Vrau pronarin e lavazhit në Sarandë, ekstradohet nga Italia, Keivi Hysa

Keivi Hysa, 28-vjeçari nga Kurbini, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të ndodhur 4 vite më parë në Sarandë është ekstraduar nga Italia.

Hysa u arrestua një vit më parë në Itali, ndërsa fshihet në shtetin fqinj me një tjetër identitet. Në vitin 2015, Gjykata e Sarandës ka caktuar për të masën e arrestit me burg në mungesë, duke e akuzuar për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Në Korrik të 2015-ës, Hysa së bashku me disa miq të tij kishte shkuar në qytetin e Sarandës për pushime, por në një lokal u përfshi në sherr me Edmond Mehmetin, i njohur edhe me emrin Edmond Theodhor. Por, një ditë pas sherrit, ky i fundit mbeti vrasrë brenda makinës së tij.

Në atë kohë, Policia e Sarandës raportoi se sherri në lokal kishte ndodhur mes 32 vjeçarit Mehmeti, një biznesmen ky në qytetin bregdetar, pronar i një lavazhi, së bashku me shtetasi Keivi Hysa dhe xhaxhain e tij, Gani Hysa për motive të dobëta. Pas sherit, xhaxha e nip vunë në djeni edhe 23-vjeçarin Eljon Hysa nga Gjormi i Krujës dhe shokët e tij Enkeled Hysa, Ajman Zyba nga Laçi dhe Ylli Reçi nga Gjormi i Krujës dhe së bashku e kanë kërkuar viktimën nëpër qytet dhe sapo e kanë parë, kanë rrethuar mjetin e tij dhe kanë thyer xhamat me shkop bejsbolli dhe me qytën e pistoletës, ku pas kësaj njëri prej autorëve, i identifikuar si Eljon Hysa qëllon me pistoletë ndaj Edmond Mehmetit, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas krimit, të gjithë autorët u larguan nga qyteti i Sarandës, por vetëm 3 prej tyre mundën të binin në pranga vetëm pak ditë pas vrasjes, Enkelejd Hysa, Ylli Reçi dhe Ajman Zyba.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare