-
Breshëri mbi policinë, terrorizoi Gjirokastrën, RENEA vret ushtarin ekstremist grek (Zhvillimet)
Forcat RENEA kanë ekzekutuar ushtarin ekstremist grek Konstantinos Kacifas, i cili paraditen e sotme, i veshur me rroba ushtarake greke, qëlloi me armë ndaj policisë shqiptare në Bularat të Gjirokastrës. Pas disa orësh rezistencë me armë, RENEA ka eliminuar 35 vjeçarin grek me një plumb në kokë dhe një në gjoks. Shpëtojnë fatmirësisht efektivët.
28 Tetor 2018, 12:10