-
Laç- Shiste sende të vjedhura nga i vëllai që 'plaçkiste' banesat e gjermanëve, arrestohet polici (FOTO)
Një punonjës policie nga Laçi ka rënë në prangat e policisë pasi shiste sende të vjedhura nga i vëllai në Gjermani. Në pranga ka rënë Ernest Imeri 32 vjeç, me detyrë punonjës policie në Seksionin e Policisë Rrugore, pranë DVP Lezhë. Ndaj tij kishte nisur një hetim që nga viti 2018, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.
30 Tetor 2019, 09:25