-
Deklaratat e Metës për Bularatin, prindërit e Kaçifas: Po na ushtrojnë presion, duan që të jetojmë me frikë
Pas deklaratave të presidentit të vendit, Ilir Meta se shërbimet shqiptare duhet të jenë të përgatitura, pasi mund të ketë të tjera provokime pas vrasjes së ekstremistit grek Konstantinos Kaçifas, një reagim ka ardhur edhe nga prindërit e minoritarit. Në një prononcim për mediat greke ata janë shprehur se autoritetet shqiptare duan që minoriteti të jetojë me frikë.
18 Nëntor 2018, 10:52 -
Bust dhe rrugë me emrin e Kaçifas në qytetin e Argosit, kryebashkiaku: Hero modern
Qytetit i Argos do të vendosë një bust në nder të ekstremisitit grek, Konstandinos Kaçifas, të vrarë në Bularat të Gjirokastrës nga forcat RENEA. Përveç bustit, emri i Kaçifas do t'i vendoset edhe një rruge.
15 Nëntor 2018, 18:10 -
Paskal Milo tek ‘5 pyetjet’: Vrasja e ekstremistit grek mund të ishte shmangur
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo”, ka folur mbi ngjarjen e Bularatit, ku një ekstremist grek u vra pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA. Milo në fjalën e tij, u shpreh se kjo ngjarje mund të ishte shmangur me disa persona që mund të kishin negociuar me 35-vjeçarin Kaçifas.
12 Nëntor 2018, 21:39 -
52 ekstremistët grekë 'non grata', historiani Llalla: Erdhën të armatosur, duhej të mbaheshin në burg
Historiani Arben Llalla e ka cilësuar vendimin për shpalljen e 52 ekstremistëve grekë si 'non grata' si një lëvizje të butë nga ana e shtetit shqiptar. Ai theksoi se ceremonia mortore e ekstremistit grek Konstandinos Kacifas po e agravon situatën midis Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo e fundit, sipas tij, po e shndërron ushtarin grek në një hero dhe po përpiqet ta shfrytëzojë situatën për të evokuar një luftë që ka si synim bashkimin e jugut të Shqipërisë me Greqinë.
9 Nëntor 2018, 18:46 -
Varrimi i Kaçifas, Rama: Greqia më sulmon se i hodha benzinë zjarrit, në Shqipëri se pranova në heshtje përdhosjen e vendit
Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një statusi në Twitter ka reaguar mbi ngjarjen e djeshme në Bularat, kur edhe u varros ekstremisti grek i vrarë nga focat RENEA, Konstandinos Kaçifas.
9 Nëntor 2018, 11:09 -
Ja çfarë Greqia dhe FIFA ndalojnë dhe çfarë Shqipëria toleron (FOTO)
Tre ngjarje nacionaliste, në Greqi u ndëshkuan ushtarakët shqiptarë pse bënë simbolin e shqiponjës, FIFA dënoi Shaqirin dhe Xhakën, ndërsa në Shqipëri edhe pse lëshohen thirrje të forta nacionaliste antishqiptare nga qarqet greke, ekspozohen flamuj të të ashtuquajturit Vorio-Epir dhe nuk ndodh asgjë.
8 Nëntor 2018, 20:56 -
Kryeministri Tsipras reagon pas varrimit të Kaçifas: Bëmë sa mundëm për Kaçifas, dialogu me Shqipërinë do të vazhdojë
Kryeministri grek ka reaguar pas ceremonise mortore të ekstremistit Kostandinos Kaçifa. Aleksis Tsipras është shprehur se kjo gjë nuk duhet të ndikojë në strategjinë për t’u afruar më Shqipërinë.
8 Nëntor 2018, 19:54 -
'Kaçifa', kalim të paligjshëm kufiri e thirrje antishqiptare, antiterrori ndalon ekstremistin grek dhe 13 të tjerë (Emrat)
Në ceremoninë mortore të Konstandin Kaçifës morën pjesë 1500 persona të ardhur me autobusë nga Greqia dhe të identifikuar si ekstremistë. Mes të arrestuarve është edhe ekstremisti i njohur Babis-Harallambos Karathanos si dhe tre minoritarë të tjerë. Ata bllokuan edhe rrugën Gjirokastër-Kakavijë, në hyrje të fshatit Bularat. Ndërkohë që 14 persona janë shoqëruar në komisariatin e Policisë në Gjirokastrës.
8 Nëntor 2018, 17:02 -
Protestuesit grekë bllokojnë aksin Gjirokastër-Kakavijë, pas insistimit të Report Tv, reagon Policia e Shtetit (Video)
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, i kërkoi drejtorit të Rendit në Polici, Gjovalin Loka që policia të ndërhynte për të stabilizuar situatën, pasi një qytetar bllokoi rrugën dhe luante rolin e policit rrugor.
8 Nëntor 2018, 16:49 -
‘Kaçifa’, ekstremistët grekë bllokojnë rrugën Gjirokastër-Kakavijë (FOTO+VIDEO)
Pas ceremonisë mortore të zhvilluar në fshatin Bularat të Dropullit, ekstremistët me flamuj grekë dhe ata të Kaçifas kanë zbritur në aksin nacional dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin nacional.
8 Nëntor 2018, 16:25 -
'Krimi yt i vetëm është se e doje shumë Greqinë', si u përcoll në banesën e fundit ekstremisti grek Kaçifas
Ekstremisti grek Konstadinos Kaçifas është përcjellë në banesën e fundit, rreth orës 2:45. Në momentin e uljes së arkivollit në dhe, të pranishmit e kanë përcjellë me duartrokitje dhe në heshtje.
8 Nëntor 2018, 14:21 -
Ceremonia mortore e ekstremistit grek, Ngjela: Turpi grek i Bularatit, thjesht ca të çmendur që bërtasin
Ekstremisti grek Konstantinos Kacifas u varros këtë të enjte në Bularat të Gjirokatrës, në një ceremoni ku mbizotëruan thirrjet raciste dhe flamujt e shtetit fqinj. Ndaj varrimit që iu bë ushtarit, ka reaguar Spartak Ngjela. Ai e ka cilësuar ceremoninë mortore të Kacifasit si turpin grek.
8 Nëntor 2018, 14:38 -
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule nga Bularati: Të dalë e vërteta, është me rëndësi jetike
I pranishëm në Bularat është edhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjeli Dule. Për mediat shqiptare që ndodhen në fshat ai dha një prononcim të shkurtër ku edhe bëri thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
8 Nëntor 2018, 12:49 -
Kontrolle të rrepta në Kakavijë, pjesë e tyre Gjovalin Loka dhe një drejtor policie nga grekët
Për të shmangur hyrjen e ekstremistëve të tjerë, në pikën kufitare të Kakavijës çdo person që ka hyrë në të dyja anët e kufirit i është nënshtruar kontrolleve të imtësishme dhe nën masa të rrepta sigurie.
8 Nëntor 2018, 10:50 -
Në Bularat mbërrijnë grekët, Ministria e Punëve të Jashtme: Tregoni përmbajtje dhe respekt
Në Bularat kanë mbërritur autobusët e parë me grekë, disa prej të cilëve mbajnë veshur flamuj të kishës ortodokse. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Qytetarëve u ka bërë thirrje që të tregojnë përmbajtje dhe respekt.
8 Nëntor 2018, 10:17 -
Kaçifas varroset në Bularat, 44 ekstremistë grekë kthehen mbrapsht nga policia shqiptare në Kakavije
Kostandinos Kacifas është përcjellë për në banesën e fundit. Ceremonia mortore është zhvilluar mesditën e sotme në fshatin Bularat, ndërsa të pranishëm ishin mbi 1500 nacionalistë grekë që kishin udhëtuar nga vendi fqinj në drejtim të Gjirokastrës. 35-vjeçari është përcjellë drejt banesës së fundit i veshur me rroba ushtarake, ndërsa kortezhi mortor është paraprirë nga një flamur gjigand i vendosur në qendër të fshatit dhe thirrje: Kaçifas, je i pavdekshëm! Policia shqiptare ka kthyer sot mbrapsht rreth 44 huliganë, ndërkohë që janë arrestuar dy ekstremistë grekë, njëri prej tyre, Babis Karathanos, eksponent i Agimit të Artë, dyshohet se kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.
8 Nëntor 2018, 07:41 -
Varrimi i Kaçifas, ekstremistët grekë nisen për në Bularat, denoncimi: Qëllohet me gurë autobusi i linjës Athinë-Tiranë (Video)
Mediat greke raportojnë se nga shteti fqinj janë nisur mbi 9 autobusë me anëtarë të grupeve ekstremiste greke të cilët do të marrin pjesë në këtë ceremoni. Ndërkohë që një tjetër denoncim ka ardhur në redaksinë e Report Tv, ku një shofer autobusi ka thënë se është qëlluar me gurë autobusi i linjës Athinë-Tiranë.
7 Nëntor 2018, 21:49 -
Funerali i ekstremistrit grek, Bashkia e Dropullit: Duam që t'ja paguajmë ne shpenzimet
Konstantinos Kacifa u vra nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe për këtë arsye RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.
7 Nëntor 2018, 14:22 -
Kthehet tek familja trupi i Kaçifas, minoritari grek do të varroset nesër i veshur me rroba ushtarake (VIDEO)
Familjarët e Kaçifas kanë udhëtuar gjatë natës drejt Tiranës për të tërhequr trupin e 35-vjeçarit. Trupi i pajetë i minoritarit grek ndodhej prej 11 ditësh në morgun e QSUT-së në Tiranë, pas kërkesës së familjarëve për një ekspertizë mjeko-ligjore në kryeqytet, pasi nuk i besonin asaj të Gjirokastrës.
7 Nëntor 2018, 08:18 -
Vrasja e ekstremistit grek, ish-ministri i Greqisë: U vra në Shqipërinë e Jugut dhe jo në Epirin e Veriut
Në një periudhë kur në shtetin fqinj shumë media dhe një pjesë e politikës e cilëson 35-vjeçarin minoritar, Kostandinos Kaçifas, si hero që mbronte tokën greke të Epirit të Veriut, edhe pse ai u vra nga policia shqiptare, pasi rrezikoi jetën e efektivë duke i qëlluar me kallashnikov, një ish-ministër që aktualisht është deputet në parlamentin grek del kundër rrymës.
6 Nëntor 2018, 21:30 -
Prokuroria vendosi kthimin e trupit tek familja, reagon për herë të parë Janullatos: Të varroset sipas traditës
Pas vendimit të prokurorisë për të kthyer në shtëpi trupin e ekstremistit grek të vrarë në Bularat, ka folur për herë të parë kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
6 Nëntor 2018, 19:35 -
Prokuroria: Trupi i Kaçifas i kthehet familjes. Flet Janullatos: Varrimi, sipas traditave fetare
Report Tv ka mësuar se prokurori ka firmosur vendimin që i hap rrugë varrosjes së trupit të Kacifas 8 ditë pas vrasjes. Reagon për vrasjen edhe kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili kërkon që trupi të varroset sipas traditave fetare. Janullatos shton se duhet t'i jepet fund zhurmave, marrë shkas nga reagimet që vijnë nga të dy vendet për ngjarjen.
6 Nëntor 2018, 17:44 -
Sot trupi i Kaçifas i kthehet familjes, mbi 2 mijë grekë pritet të vijnë për funeralin e tij
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pranuar ditën e djeshme kërkesën zyrtare nga familjarët e Konstandinos Kaçifas për tërheqjen e trupin nga morgu. Mediat greke shkruajnë se drejt Shqipërisë, ditën e sotme, do të udhëtojnë mbi 2 mijë persona për të marrë pjesë në funeralin e Konstandinos Kaçifas.
6 Nëntor 2018, 07:42