-
-
Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 157 vite burg për vëllezërit Duka dhe 4 të tjerët
SPAK kërkon 157 vite burg për të përfshirët në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në vitin 2019. 32 vite burg për Leonard Dukën, i ekstraduar nga Belgjika një vit më parë, për vëllain e tij Erlis Dukën kërkon 25 vite burg.
21 Korrik, 13:23 -
Vrasja e ish-policit Malko, dëshmon në GJKKO babai i Dukës: As unë dhe as djemtë s'kishim konflikte me Santiagon, Martinajn s'e njoh! Emrat ua dëgjova në TV
Dëshmoi këtë të martë në GJKKO për procesin ndaj djemve të tij për vrasjen e ish policit Santiago Malko babai i Leonard dhe Erlis Dukës, Muhamet Duka. Ai mohoi të ishte marrë peng nga Malko, madje tha se kurrë nuk e kishte parë përveçse në televizor. Duka mohoi gjithashtu edhe të njihte Ervis Martinajn armikun kryesor të djemve të tij.
1 Korrik, 11:56 -
Vrasja e Malkos, SPAK prova të reja në GJKKO! Duka: S’kam përdorur SkyECC, jam takuar me Martinajn! Nëna e ish-policit nxirret jashtë: S’ta fal gjakun e djalit, do të të vras
Debate të forta u regjistruan këtë të martë në gjyqin e vrasjes së Santiago Malkos në Gjykatën e Posaccme. Nëna e tij Bukuri Malko, kërcënoi në sallë të dyshuarin Leonard Duka, çka solli përjashtimin e saj. Nga ana tjetër Duka mbajti qëndrim mohues në gjykatë për komunikim në “SkyECC” me Ervis Martinajn.
24 Qershor, 10:24 -
I akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish-policit Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit për dënimin e Blendi Tetës me 25 vite burg
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Blendi Tetën, i akuzuar për përfshirjen e tij në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e shënuar më 27 gusht 2019.
22 Maj, 16:06 -
Dosja 'Revanshi'/ Tjetër njoftim për Ervis Martinajn dhe 6 të tjerë, akuzohen për disa atentate dhe plane vrasjesh
Së bashku me të, siç ka vlerësuar gjyqtari paraprak Erjon Çela, publikisht duhen të njoftohen edhe gjashtë persona të tjerë që konsiderohen pjesë të atentateve, mes tyre edhe i shumëkërkuari Famir Hyseni, i njohur si ‘Doqja’, por edhe Preng Gjini, që i mbijetoi një atentati të telekomanduar
12 Prill, 16:06 -
-
Operacioni i SPAK/ Dy efektivë të RENEA-s pjesë e grupeve kriminale në Krujë, Altin Morina me Durim Bamin organizonin kultivimin e kanabisit në Nikël e Tapizë
Foto: Durim BamiEfektivi i RENEA-s, Altin Morina i cili në marsin 2023 u arrestua me 113 mijë euro në makinë rezulton se ka bashkëpunuar me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës
18 Maj 2024, 18:10 -
Pas dhëndrit, SPAK lëshon urdhër arrest edhe për kunatin e vajzës së ish-deputetit Arben Ndoka
Në mesin e urdhër arresteve të lëshuara nga SPAK në kuadër të operacionit për goditjen e 7 grupeve kriminale është edhe emri i Vinçenc Tukut ish drejtor i IVMT në bashkinë Lezhë, vëllai i dhëndrit t&am
18 Maj 2024, 17:53 -
-
Aleanca e luftë mes bandave/ Bami me Dukën do vrisnin Martinajn e ish deputetin e PS Ndoka! Bosi i basteve me Shullazin e Avdylajt do eliminonin Durimin
Në hetimet që çoi në megaoperacion me 50 urdhër arreste SPAK ka zbuluar një luftë të hapur mes grupeve kriminale. Ervis Martnaj, i cili rezulton i zhdukur prej 2022, kishte një aleancë të fortë me grupin kriminal të drejtuar nga Arben Ndoka, dhe me ndihmën e Shullazit dhe Avdulajve në Durrës, ishin në luftë të hapur me grupin e Durim Bamit në Fushë-Krujë, i cili ishte në aleancë të ngushtë me armiqtë e betuar të Ervis Martinajt, Dukat në Tiranë.
18 Maj 2024, 16:59 -
Drejtori i policisë Lezhë në 2020 me shefin e trafiqeve drejtonin kultivimin e kabanisit, me Pëllumb Gjokën organizonte lojërat e fatit! Report Tv siguron foton e Henerigert Mitri
Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e katër punonjësve policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020. Përkatësisht: Henerigert Mitri i cili në atë vit ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Klodian Shahini me detyrë në atë vit Shef i trafiqeve.
18 Maj 2024, 15:47 -
Tre milion euro cash, ora me vlerë 500 mijë euro e makina luksoze Çfarë sekuestroi SPAK gjatë megaoperacionit
SPAK ka publikuar pamje nga aksioni i ndërmarrë orët e fundit për të goditur kokat e grupeve kriminale.Nga fotot e publikuara dallohen një sasi e madhe parash, rreth 3 milion euro cash, bizhuteri, ora dhe makina të sekuestruara.Pasuria në total e sekuestruar është 4.5 milion euro. Ku përfshihen:
18 Maj 2024, 15:16 -
Operacioni i SPAK/ Arrestohet kreu i ‘Klanit Duka’, armiku i betuar i Ervis Martinajt! Po kërkonte azil në Belgjikë
Ndërsa ishte në pritje të kërkesës për azil në Belgjikë një urdhër i dytë arresti nga Shqipëria, duket se ka rënduar pozitën e Leonard Dukës i kërkuar edhe për vrasjen e Santiago Malkos. Emri i tij është në listën e fundit të arrestimeve të pak dhe kjo ka sjelle edhe prangosjen e tij sërisht nga autoritet.
18 Maj 2024, 15:05 -
-
-
Megaoperacioni i SPAK/ Goditen 7 grupe kriminale! 50 urdhërarreste, 14 të ekzekutuara në Shqipëri, 6 jashtë! Sekuestrohen prona me vlerë 4.5 mln, mes tyre gati 3 mln euro cash
Shtatë prej grupe kriminale më të mëdha në Shqipëri, me shtrirje gjeografike në qytetet kryesore të vendit, janë goditur nga megaoperacioni i SPAK. Nga 50 urdherarreste janë ekzekutuar 14 në Shqipëri dhe 6 jashtë vendi, ndërsa 30 janë në kërkim! Gjatë kontrolleve në vilat e bosëve të krimit janë gjetur reth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro.
18 Maj 2024, 09:49 -
-
-
