-
Nesër nis rinumërimi për qarkun e Fierit, do të hapen 587 kuti votimi! Lapaj 'kërkon' t'i marrë një mandat PS
Pas përfundimit të procesit të Tiranës, nesër pritet të nisë rinumërimi për 587 kutitë e Fierit. Administrata e KQZ do të rivlerësojë çdo fletë votimit për partitë dhe kandidatët e këtij qarku.
29 Qershor, 14:59 -
Rinumërimi i Tiranës nuk e ndryshoi humbjen e thellë të Berishës, ish-deputeti i PD-së: I detyrohemi një ndjesë numëruesve
Ish-deputeti i PD, Keltis Kruja, e cilëson rinumërimin në Tiranë si një fyerje ndaj integritetit të numëruesve të opozitës, duke kërkuar ndjesë publike për akuzat e pabazuara. Procesi, i cili nuk solli asnjë ndryshim në rezultatin përfundimtar, u pa si konfirmim i drejtësisë së numërimit fillestar dhe integritetit të strukturave zgjedhore.
28 Qershor, 15:33 -
Myslym Murrizi ironizon rinumërimin për Tiranën: U nisën të marrin një mandat shtesë për PD, por e vetmja fitore ishte ‘rrëzimi’ im nga froni
Myslim Murrizi ka bërë një reagim me ironi, pas përfundimit të rinumërimit të votave në Qarkun e Tiranës, ku ai kandidoi për deputet. Asllan Dogjani kaloi në renditje Mylsym Murrizin.
28 Qershor, 12:53 -
Toni Gogu në Report Tv: Opozita gjuhë të ashpër kundër vendit, në Bruksel lavdërohet progresi! Zgjedhjet konkurruese, PD kërkon alibi për humbjen
Deputeti socialist Tonin Gogu ka reaguar edhe ndaj pretendimeve të PD se pati vjedhje votash në zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se hapja e kutive tregoi se nuk pati vjedhje të votave. Ai tha se edhe në raportet ndërkombëtare zgjedhjet cilësohen si konkurruese.
27 Qershor, 19:34 -
Rinumërimi/ Berisha: S'e kërkoi PD, 'humbën' kandidatët! Gjyslyket e kreut të SPAK nuk shohin denoncimet tona
Në kushtet kur rinumërimi nuk faktoi asnjë pretendim të Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se ky proces nuk qe kërkesë kryesore e selisë blu, por vetëm e kandidatëve. Ai akuzon Altin Dumanin se amniston krimet elektorale.
27 Qershor, 13:55 -
Përfundon rinumërimi i Tiranës/ Bele: Procesi ishte korrekt! Braho: Lëvizjet e konstatuara të votave, gabim dhe jo i qëllimshëm! S'ka trafikim
Teksa procesi i rinumërimit të votave ka përfunduar, dhe pritet që të tabulohet rezultati në KQZ, anëtarët e KAS Koli Bele dhe Ledio Braho kanë folur për mediat. Bele tha se procesi i rinumërimit ka qënë korrekt, ndërkohë që Braho theksoi se nuk kishte lëvizje të konsiderueshme votash që t&
27 Qershor, 12:41 -
'Vuloset' rezultati për zgjedhjet e 11 Majit për 4 qarqe të tjera, KQZ miraton shpërndarjen e mandateve për Vlorën, Shkodrën, Beratin dhe Dibrën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar përfundimisht rezultatet për qarqet Vlorë, Shkodër, Berat dhe Dibër, pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimin e PD-së. PS ka fituar shumicën e mandateve në këto qarqe, ndërsa PD dhe Partia Social Demokrate kanë ndarë pjesën tjetër të mandateve, përfshirë dy për PSD në Shkodër.
27 Qershor, 11:28 -
Përfundon rinumërimi për Tiranën, s’ka ndryshime! Bie alibia e Berishës për farsë, KAS: Jo trafikim votash! PD humb 612 vota, PS 381
Ka përfunduar sot rinumërimi i të gjitha kutive në qarkun Tiranë. Rezultati nuk ndryshon, por hapja e fletëve tregoi disa pasaktësi në numërim. Anëtarët e KAS thonë se nuk ka manipulim, por vetëm gabime njerëzore e për këtë, nuk do të dërgojnë njeri në prokurori.
27 Qershor, 07:54 -
Dita e 8-të e rinumërimit/ Hapen kutitë e Kavajës, Meta pretendoi për ‘trafikim’ votash! PD humb 594 vota që s'i takonin, PS 377
Dita e tetë e rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Rivlerësimi nuk ndryshon deri më tani asnjë rezultat, por ka shkaktuar pakënaqësi te disa kandidatë, të cilët janë shprehur se KAS po ua kthen votat në të pavlefshme.
26 Qershor, 08:53 -
Rinumërimi/ Valteri në ‘Repolitix’: Gabimet janë minimale! Çaça: PD s’u beson numëruesve të saj! Muça: Zgjidhja është numërimi elektronik
Për Halit Valterin deri më tani është parë se gabimet e gjetura nga rinumërimi janë minimale. Ai tha se PS do të fitonte sërisht përballë kësaj opozitë që kemi sot. Avokati Përparim Çaça tha se PD me kërkesën për rinumërimin e votave tregoi se nuk u beson numëruesve të saj dhe ja beson votën KQZ që ta rinumërojë.
25 Qershor, 22:33 -
Alibeaj për Report Tv: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut, PD i shiti zgjedhjet
Enkelejd Alibeaj tha se rinumërimi i votave është një justifikim banal nga Sali Berisha për humbjen e thellë në zgjedhjet e 11 majit dhe se opozita i ka shitur ato që më parë, duke e komprometuar veten. Ai theksoi se shqiptarët dhanë një mesazh të qartë se nuk i besojnë më PD-së dhe Berishës.
25 Qershor, 19:31 -
-
Rinumërimi 'zbraz' kutitë e kandidatëve! Përplasja për votat e pavlefshme, manuali i KQZ dhe standardi i KAS (Rreziku për Durrësin e Fierin)
Një vendim i KAS për të quajtur të vlefshme vetëm votat e kandidatëve kur shenjat janë brenda kutisë dhe asnjë shenjë tjetër, po heq shumë vota preferenciale. Në Tiranë duket se ky standard, s’po ndikon, por në qarqet e Durrësit dhe Fierit mund të ndryshojë mandate. Më 11 maj, komisionerët patën në duar një manual të KQZ me shumë shembuj se kur një votë duhej shpallur ose jo e pavlefshme, dhe rinumërimi po nxjerr në pah, se modelet e shumta kanë krijuar interpretime të ndryshme
25 Qershor, 15:43 -
Braho i përgjigjet Braçes: Nëse PS ka pretendime, t’i kërkojë KAS që votat me shenjën e organeve gjenitale të shpallen të vlefshme! S'ka trafikim
Anëtari i KAS, Ledio Braho, i propozuar nga PD, doli për procesin e rinumërimit në qarkun e Tiranës. Braho u pyet nga gazetarët edhe për rastin e Braçes, i cili prej dy d
25 Qershor, 12:35 -
Eduard Zaloshnja: Rinumërimet masive të votave pa indicie domethënëse nuk duhet të përsëriten
Në Kodin Zgjedhor parashikohet hapja automatike e 10% të kutive me përzgjedhje krejtësisht rastësore, si masë parandaluese ndaj keqnumërimit të numëruesve. Në qoftë se në ndonjë tabelë numërimi konstatohen keqnumërime të njëanëshme, parashikohen akuza penale ndaj numëruesve.
25 Qershor, 12:26 -
Alimehmeti pakënaqësi me rinumërimin, publikon foton e një flete votimi: U konsiderua abuzivisht e pavlefshme
Edhe Alimehmeti ka shprehur pakënaqësi për procesin e rinumërimit. Teksa ka publikuar një fletë votimi, ai shtron pyetjen nëse vota është në të vërtetë e pavlefshme siç e ka shpallur KAS.
25 Qershor, 11:45 -
Braçe publikon fotot: Nëse KAS mendon se kam blerë vota, ta thotë me vendim! Fleta me mënyrën e pazakontë të votimit
Në një tjetër reagim, Braçe publikon disa foto të fletëve të votimit të shpallura të pavlefshme dhe disa të manualit të KQZ për mënyrën se si duhet plotësuar. Një ditë më parë ai akuzoi se votat po ia kthenin në të pavlefshme.
25 Qershor, 10:22 -
Dita e 7/ Rinumërimi për Tiranën vijon me të njëjtin ‘trend’, hapen 939 kuti! PD 502 vota që s’i takonin, PS 334 vota! Braho: S'ka trafikim
Përfundoi në ditën e shtatë procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, ku u hapën 73% e kutive. Zbulohen vetëm gabime të vogla, pa ndikim për mandatet. PD-ja kryeson me 502 vota që nuk i takonin, ndërsa PS ka 334 vota.
25 Qershor, 08:14 -
Ervis Iljazaj: Opozita po legjitimon procesin zgjedhor nëpërmjet rinumërimit
Qeveria dhe Edi Rama, me sa duket ishin të parët që u intereson rinumërimi. Të bindur se aty nuk ka asnjë provë të deformimit të rezultatit, qeveria e lejoi rinumërimin pa më të voglin hezitim sepse i intereson. I intereson në sytë e opinionit publik, por edhe në sytë e ndërkombëtarëve për të legjitimuar fitoren e tyre të thellë.
24 Qershor, 22:47 -
Rinumërimi i votave për Tiranën/ Koli Bele: Deri të hënën përmbyllim procesin! A u ‘vodhën’ vota? KAS nuk është organ hetimor
Në një prononcim për mediat nga qendra e rinumërimit të votave për Tiranën, anëtari i KAS Koli Bele tha se deri të hënën pritet që të kenë përfunduar të gjithë procesin. I pyetur nëse nga kutitë e rihapura deri më tani, konstatimi i votave të pamerituara në favor
24 Qershor, 14:15