-
-
-
-
Kontrolle të rrepta në Kakavijë, pjesë e tyre Gjovalin Loka dhe një drejtor policie nga grekët
Për të shmangur hyrjen e ekstremistëve të tjerë, në pikën kufitare të Kakavijës çdo person që ka hyrë në të dyja anët e kufirit i është nënshtruar kontrolleve të imtësishme dhe nën masa të rrepta sigurie.
8 Nëntor 2018, 10:50 -
-
Në Bularat mbërrijnë grekët, Ministria e Punëve të Jashtme: Tregoni përmbajtje dhe respekt
Në Bularat kanë mbërritur autobusët e parë me grekë, disa prej të cilëve mbajnë veshur flamuj të kishës ortodokse. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Qytetarëve u ka bërë thirrje që të tregojnë përmbajtje dhe respekt.
8 Nëntor 2018, 10:17 -
-
Kaçifas varroset në Bularat, 44 ekstremistë grekë kthehen mbrapsht nga policia shqiptare në Kakavije
Kostandinos Kacifas është përcjellë për në banesën e fundit. Ceremonia mortore është zhvilluar mesditën e sotme në fshatin Bularat, ndërsa të pranishëm ishin mbi 1500 nacionalistë grekë që kishin udhëtuar nga vendi fqinj në drejtim të Gjirokastrës. 35-vjeçari është përcjellë drejt banesës së fundit i veshur me rroba ushtarake, ndërsa kortezhi mortor është paraprirë nga një flamur gjigand i vendosur në qendër të fshatit dhe thirrje: Kaçifas, je i pavdekshëm! Policia shqiptare ka kthyer sot mbrapsht rreth 44 huliganë, ndërkohë që janë arrestuar dy ekstremistë grekë, njëri prej tyre, Babis Karathanos, eksponent i Agimit të Artë, dyshohet se kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.
8 Nëntor 2018, 07:41 -
-
Varrimi i Kaçifas, ekstremistët grekë nisen për në Bularat, denoncimi: Qëllohet me gurë autobusi i linjës Athinë-Tiranë (Video)
Mediat greke raportojnë se nga shteti fqinj janë nisur mbi 9 autobusë me anëtarë të grupeve ekstremiste greke të cilët do të marrin pjesë në këtë ceremoni. Ndërkohë që një tjetër denoncim ka ardhur në redaksinë e Report Tv, ku një shofer autobusi ka thënë se është qëlluar me gurë autobusi i linjës Athinë-Tiranë.
7 Nëntor 2018, 21:49 -
-
-
Funerali i ekstremistrit grek, Bashkia e Dropullit: Duam që t'ja paguajmë ne shpenzimet
Konstantinos Kacifa u vra nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe për këtë arsye RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.
7 Nëntor 2018, 14:22 -
-
-
Kthehet tek familja trupi i Kaçifas, minoritari grek do të varroset nesër i veshur me rroba ushtarake (VIDEO)
Familjarët e Kaçifas kanë udhëtuar gjatë natës drejt Tiranës për të tërhequr trupin e 35-vjeçarit. Trupi i pajetë i minoritarit grek ndodhej prej 11 ditësh në morgun e QSUT-së në Tiranë, pas kërkesës së familjarëve për një ekspertizë mjeko-ligjore në kryeqytet, pasi nuk i besonin asaj të Gjirokastrës.
7 Nëntor 2018, 08:18 -
Vrasja e ekstremistit grek, ish-ministri i Greqisë: U vra në Shqipërinë e Jugut dhe jo në Epirin e Veriut
Në një periudhë kur në shtetin fqinj shumë media dhe një pjesë e politikës e cilëson 35-vjeçarin minoritar, Kostandinos Kaçifas, si hero që mbronte tokën greke të Epirit të Veriut, edhe pse ai u vra nga policia shqiptare, pasi rrezikoi jetën e efektivë duke i qëlluar me kallashnikov, një ish-ministër që aktualisht është deputet në parlamentin grek del kundër rrymës.
6 Nëntor 2018, 21:30 -
Prokuroria vendosi kthimin e trupit tek familja, reagon për herë të parë Janullatos: Të varroset sipas traditës
Pas vendimit të prokurorisë për të kthyer në shtëpi trupin e ekstremistit grek të vrarë në Bularat, ka folur për herë të parë kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
6 Nëntor 2018, 19:35 -
Prokuroria: Trupi i Kaçifas i kthehet familjes. Flet Janullatos: Varrimi, sipas traditave fetare
Report Tv ka mësuar se prokurori ka firmosur vendimin që i hap rrugë varrosjes së trupit të Kacifas 8 ditë pas vrasjes. Reagon për vrasjen edhe kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili kërkon që trupi të varroset sipas traditave fetare. Janullatos shton se duhet t'i jepet fund zhurmave, marrë shkas nga reagimet që vijnë nga të dy vendet për ngjarjen.
6 Nëntor 2018, 17:44 -
Sot trupi i Kaçifas i kthehet familjes, mbi 2 mijë grekë pritet të vijnë për funeralin e tij
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pranuar ditën e djeshme kërkesën zyrtare nga familjarët e Konstandinos Kaçifas për tërheqjen e trupin nga morgu. Mediat greke shkruajnë se drejt Shqipërisë, ditën e sotme, do të udhëtojnë mbi 2 mijë persona për të marrë pjesë në funeralin e Konstandinos Kaçifas.
6 Nëntor 2018, 07:42
