-
KQZ-ja në Kosovë numëron të gjitha votat me postë, Lëvizja Vetëvendosje mbetet e para
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka bërë të ditur pasditen e së martës se i ka numëruar të gjitha votat me postë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, dhe që Lëvizja Vetëvendosje prin me 51.57 për qind të votave, apo me mbi 31.000 vota.
4 Mars 2025, 19:43 -
Kurti refuzon të shkojë në prokurori, gazetari për Report Tv: Skandaloze! Zbulohen skenaret për të formuar qeverinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi sot urdhrin e gjykatës për tu paraqitur në prokurori për të dhënë dëshminë e tij lidhur me hetimet për abuzimet me rezervat shtetërore.
4 Mars 2025, 12:53 -
-
-
Arben Qirezi: Evropa mes stabilitetit e populizmit, çfarë mësojmë nga zgjedhjet në Gjermani dhe Kosovë?
Fitorja e CDU-CSU-së në zgjedhjet gjermane (nëse 29% mund të quhet fitore) i dha Evropës një frymëmarrje më të lirë nga droja se zgjedhjet e kësaj të diele do të mund t’i fitonte AfD-ja e ekstremit të djathtë, e cila doli partia e dytë më e votuar.
28 Shkurt 2025, 16:18 -
Zgjedhjet në Kosovë/ LVV-ja merr shumicën dërrmuese të votave të diasporës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të publikojë të dhëna të reja lidhur me numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike. Nga 93.02 për qind e votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 80.75 për qind apo 10.898 vota
28 Shkurt 2025, 11:50 -
-
Kosovë, të mërkurën pritet të nisë numërimi i votave të diasporës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se të mërkurën pritet të nisë numërimi i votave të hedhura nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës në përfaqësitë diplomatike të vendit, për zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit.
25 Shkurt 2025, 19:34 -
Zgjedhjet në Kosovë/ Përfundon procesi i numërimit të votave për deputetët
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tanimë ka përmbyllur procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike, ndërsa mbeten për t’u numëruar votat e diasporës, ato me kusht dhe të personave me aftësi të veçanta
22 Shkurt 2025, 11:05 -
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?
Sipas njohësve të çështjeve politike, situatë më të paparashikueshme sesa kjo aktuale në Kosovë nuk ka pasur prej vitesh. Asnjëra parti nuk ka regjistruar fitore bindëse për të formuar e vetme Qeverinë, ndërsa bashkimi i forcave këtë herë duket proces i ndërlikuar
20 Shkurt 2025, 21:45 -
-
Prokuroria kërkon urdhër gjyqësor për paraqitjen e Kurtit, analistja nga Kosova: Deri tani ka bërë shaka, nëse nuk shkon merret forcërisht! Imazh i keq kur nuk respektohet drejtësia
Analistja nga Kosova, Afërdita Maliqi foli sot në Report Tv, lidhur me kërkesën e prokurorisë ndaj Gjykatës Themelore në Prishtinë që ta urdhërojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të paraqitet në Prokurori në cilësinë e dëshmitarit. Komenton dhe zgjedhjet në Kosovë, të cilat panë si forcë të parë Vetëvendosjen.
19 Shkurt 2025, 12:04 -
-
-
Zgjedhjet në Kosovë, akuzat për manipulim, KQZ verifikon votën për partitë, Osmani: Ruani integritetin e procesit
Pas akuzave për manipulim dhe ngecjen e sistemit online të shifrave, KQZ e Kosovës ka nisur verifikimin e votave për partitë. Report Tv mëson se po numërohen edhe votat për deputetët në gjysmat e komunave ndërsa vota me kusht dhe ajo e diasporës do të numërohet më vonë, në një afat të pacaktuar. Presidentja Osmani priti në një takim kreun e KQZ të cilit i kërkoi ruajtjen e integritetit të procesit
13 Shkurt 2025, 13:47 -
Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosje forcë e parë, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ngre dyshime: Paratë janë vënë në shërbim të blerjes së votës
Deputeti i PDK-së Hisen Berisha foli në Studio Live për zgjedhjet në Kosovë që panë sërish fitues Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin. Berisha për Arbër Hitajn vlerëson faktin se PDK doli forcë e parë nga partitë opozitare. Më tej ngriti dyshimin se si Kurti doli i parë teksa pakënaqësia ndaj në Kosovë është në rritje.
12 Shkurt 2025, 19:27 -
-
Kosovë/ KQZ-ja thotë se rezultatet e zgjedhjeve do të jenë të sakta, pavarësisht vonesave dhe dyshimeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ngulur këmbë se integriteti i votës nuk është cenuar dhe se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, do të jenë të sakta, pavarësisht dyshimeve të ngritura pas vonesave gjatë numërimit të votave.
12 Shkurt 2025, 13:09 -
BE: Zgjedhjet në Kosovë demokratike dhe pozitive! Kallas: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë e vetmja mënyrë që vendi të arrijë progres në rrugën europiane
BE i vlerësoi zgjedhjet në Kosovë si pozitive dhe demokratike. Komisionerja për zgjerimin Kaja Kallas kërkon që qeveria dhe parlamenti i ri të zbatojnë detyrimet nga marrëveshjet e firmosura më herët për normalizimin
12 Shkurt 2025, 10:55 -
Haradinaj akuzon Kurtin se po tenton të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve: Po vonohet publikimi paraprak, institucionet e drejtësisë të nisin hetim
Kandidati i koalicionit AAK-NISMA, Intelektualët, Konservatorët, për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti për kapje të institucioneve të pavarura dhe manipulim me rezultate zgjedhore.
11 Shkurt 2025, 22:54