-
Ja çfarë fshihet pas dorëheqjes së Gjin Gjonit pas 20 muajsh hetime dhe si e paralajmëroi zyrtari amerikan lëvizjen e tij për t’i shpëtuar Vetingut
Nga leja prindërore që i dha KLD me në krye Ilir Metën, propozimi i PD për të veshur me imunitet anëtarët e Kolegjit Zgjedhor deri tek dorëheqja taktike para se të përballej me Vetingun, të gjitha lëvizjet për të shpëtuar Gjin Gjonin
21 Korrik 2020, 14:03 -
Letra skandaloze për TIA-n/ Kompania e gruas së Gjin Gjonit: Ne e marrim licencën për duty free shpejt, të tjerëve u duhen 6 muaj
Lufta për Duty Free në Rinas, zbulohet letrat që administratori i kompanisë së Elona Çaushit i ka dërguar TIA-s pas humbjes së tenderit që konfirmohet influencat e saj mbi strukturat shtetërore.
29 Shtator 2019, 07:28 -
Skandali Duty Free/ Ja pse Ministria e Financave duhet t’i anulojë licencën gruas së Gjin Gjonit
Neni 644 i vendimit të qeverisë për kodin doganor parashikon anulimin e licencës për duty free kur kërkesa e paraqitur nga firma interesuar është i pasaktë dhe e paplotë: Elona Çaushi i fshehu doganave humbjen e tenderit dhe mbarimin e kontratës.
28 Shtator 2019, 07:18 -
Pushteti i gjyqtarit të Apelit/ Ja si gruaja e Gjin Gjonit mori nga shteti për 24 orë licencën për të vijuar ‘pushtimin’ e Rinasit
Në kulmin e pushimeve verore Dogana e ministria janë vënë në lëvizje në urgjencë, duke hapur rrugë në kohë rekord bashkëshortes së Gjin Gjonit, për të vijuar ‘pushtimin’ e ambienteve Duty free në Aeroportin e Rinasit, kundër vullnetit të koncesionarit, i cili ka një kontratë me shtetin shqiptar. Por ajo mori licencën për Duty Free duke mos informuar autoritete që kishte humbur tenderin .
26 Shtator 2019, 07:24 -
Letra kompromentuese/ Gruaja e Gjin Gjonit pronare e kompanisë ADFD në konflikt interesi
Elona Çaushi mori pjesë aktive në mbledhjet e kompanisë që ka marrë ‘peng’ ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit gjatë kohës kur Gjin Gjoni ishte anëtar i KLD. Ja çfarë thotë ligji për konfliktin e interesit dhe marrëveshja me personin që i besoi formalisht 100 % të kuotave
24 Shtator 2019, 17:18 -
Manovra me drejtësinë/ Gruaja e Gjin Gjonit mban ‘peng’ aeroportin me vendim gjyqi pasi humbi tenderin për ‘Duty Free’
Dy vendime brenda javës, gjyqtarja pa Veting që i dha Elona Çaushit kontrollin mbi dyqanet ‘Duty Free’ në Rinas edhe për 5 vite pasi kishte humbur tenderin, si u ‘dogj’ gjyqi me Arjan Aliajn, paradokset e vendimit dhe mesazhi i drejtësisë që po shembet për investitorët e huaj
19 Shtator 2019, 18:59 -
Skandali i ‘Duty Free’ në aeroportin e Rinasit, gruaja e Gjin Gjonit humbet tenderin, por nis rezistencën
Kompania e Elona Çaushit humbet pas dy dekadash të drejtën për kontrollin e dyqaneve pa taksa në aeroport, nis manovrat me gjyqtarë që nuk e kanë kaluar Vetingut për të kontrolluar ambientet edhe për 5 vite të tjera, tenderin e fitoi kompania amerikane ICDF
18 Shtator 2019, 19:16