-
U nisën nga Ekuadori, 2 kontenierë 1 javë në Durrës, dyshohet se kanë kokainë! Ndalohen 3 punonjës të sigurisë së portit
Prej mëse një jave në portin e Durrës janë në vëzhgim dy kontenierë që vinin nga porti i Pireut, Greqi, brenda së cilës dyshohet se është ngarkuar një sasi e konsiderueshme kokaine. Referuar CNN grek, dy kontenierët kishin 45 kg e 801 gr kokainë, por janë lënë të lirë nga autoritetet greke për të shkuar në Durrës për të mësuar se kujt i përkiste kjo sasi droge. Vetëm tre ditë pas mbërritjes në Shqipëri, i janë afruar kontenierëve 3 persona. Personat e ndaluar janë punonjës të sigurisë portuale në Portin e Durrësit.
26 Shtator 2019, 16:58