-
Vrau pronarin e lavazhit në Sarandë, ekstradohet nga Italia, Keivi Hysa
Ekstradohet nga Italia 28 vjeçari nga Kurbini Keivi Hysa, i akuzuar për vrasjen e një biznesmeni në Sarandë, ngjarje kjo e ndodhur më 10 Korrik të 2015-ës. I riu u arrestua një vit më parë në Itali, ku fshihej me një pasaportë me identitet të ndryshuar, ndërsa krimi 4 vite më parë ndodhi për motive të dobëta, pas një sherri në lokal. Në atë kohë, në krim morën pjesë 6 persona, por vetëm 3 prej tyre mundën të prangoseshin në kohë nga policia.
26 Tetor 2019, 16:11