TIRANE- Një tjetër urdhër i Gjykatës së Posaçme që ka lidhje me operacionin e fundit të SPAK, është ekzekutuar jashtë territorit shqiptar. Burimet bëjnë me dije se është arrestuar në Belgjikë Leonard Duka.
Ai njihet si kreu i ‘klanit Duka’, grup kriminal që ka pasur konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinaj. Duka një nga njerëzit e kosideruar se më të kërkuar nga policia shqiptare, u arrestua edhe me heret pikërisht në datën 14 shkurt 2023 në Belgjikë, por pasi ka qënduar disa muaj i arrestuar, masa ndaj tij është zbutur në pritje të ekstradimit ndërkohe ai vete ka kërkuar azil në këtë shtet.
Nxjerrja e një vendimi të dytë me masën “arrest me burg” ndaj tij duket se e ka renduar pozitën dhe ai është prangosur serish nga autoritet e Belgjikës. I konsideruar si armiku më i ashpër i Ervis Martinajt, i zhdukur që prej datës 9 gusht të vitit 2022, Duka ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Leonard Duka aktualisht po gjykohet në mungesë për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një nga njerëzit më të besuar të Ervis Martinajt. Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.
Armiqësia e Dukës me Ervis Martinajn ka qënë e njohur në rrethet kriminale. Ish polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës; tsi dhe vrasje në Milot disa ditë më vonë e Klisman Preçit ku mbeti i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar pasi kanë qënë krahu Martinajt.
Lajmi kryesor: