-
SHBA vë theksin tek zgjidhja diplomatike të tensioneve me Iranin
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo thotë se Shtetet e Bashkuara po punojnë për të gjetur një zgjidhje diplomatike të tensioneve me Iranin i cili akuzohet për sulmin më 14 shtator ndaj rafinerive të naftës saudite. Por zoti Pompeo paralajmëroi se nëse diplomacia dështon, Presidenti Donald Trump "do të marrë vendimet e nevojshme për të arritur objektivat".
24 Shtator 2019, 15:30