-
Ruçi takon ambasadorin e Malit të Zi: Bashkëpunimi mes dy vendeve, garant për paqen në rajon
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadorin e Malit të Zi, Dušan Mrdovic, me rastin e mbarimit të mandatit të tij në Shqipëri. Siç njofton zyra e shtypit, kryetari Ruçi, vlerësoi bashkëpunimin e marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, si marrëdhënie partneriteti dhe fqinjësie të mirë, të cilat shërbejnë si një shembull referues në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.
22 Tetor 2019, 16:29