, që do të përcaktojë edhe standardet e matjes së energjisë që do të ndiqen në të ardhmen.
9 Shtator 2019, 20:28 -
Marrëveshja/ Banka Botërore financon modernizimin e politikave të investimit
IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, ka nënshkruar dje një marrëveshje për të ndihmuar Shqipërinë të modernizojë politikat e saj të investimeve, pjesë e një përpjekje për të krijuar vende pune dhe për të nxitur rritjen ekonomike në vend.
17 Korrik 2019, 07:27 -
Emigracioni, Banka Botërore: Nga Shqipëria do ikin edhe 280 mijë persona deri në 2050
Diferenca ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve, ajo që përcakton shtesën natyrore të popullsisë, është duke ngushtuar me shpejtësi vit pas viti, duke lajmëruar se shumë shpejt numri i vdekjeve në Shqipëri të jetë më i lartë se i lindjeve. Kjo do të çonte popullsinë e vendit në rënie pa kthim, pa marrë në konsideratë fenomenin e emigracionit.
15 Korrik 2019, 07:28 -
Balluku në Uashington, prezanton projekte të reja në Bankën Botërore
Në takimet me drejtuesit të lartë të BB është vlerësuar ecuria e deritanishme e projekteve të përbashkëta midis Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Boterore si dhe janë diskutuar disa projekte të reja, për të cilat paraqesin interes për zhvillimin ekonomik të vendit.
14 Maj 2019, 15:39 -
Banka Botërore: Shqipëria rritje ekonomike mbi 4%. Borxhi publik ra dhe vendet e punës u shtuan
Shqipëria ka patur një rritje ekonomike mbi 4 përqind në vitin 2018 dhe perspektiva ekonomike për periudhën 2019-2020 është e qëndrueshme. Konfirmimi për suksesin e ekonomisë shqiptare vjen nga Banka Botërore në Raportin Ekonomik Rajonal për Ballkanin Perëndimor.
4 Prill 2019, 11:32 -
Shpenzime rekord jashtë vendit në 2018-n, 'fluturojnë' 1.4 miliardë euro nga Shqipëria
Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit në 2018-n arritën në 1.42 miliardë euro, duke u rritur me 13% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ky është niveli më i lartë i regjistruar i shpenzimeve jashtë vendit, që pas viteve ’90.
26 Mars 2019, 09:39 -
Banka Botërore: Nga viti 2019 ulen ritmet e PBB-së së Shqipërisë
Ritmet e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë parashikohe në rënie nga ana e Bankës Botërore. Sipas statistikave dhe prognozës së këtij institucioni financiar ndërkombëtar, viti 2018 ka qenë më i miri sa i përket rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vendin tonë, por pritet që ritmi të zvogëlohet si sivjet, ashtu edhe gjatë vitit 2020.
24 Mars 2019, 07:58 -
Studimi i BB Ballkanin Perëndimor: Nga 68 mijë vende të reja pune, 38700 u krijuan vetëm në Shqipëri
Banka Botërore bëri të ditur se tregu i punës në Ballkanin Perëndimor vazhdon të përmirësohet, por me një ritëm më të ngadaltë se një vit më parë dhe pavarësisht rritjes më të fortë ekonomike në rajon.
20 Mars 2019, 13:40 -
Rreth 58 mijë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar, ja kush janë arsyet
Prej vitit 2010 numri i të huajve në Shqipëri ka qenë në rritje. Në vitin 2010 sipas të dhënave të Bankës Botërore kishte rreth 52,784 mijë të huaj, ndërsa në 2015-n (viti i fundit me të dhëna të përditësuara) numri i të huajve është rritur me 10%.
5 Janar 2019, 08:15 -
Banka Botërore: Shqipëria ndër 6 vendet me mungesë të theksuar të kapaciteteve të sigurisë ushqimore
Banka Botërore në një studim të fundit për statusin e Sigurisë Ushqimore në vendet në Zhvillim e ka renditur Shqipërinë të 6-tën në mesin e 90 vendeve nga e gjithë bota në lidhje me hendekun e kapaciteteve për të menaxhuar sigurinë ushqimore, sidomos nga ushqimet me origjinë shtazore
26 Tetor 2018, 07:49 -
Infrastrukura, 50 mln USD të Bankës Botërore për tri rrugë turistike
Ky projekt financohet nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet një kredie prej 50 milionë Dollarë nga Banka Botërore. Projekti është finalizimi me sukses i një pune të nisur më shumë se një vit e gjysmë më parë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit
25 Tetor 2018, 19:29