-
Kompanitë e huaja transferojnë fitime rekord në Shqipëri, niveli më i lartë në histori
Kompanitë e huaja, që veprojnë në Shqipëri kanë transferuar një nivel rekord fitimesh për 9 muajt e këtij viti. Sipas të dhënave të raportuara nga Banka e Shqipërisë, në Bilancin e Pagesave, zëri i investimeve dalëse, që kryesisht është transferim i fitimeve, arriti në 380 milionë euro, me një rritje prej 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
16 Dhjetor 2019, 18:40 -
'Ekonomia' e shkarkon nga BSH/ Malaj-Ahmetajt: Më kërcënuan familjen, procedurat për largimin në Amerikë i bëre ti (Debati)
Arben Malaj në fjalën e tij në Komisionin e Ekonomisë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar si sulltan, ndërsa paralajmëroi se çështjen do e dërgojë në Strasburg.
16 Dhjetor 2019, 10:47 -
Zbardhet relacioni për shkarkimin e Arben Malajt, qeveria: Shkeli rëndë kodin etik
Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvend vendimin dhe relacionin e kërkesës drejtuar Parlamentit për shkarkimin nga detyra të Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BSH. Në relacion thuhet se Malaj ka shkelur rëndë etikën me daljet e tij publike. Sipas qeverisë Malaj ka bërë deklarata politike që nuk është e lejueshme nga ligji. Po ashtu ngrihet shqetësimi se Banka e Shqipërisë nuk ka dhënë përgjigje për çështjen Malaj
12 Dhjetor 2019, 18:14 -
-
-
Banka e Shqipërisë dhe Shoqata e Bankave hartojnë platformën me 11 pika për të nxitur kreditimin në ekonomi
Banka e Shqipërisë dhe Shoqata e Bankave kanë hartuar strategjinë për rigjallërimin e kredisë për sektorin privat. Vitet e fundit Bankat e nivelit të dytë apo ato tregtare, nuk japin kredi për bizneset private, madje ndoqën edhe politika të shtrënguara sa i takon kreditimit.
18 Nëntor 2019, 17:35 -
Banka e Shqipërisë: Rritet kredia, ndikon ndryshimi i pronësisë së bizneseve
Biznesi privat ka përfituar më shumë kredi në tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar me atë të një viti më parë. Banka e Shqipërisë raporton për një rritje me 7.5% të ritmit të rritjes së kredisë për sektorin privat nga bankat e nivelit të dytë.
16 Nëntor 2019, 14:55 -
Ngadalësimi ekonomik/ Guvernatori i BSH: Do të përmirësohet vitin e ardhshëm! Kujdes me financat publike
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka pranuar që ekonomia është ngadalësuar ndjeshëm dhe se do të kthehet në objektiv vitin e ardhëm. Sejko ka kërkuar që të tregohet kujdes me financat publike dhe të mbahet në kontroll deficiti buxhetor.
6 Nëntor 2019, 20:29 -
Monedhat virtuale të ligjshme, qytetarët: Nuk i njohim (VIDEO)
Qytetarët nuk kanë informacion për monedhat virtuale pavarësisht se ato shumë shpejt mund të kthehen në mjete pagese. Qytetarët e pyetur nga Report TV shprehen se nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për këto monedha. Ndërkohë me anë të një projektligji të hartuar nga disa institucione, synohet që monedhat virtuale të jenë të ligjshme.
31 Tetor 2019, 19:48 -
-
Forcohen ndjeshëm valutat e huaja në tregun e këmbimeve
Monedha e përbashkët është forcuar ndjeshëm në tregun e brendshëm gjatë tre javëve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 123.5 lekë, duke u rritur me 0.15 lekë në krahasim me një ditë më parë.
17 Tetor 2019, 08:48 -
Depozitat/ Banka e Shqipërisë: Kursimet e individëve, 9.3 miliardë euro
Familjet shqiptare zotërojnë kursime në vlerën e 1.14 trilionë lekëve ose rreth 9.3 miliardë euro. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në mesin e këtij viti kursimet e individëve u rritën me 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
16 Tetor 2019, 07:49 -
Anketa e BSH: 19 % e familjeve borxhlie ushqehen me lista, nuk paguajnë dot mallrat që blejnë
Struktura e borxhit të familjeve shqiptare është shumë e ndryshme, që nga kredia bankare deri tek tregjet informale, overdrafti dhe të ashtuquajturat lista në dyqane, ku familjet konsumojnë mallra pa mundur t’i paguajnë në kohë.
15 Tetor 2019, 07:38 -
-
-
Banka e Shqipërisë: Papunësia është rritur dhe të ardhurat kanë rënë
Gjatë periudhës, numri total i të punësuarve në kampionin e vrojtuar ka shënuar rënie krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë. Një terma vjetorë, rënia ka ardhur nga rënia e numrit të të vetëpunësuarve, ndërkohë që punësimi në sektorët e tjerë ka rezultuar në rritje.
11 Tetor 2019, 08:04 -
Raporti: Shqiptarët po investojnë në pasuri të patundshme, ka rritje të të kredisë për individët dhe bizneset
Banka e Shqipërisë raporton se ekonomia e vendit është ngadalësuar dhe se rreziqet janë shtuar. Sipas raportit për 6 mujorin e parë ka pasur edhe ngadalësim të konsolidimit fiskal. Ndërkohë për këtë periudhë ka pasur rritje të kreditimit për individët dhe bizneset të cilët kanë investuar në pasuri të pajualtshme.
9 Tetor 2019, 21:52 -
Letra e Bashës/ Banka Botërore kundër: PPP-të jo të këqija por duhet transparenca, bankat vendosin vetë për investimet
Banka Botërore pozicionohet kundër letrës që kryetari i PD-së Lulzim Basha u dërgoi bankave pak ditë më parë duke u kërkuar që të mos financojnë PPP-të, pasi kur të vijë në pushtet do t'i anulojë.
8 Tetor 2019, 10:55 -
-
BSH: Përdorimi i parave 'cash' nxit informalitetin, 'fiskalizimi' i jep zgjidhje
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka deklaruar se përdorimi i parasë cash për shërbime të ndryshme, nxit përhapjen e informalitetit. Gent Sejko ka theksuar në mbledhjen e Pestë të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, se projektligji i fiskalizimit është në favor të uljes së përdorimit të parasë fizike.
1 Tetor 2019, 13:52