-
Temperaturat e larta dhe turizmi i bënë më të kripura çmimet në Shqipëri! Shtrenjtohen kondicionerët, qiratë, ushqimet e pijet alkoolike
Korriku është shoqëruar me shtrenjtim të çmimeve të kondicionerëve nxitur nga kërkesa e lartë e qytetarëve, në kushtet e temperaturave ekstreme. Nga ana tjetër në muajin e kaluar janë shtrenjtuar ndjeshëm edhe qiratë, akomodimet në hotele, pijet alkoolike e produktet e peshkut, si rezultat i sezonit turistik.
11 Gusht, 20:53 -
Shpenzimet të papritura, 60% e familjeve shqiptare nuk i përballojnë! Shumica prej tyre, me arsim të ulët
Rreth 60% e familjeve shqiptare nuk mund ta përballojnë një shpenzim të papritur. Në një analizë të bërë nga Banka e Shqipërisë thotë se familjet më të brishta financiarisht janë ato që kanë nivelin më të ulët arsimor
9 Gusht, 19:21 -
S’ulet norma bazë e interesit! Rritja e pagave për të mbajtur stafin në rrezik për inflacionin, Sejko për mikrokreditë: Kemi zbatuar ligjin
Norma bazë e interesit do të vijoj të jetë 3%, për shkak se të rrezikut të një vale tjetër inflacioni që mund të vijë nga rritja e kostove të brendshme. Në deklaratë për mediat guvernatori Gent Sejko tha se rrezik për inflacionin është edhe rritja e shpejtë e pagave nga bizneset për të ruajtur stafin ekzistues. Sa i takon mikrokredive ritheksoi se kanë zbatuar ligjin dhe kanë monitoruar tregun.
7 Gusht, 17:07 -
Në Shqipëri qarkullojnë 395 mld lekë jashtë bankave, shënohet tjetër rekord historik
Pagesat me lekë në dorë në Shqipëri vijojnë në rekorde historike. Në fund të qershorit paraja jashtë bankave ishte në vlerën 395 miliardë lekë, duke u rritur me 7 miliardë lekë në krahasim me fillimin e vitit.
4 Gusht, 15:24 -
Skandali me mikrokreditë! BSH reagon pas letrës së Begajt: S'kemi lejuar paligjshmëri! Kemi përmirësuar kuadrin rregullativ mbikëqyrës për blerjen e kredive me probleme
Banka e Shqipërisë ka reaguar sot me një deklaratë zyrtare, pasi Presidenti i Republikës publikoi dje një letër të drejtuar Kuvendit të Shqipërisë ku, presidenti sugjeronte hetimin parlamentar veprimtarisë së bankës qendrore në mbikëqyrjen e institucioneve të mbledhjes së kredive të këqija.
1 Gusht, 15:38 -
Tregtia në ‘krizë’ ul besimin me 3.7%, ndërtimi dominon ekonominë edhe në sezonin e verës
Në vrojtimin e fundit të Bankës së Shqipërisë, thuhet se besimi në ekonomi u rrit me 0.7% në korrik, i ndikuar kryesisht nga ndërtimi dhe më pas shërbimet. Ndërsa tregtia vijon të jetë pesimiste për ecurinë e aktivitetit.
1 Gusht, 14:00 -
Grupi i PD-së: Jemi në një linjë me presidentin për mikrokreditë! Gjetjet t'ia dërgojë SPAK, të gatshëm për Komision të Posaçëm në Kuvend
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas letrës së presidentit ditën e sotme drejtuar Kuvendit të Shqipërisë ku i kërkon zgjidhje sa i përket çështjes së mikrokredive.Grupi parlamentar shpreh t&eu
31 Korrik, 21:07 -
Bizneset pa staf, shkak konkurrenca ndërkombëtare për punonjës të kualifikuar! BSH: Pagat të rriten në bazë produktiviteti
Banka e Shqipërisë kërkon nga qeveria vëmendje për tregun e punës, pasi plakja e popullsisë, ulja e lindshmërisë dhe emigrimi kanë sjellë mungesa të punonjësve që po pengojnë aktivitetin e bizneseve dhe ekonominë.
31 Korrik, 18:05 -
Skandali me mikrokreditë, Presidenti Begaj letër Kuvendit: Dyshime se sistemet mbikëqyrëse s'funksionuan! BSH toleroi shoqëritë financiare (LETRA)
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përmes një letre drejtuar Kuvendit shprehu shqetësimin lidhur me skandalin e mashtrimit me mikrokreditet ku viktima u bënë një numër i lartë qytetarësh. Begaj thotë se parlamenti duhet të ndërhyjë pasi ka dyshime se institucionet mbikëqyrëse nuk kanë funksionuar. Begaj: Institucionet duhet të ngriheshin në alarm
31 Korrik, 14:54 -
Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!
Më shumë se 50% e kursimeve të shqiptarëve mbahen nëpër banka në Valutë e kryesisht në euro. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë aktualisht janë 7.5 miliardë euro depozita në monedhën evropiane. Po ashtu afro gjysma e kredive dhe e borxhit publik është në euro. Në kushtet e prezencës së lartë të euros në ekonomi, ekspertët thonë se është e pamundur të ndalohet përdorimi saj në vend.
22 Korrik, 17:40 -
Përdorimi i monedhës europiane në vend të Lekut, Çoçoli: Momenti i duhur! Bizneset mos të pranojnë Euro, ndryshe të gjobiten
Deklarata e guvernatori të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko se përdorimi i euros për pagesat në vend duhet të ndalohet, gjen edhe mbështetjen e ekspertëve të ekonomisë. Eksperti Fatos Çoçoli në një intervistë për Report Tv thotë se mirëpret deklaratën e guvernatorit dhe thotë se është koha e duhur për të ndërhyrë dhe për të sinjalizuar ndalimin e Euros
20 Korrik, 13:40 -
Mero Baze: Skandali me borxhet e këqija të mikrokredive, si skemë grabitje
Kuvendi i Shqipërisë ia kushtuar dje deri në mesnatë vëmendje debatit rreth skandalit me borxhet e këqija të mikrokredive dhe përgjegjësitë e institucioneve rregullator në këtë skandal, që ka prekur interesat e shumë qytetarëve të pambrojtur
19 Korrik, 21:34 -
Antarësimi i Shqipërisë në zonën e pagesave në Euro, Sejko: Përfundimi në vitin e parë 20 mln euro! Reduktohet pastrimi i parave
Antarësimit i Shqipërisë në zonën unike të pagesave në Euro, do të ulë kostot deri në 5 herë për transfertat, rrit shpejtësinë e realizimit të tyre, formalizon ekonominë dhe pritet të sjellë miliona euro përfitime për ekonominë. Efektet pozitive të antarësimit në SEPA i tha në Komisionin e Integrimit, guvernatori Gent Sejko.
17 Korrik, 20:08 -
Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë për stabilitetin e kursit të këmbimit të lekut
Banka e Shqipërisë pranoi të enjten në një përgjigje me shkrim ndaj një kërkese për koment të BIRN se stabiliteti i kursit të këmbimit në Shqipëri është shkaktuar nga operacionet e saj në këtë treg ndërsa këmbënguli se vendi vijon të jetojë, së paku zyrtarisht, nën regjimin e kursit të lirë luhatës
12 Korrik, 21:47 -
Kë po heton SPAK në Bankën e Shqipërisë për mashtrimin me mikrokreditë?
SPAK ka nisur një hetim për mashtrimin me mikrokreditë. Lajmi u konfirmua nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili në një takim me dyer të mbyllura me gazetarët tha se SPAK ka një hetim, por jo për denoncimet e qytetarëve.
8 Korrik, 20:35 -
BSH ul pas 28 muajsh normën bazë të interesit me 0.25%, Sejko: Inflacioni po bie shpejt! Ulja pritet të sjellë rritje të euros e USD
Për herë të parë pas 28 muajsh, Banka e Shqipërisë ka vendosur të ulë normën bazë të interesit me 0.25%. Guvernatorit Gent Sejko shpjegoi se shkak për këtë lehtësim është bërë rënia e inflacionit më shpejt nga sa pritej. Me këtë lëvizje pritet edhe rritja e vlerës së euros e dollarit.
3 Korrik, 16:26 -
Bizneset e qytetarët pesimistë, bie 2.6% besimi në ekonomi, industria e shërbimeve ul besimin edhe pse ka bum turistik
Besimi në ekonomi ka thelluar rënien në muajin e kaluar. Referuar raportit të fundit të Bankës së Shqipërisë, besimi në qershor u tkurr me 2.6%, pasi të gjithë sektorët dhe qytetarët janë pesimistë për situatën aktuale të ekonomisë
1 Korrik, 20:13 -
Nis puna për rregullore të re për mbikëqyrjen e mikro-financës, BSH: Kufizojmë numrin e kredive! ‘Morën hua dhe adoleshentët e të sëmurë
Banka e Shqipërisë do të kufizojë me rregullore numrin e kredive që mund t’i jepet për një qytetari, kjo për shkak se skandali me mikrokreditë zbuloi se gjendja u rëndua më shumë për ata që kishin disa kredi për të paguar. Në rregulloren e re që po hartohet do të ketë edhe një ‘Listë të Zezë’ me kategoritë e qytetarë nuk do mund të marrin kredi. Report TV mëson se 100 ankesa të reja të klientëve të MCA e Final janë bërë pranë bankës.
27 Qershor, 12:20 -
Projektrezoluta, Kuvendi 18 kërkesa bankës së Shqipërisë: Mbroni konsumatorët nga mikrokreditë, propozoni ndryshime ligjor
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektrezolutën me 18 rekomandime për bankën e Shqipërisë që duhet të plotësohen brenda këtij viti. Kryefjalë e këtyre rekomandime është mbrojtja e konsumatorëve nga kreditë që marrin në sektorin jo-bankar dhe monitorimi i bankave për pastrimin e parave.
26 Qershor, 20:12 -
Veprimet e gabuara që mund t’iu vjedhin paratë online! BSH nis fushatë informimi
Banka e Shqipërisë ka çelur ekspozitën 2-javore ‘Money Smart’ me fokus edukimin financiar që nga fëmijët deri tek grupet vulnerabël. Në fokus të trajnimeve do të jetë edhe mbrojtja nga rreziqet financiare që po sjellin zhvillimet teknologjike.
17 Qershor, 15:02 -
Banka e Shqipërisë firmos aplikimin zyrtar për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA
Më datë 12 qershor 2024, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, firmosi aplikimin e Republikës së Shqipërisë për anëtarësimin në zonën gjeografike të skemave SEPA. Kjo është një ditë historike jo vetëm për sistemin financiar në vend, por për të gjithë qytetarët shqiptarë.
13 Qershor, 12:26 -
Shifrat/ Në janar-mars investimet e huaja arritën në 354 mln euro, ‘triumfojnë’ pasuritë e paluajtshme, ekspertët: Tregu i pronave ‘i lirë’ për të huajit
Afro 354 milionë euro është vlera e investimeve të huaja, gjatë tremujorit të parë të këtij viti e përqendruar kryesisht në pasuri të paluajtshme. Tregu i Real-Estat po tërheq çdo vit e më shumë të huajt, kryesisht për ambiente biznesi. Ndërkohë në këtë periudhë ka humbur pikë energjia që ka përfituar vetëm 5% të totalit të investimeve të huaja.
11 Qershor, 13:01 -
Shqipëria vijon të ketë turistë ‘të lirë’! Të ardhurat në janar-mars nga turizmi arritën 788 mln euro, por një i huaj shpenzoi më pak se vjet
Nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se çdo turist i ardhur në vend ka shpenzuar 513 euro për qëndrimin këtu. Vihet re një ulje e shpenzimeve në raport me vitin e kaluar, pasi rezulton që vjet një i huaj në tremujorin e parë të vitit ka shpenzuar në Shqipëri mesatarisht 582 euro.
10 Qershor, 12:04 -
Qytetarët e bizneset nuk po i paguajnë në kohë këstet e kredive, shkak rritja e interesave! Huatë me probleme u rritën në prill
Normat e larta të interesit kanë vënë në vështirësi qytetarët dhe bizneset për pagesat e kredive. Referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë në prill kreditë me probleme u rritën me 2.1 miliardë lekë dhe arritën në vlerën 37.6 miliardë lekë, duke shënuar rritje në krahasim me muajin paraardhës.
10 Qershor, 11:24 -
Pas skandalit të mashtrimeve me mikrokreditet, Banka e Shqipërisë rregullore të re: Institucionet financiare që humbasin licencën kalojnë në likuidim
Pas mashtrimit të qytetarëve me mikrokreditë e kompanive MCA dhe Final, që solli edhe revokimin e licencave të tyre, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë duke ndryshuar rregulloren “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare Jobanka”
7 Qershor, 11:47 -
Tregu i zi i letrave me vlerë/ Mbi 1.2 milionë bono në qarkullim por s'dihet kush i ka dhe me çfarë vlere i shet! 'Ekonomia' pro zgjatjes së afatit deri në 2027-ën
Afati për përdorimin e letrave me vlerë për të paguar një pjesë të faturës së legalizimit të banesës, apo për të privatizuar prona shtyhet deri në 2027-ën. Edhe pse kjo shtyrje u miratua në komisionin e Ekonomisë, deputetët ngritë pikëpyetje se kush i disponon këto letra apo çfarë vlere kanë, por pa marrë përgjigje.
4 Qershor, 14:22 -
Bie besimi në ekonomi, qytetarët heqin dorë nga shpenzimet e mëdha
Besimi në ekonomi ka rënë me 1.1% në muajin maj, i ndikuar nga përkeqësimi i aktivitetit të ndërtimit, industrisë dhe pesimizmi i konsumatorëve. Banka e Shqipërisë thotë se vetëm sektori i shërbimeve për shkak të turistëve të huaj si dhe bizneset tregtuese presin rritje të aktivitetit dhe të çmimeve.
3 Qershor, 17:25 -
Kursi i këmbimit, Sejko: Ka një presion të madh eurosh nga kanalet informale, nuk e masim dot
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë gjatë raportimit sot në Komisionin e Ekonomisë theksoi se superleku është pasojë e rritjes së eksporteve dhe turizmit, dhe përsa kohë rritja ekonomike do të vijojë, leku do të forcojë pozitat ndaj euros."Nëse
28 Maj, 15:59 -
Mashtrimi i qytetarëve me mikrokreditë, Gent Sejko te Ekonomia: Likuidator për secilën kompani! Kadastra të mos bëjë tjetërsim pronash
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë bër të qartë se kredimarrësit e subjekteve financiare jo banka,do vijojnë të shlyejnë huanë e marrë. Ndërkohë po punohet me ministrinë e Drejtësisë për të përcaktuar dhe një likuidator për secilën kompani
28 Maj, 15:02 -
Shqipëria me rritje ekonomike 3.2 - 3.5 % këtë vit! Sejko raporton në Komision: Nuk parashikojmë rritje të kredive me probleme
Banka e Shqipërisë parashikon një rritje të mëtejshme të ekonomisë gjatë viteve të ardhshme, e mbështetur nga rritja e konsumit, e investimeve, eksporteve, punësimit dhe pagave, si dhe stabilizim të inflacionit pranë objektivit prej 3 %.
28 Maj, 12:56 -
Kredia konsumatore u rrit me 30% për tremujorin e parë të këtij viti
Kredia konsumatore e ka nisur me rritje vitin 2024. Për tremujorin e parë të vitit, kredia e re për konsum e dhënë nga sektori bankar arriti vlerën e 9.1 miliardë lekëve, në rritje me pothuajse 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
28 Maj, 07:39 -
Ekskluzive/ 3500 kredimarrës me dosje te MCA e Final do paguajnë këstet në bankën "mëmë"! BSH audit kontratave
Rreth 3500 dosje kredish me probleme, që janë blerë nga Micro Credit Albania dhe Final pranë bankave të nivelit të dytë, pritet të rikthehen përsëri në sektorin bankar. Burime nga Banka e Shqipërisë thonë se po diskutohet që këta klientë t’i vazhdojnë pagesat e kësteve aty ku e kanë tërhequr kredinë fillimisht
27 Maj, 15:01 -
Ekskluzive/ U hoqi licencat, Banka e Shqipërisë ‘merr në dorë’ fatin e kredimarrësve të MCA dhe FINAL! Çdo dosje administrohet nga ‘Mbikëqyrja’
Pasi ju pezulloi licencën për shkak të skemave të mashtrimit të qytetarëve, Banka e Shqipërisë ka marrë në mbikëqyrje zyrat dhe dosjet e klientëve të Micro Credit Albania dhe të Final. Në zyrat e Micro Credit Albania dhe të Final, tashmë ndodhen punonjësit e Bankës së Shqipërisë, që do të regjistrojnë të gjitha ankesat që do të bëhen nga qytetarët, si dhe do të marrin të gjitha kërkesat për ecurinë e detyrimeve.
24 Maj, 16:08