-
Një 'yll' i ngjizur nga lidhja me kushëririn...Gruaja rrëfen në 'Pa Gjurmë' : Si e fsheha 9 muaj shtatzëninë dhe momenti kur braktisa vajzën
Në puntatën e sotme të emisionit "Pa Gjurmë" në Report TV u trajtua historia e një 40-vjeçare, me pseudonimin "Ana" (i vendosur nga "Pa Gjurmë" për të mos u identifikuar) dhe lidhjen e saj dashurore me kushëririn, fryt i së cilës ishte dhe një vajzë. "Ana" tregoi të gjithë historinë prekëse, gati-gati të pabesueshme, që nga fshehja e shtatzënisë, ku familja e mësoi në muajin nëntë, tentativat e herëpashershme për t'u vetëvrarë nga turpi, "shpëtimin" nga motra e saj dhe në fund braktisjen e fëmijës në spital, kur e takoi vetëm një herë. Megjithatë, në dosje janë lënë të dhëna që mbajnë ndezur dritën jeshile për ta gjetur vajzën.
30 Tetor 2019, 18:16