-
Tërmeti dhe pandemia/ Banka Botërore: Ekonomia shqiptare mund të tkurret 6.9%
Shqipëria duhet të përgatitet për një rënie në masën 6.9% të ekonomisë së saj këtë vit, vlerësojnë ekspertët e Bankës Botërore në raportin e tyre për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është parashikimi më pesimist, ndërkohë që një prognozë optimiste e ul PBB-në e vendit tonë 5%
29 Prill 2020, 12:33 -
Pas tre vitesh ulje, tërmeti dhe COVID-i çojnë 70% borxhin publik (VIDEO)
Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në fund të muajit mars 2020, shteti shqiptar kishte borxh një shifër prej 1 trilion e 161 miliardë e 839 milionë lekësh, të barabartë në valutë me 9.4 miliardë euro.
25 Prill 2020, 18:28 -
Banka Botërore: Tërmeti dhe pandemia godasin rëndë ekonominë shqiptare, minus 1.4% në 2020
Në raportin vjetor të pranverës 2020, Banka Botërore vlerëson se Shqipëria, ekonomia e së cilës u godit nga tërmeti i nëntorit, do të pësojë humbje të mëtejshme si pasojë e pandemisë së koronaviorusit.
9 Prill 2020, 12:08 -
Nisma/ 9 milionë € për forcimin e grave, përfitimet nga punësimi, postet politike deri tek të drejtat mbi pronat
Paratë do të shpenzohen për zbatimin e strategjisë për rritjen e punësimit të grave si dhe për t’u garantuar bashkëpronësinë mbi pronat, rritje e përfaqësimit në borde, këshilla, bashki dhe parlament.
5 Mars 2020, 15:38 -
Basha me drejtuesen e misionit të BB: Shteti 600 milionë euro detyrime të prapambetura, aferat korruptive të maskuara si PPP
Kryedemokrati Lulzim Basha u takua ditën e sotme me drejtuesen e misionit të Bankës Botërore Maryam Salimdhe ekipin e saj për të diskutuar lidhur me situatën ekonomike në vend. Basha tha se ekonomia shqiptare është e zhytur në kolaps, ndërsa shtoi se 1 në 2 shqiptarë nuk plotëson kriteret minimale të mbijetesës.
14 Shkurt 2020, 14:53 -
Rritja e sëmundjeve kronike, BB: Në Shqipëri 93.1% e popullsisë e prekur
Çdo vit në të gjithë globin, 15 milion njerëz vdesin para moshës 70 vjeç nga këto sëmundje të cilat përfshijnë sëmundje kardiovaskulare, kancere, diabeti dhe mbipesha, citon Banka Botërore në një studim të fundit.
11 Shkurt 2020, 13:51 -
Sejko me Bankën Botërore: Tërmeti përkeqësoi ekonominë, por është i përkohshëm
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë gjatë një takimi me përfaqësues të Bankës Botërore është shprehur se ekonomia e vendit është goditur ndjeshëm nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Sipas tij ky efekt do të përmirësohet nga rindërtimi i banesave. Ndërkohë Sejko ka theksuar se niveli i kredive me probleme ra me 8.4% në dhjetor 2019.
6 Shkurt 2020, 16:49 -
Banka Botërore: Në Shqipëri rritja ekonomike 2.9%, u penalizua nga mungesa e energjisë elektrike
Ekonomia e Shqipërisë në vitin 2019 është rritur 2.9%, ky është konkluzioni në të cilin ka dalë Banka Botërore. Raporti Global për Ekonominë i sapo publikuar vlerëson se ecuria ekonomike e Shqipërisë ishte më e ulët se e vendeve të tjera fqinje. Sipas Bankës Botërore Shqipëria u penalizua nga mungesa e energjisë elektrike dhe rënia e eksporteve. Ndërkohë nga ana tjetër Ministria e Financave nuk ndryshon parashikimin, sipas saj ekonomia në vitin e kaluar u rrit me 4.3%.
9 Janar 2020, 19:09 -
-
-
Drafti/ Ja kush përjashtohet nga pjesëmarrja në tendera, zgjerohen kategoritë dhe kushtet ndëshkuese
Qeveria harton draft për prokurimin publik për të rritur transparencën dhe mbyllur hapësirat për korrupsion, detaje nga përmbajtja. Nisma po konsultohet, pas miratimit nga qeveria do të shkojë në Kuvend
26 Dhjetor 2019, 09:50 -
Tërmeti në Shqipëri/ OKB-BE-BB: Po bëjmë gati faturën dhe strategjinë për Konferencën e Donatorëve
Zyrat e BE-së, OKB-së dhe Bankës Botërore në Shqipëri deklarojnë se lidhur me punën për vlerësimin e nevojave pas katastrofës (PDNA) është duke u realizuar në ndihmë të qeverisë së Shqipërisë për të vlerësuar ndikimin e tërmetit dhe për të përcaktuar një strategji për rimëkëmbjen, përfshirë përllogaritjen e kostove të saj financiare.
24 Dhjetor 2019, 17:47 -
-
Vrojtimi i Bankës Botërore për 2019: Në Shqipëri rritje e dukshme e perceptimit të ndërmarrjeve për korrupsionin
Vrojtimi tregon se firmat në 2019 paraqiten më mirë se ato në 2013. Përshembull rritja reale e shitjeve vjetore është shumë më e lartë se në 2013 dhe po kështu rritja e punësimit vjetor.Po kështu, kompanitë janë dy herë më shumë të prirura të investojnë për prona të paluajtshme sesa në 2013, shenjë e rëndësishme kjo e zhvillimit pozitiv të sektorit privat.
8 Nëntor 2019, 17:42 -
Anketimi i BB për biznesin shqiptar: Siguria, aksesi në financim dhe burokracitë, më mirë se në Europë
Ditën e mërkurë, Banka Botërore publikoi një anketim i cili mat disa tregues të rëndësishëm për biznesin, midis të cilëve korrupsionin, sigurinë, aksesin në financim apo burokracitë e lidhura me hapjen apo operimin e një biznesi.
7 Nëntor 2019, 18:12 -
-
Borxhi publik, ja si ka ndryshuar 20 vitet e fundit, qeveria Berisha hoqi 'tavanin' e 60 % të tij ndaj PBB-së
Borxhi publik i Shqipërisë aktualisht është shumë pak më i lartë se ai që ishte në vitin 2000. Kjo tingëllon absurde, po të mendohet se në vitin 2000 vendi kishte një total prej 319.6 miliardë lekësh borxhe, ndërkohë që aktualisht kjo shifër ka kaluar në më shumë se 1.1 trilion lekë, pra tri herë më shumë.
27 Tetor 2019, 07:42 -
Banka Botërore penalizon Shqipërinë për mungesën e bursës aktive, zbret 19 vende në një vit
Shqipëria ulet 19 vende brenda një viti në listën e 190 ekonomive të botës, të analizuara nga Banka Botërore në raportimin e saj të përvitshëm “Doing Business”. Sipas BB, ekonomia shqiptare ka kaluar nga vendi 63, në të 82-tin.
24 Tetor 2019, 14:40 -
Rama publikon shifrat e raportit të BB: Papunësia ra në nivele historike, 274 mijë më shumë të punësuar
Kryeministri Rama ka publikuar ditën e sotme në profilin e tij zyrtar, një video fakt ku tregon nëpërmjet raportit të Bankës Botërore fjalën e mbajtur të tij në zgjedhje për rritjen e punësimit.
13 Tetor 2019, 11:52 -
Raporti: Shqiptarët po investojnë në pasuri të patundshme, ka rritje të të kredisë për individët dhe bizneset
Banka e Shqipërisë raporton se ekonomia e vendit është ngadalësuar dhe se rreziqet janë shtuar. Sipas raportit për 6 mujorin e parë ka pasur edhe ngadalësim të konsolidimit fiskal. Ndërkohë për këtë periudhë ka pasur rritje të kreditimit për individët dhe bizneset të cilët kanë investuar në pasuri të pajualtshme.
9 Tetor 2019, 21:52