Një 'yll' i ngjizur nga lidhja me kushëririn...Gruaja rrëfen në 'Pa Gjurmë' : Si e fsheha 9 muaj shtatzëninë dhe momenti kur braktisa vajzën

PA GJURMË- Në puntatën e sotme të emisionit "Pa Gjurmë" në Report TV u trajtua historia e një 40-vjeçare, me pseudonimin "Ana" (i vendosur nga "Pa Gjurmë" për të mos u identifikuar) dhe lidhjen e saj dashurore me kushëririn, fryt i së cilës ishte dhe një vajzë.

Bëhet fjalë për vitet 2001, në qytetin e Shkodrës, aty ku opinioni i shoqërisë ishte shumë i rëndësishëm, aq sa të ndikonte në çdo vendim që merrte një familje. Pas 3-4 muajsh lidhje, "Ana", aso kohe vetëm 16-vjeç, mësoi se djali me të cilin kishte krijuar lidhje ishte kushëriri i saj dhe marrëdhënia e tyre nuk mund të vazhdonte më. Një histori dashurie që u ndërpre në mes, por më e keqja sapo kishte nisur. Kur ishte vetëm 3-muajshe, kuptoi që ishte shtatzënë. Aty filluan që të gjitha peripecitë e jetës së saj. Në studion e Report Tv, "Ana" tregoi të gjithë historinë prekëse, gati-gati të pabesueshme, që nga fshehja e shtatzënisë, ku familja e mësoi në muajin nëntë, tentativat e herëpashershme për t'u vetëvrarë nga turpi, "shpëtimin" nga motra e saj dhe në fund braktisjen e fëmijës në spital, kur e takoi vetëm një herë. Megjithatë, në dosje janë lënë të dhëna që mbajnë ndezur dritën jeshile për ta gjetur vajzën.

"Kur isha adoleshente dhe s'i mendoja gjëra. Kur mendohet, ka kaluar gjithçka dhe nuk kthehet më pas. Isha vetëm 16-vjeçe, pa bërë 18 linda gocën. Familja e djalit dhe e imja nuk e dinte që unë kisha një lidhje me këtë djalin. Ndenjëm rreth 2-3 muaj, u shkëputëm ku unë i tregova si isha unë, nuk duhet të vazhdoja se zbuluam sekretin dhe u shkëputën. Historia është se isha kushëri me të dhe nuk mundesha dot. Kur pyetëm njerëzit rreth e kuptuam se nuk mundeshim dot që të vazhdonin më shumë. Prandaj e braktisa fëmijët, nuk mund të rrisja dot një fëmijë, me atë kohë dhe me atë vend. Mirë që s'më vravi familja. Unë i kam thënë atij personi se jam shtatzënë dhe ai ishte në shkollë të mesme dhe për punë dy javësh la shkollën dhe u zhduk jashtë dhe nuk u pa më. Erdhi bëri fejesën, iku. Erdhi prap u martua dhe iku se i thashë unë 'ik se do të të vrasin". Familja e mori vesh në fund, askush  nuk e ka kuptuar që unë isha shtatzënë, nuk bija në sy. Motra e kuptoi 2 javë para se të sillja jetë fëmijën. Unë fillova të qaja dhe s'i tregoja dot. Kur e mori vesh babi, s'kishte ca bënte më. Për prindërit është diçka shumë e rëndë. Motra më mbështeti, mami se di a e mori vesh. Ika te shpia e motrës, erdhi babi më mori dhe më çoi te motra dhe s'më tha asnjë fjalë. S'doja që të bëheshim histori në lagje. E linda fëmijën në spital, s'kisha bërë asnjëherë eko, as gjilpërë vetëm e dija që isha shtatzënë. E kuptova kur isha 3-4 muajshe shtatzënë, s'ia thoja dot askujt. Kur më thonin për një punë, më vinte për të qarë. Kam pirë helm se doja të vdisja, ishte shumë turp, jeta ishte shumë e vështirë. Zoti më la që të sillja në jetë fëmijën. Kisha një nënë shumë krenare, s'kishte ndodhur kurrë një gjë e turpshme në shtëpi. Mami më ka gjetur disa herë në verandë, kam tentuar disa herë që të hidhem nga veranda, por më ka kapur mami në derë "i thoja dola të marr ajër". Mami s'ma ka zënë kurrë në gojë. Kur erdhi motra, ishte një sherr shumë i madh në shtëpi, nuk e di a ishte për mua. Ai djalë jeton sot në Angli, është i martuar dhe ka ndërtuar një familje atje. Jam menduar disa herë. Kam menduar që të hidhem nga ura, kur po shkoja të lindja, por më ka ndihmuar kunati. S'e kisha problem që e kisha me kushëririn, thoja si do shkojë unë te shpia "nga e shëndosh kaloja e dobët" ca do më thonë të tjerët. Jam detyruar që të rri te mora dy muaj, ka shpikur se isha e sëmurë dhe prandaj rashë nga pesha. Motra e kishte shumë të vështirë të linim fëmijën, flokë të kuq kacurrela më thoshte doktoresha. I thashë "ma sill pak sa t'i vë dorën në trup, i thashë "o zot të kesh fat, veç të mira të keq", tregon ajo mes lotëve dhe pamundësisë për t'u kthyer pas në kohë në ato momente shumë të vështira.

Kur lindi fëmija, një vajzë bukuroshe me flokë të kuqe, kuptoi se ato që kishte kaluar nuk ishin asgjë. Vetëm një herë e ka mbajtur në duar vajzën, sepse në maternitet e kishte të qartë që kishte shkuar për ta lindur, por nuk do të kthehej në shtëpi më fëmijën në dorë. "Ana" ka bërë kërkimet vetë dhe vetëm para katër muajsh ka zbuluar se fëmija kishte shkuar në fshatin SOS dhe më pas ishte birësuar.

"I kisha fiksuar zërin dhe natën kur e dëgjoja e kuptoja që ishte ajo. Kur dola, tentova që ta takoja, por motra më tha "mos shko, se do më bjerë të fik dhe ti do bëhesh ke". E hapa derën, e shikova dhe nga e qara nuk u afrova dot afër krevatit. E pashë nga larg dhe u largova. S'e kisha menduar emrin, përshtati shkronjat e mia dhe vendosa emrin. E lashë me dëshirën time vajzën e aty. Do bëjmë pesë fotografi që t'i ketë fëmija tek dosja e saj lashë dhe emrin. Afërdita , mjekja që më ndihmoi për ta lindur më tha "do vish ta takosh dhe vetëm me emrin tënd". Shkova në spital, por s'e takova dot. Fëmija më thanë që ka shkuar në fshatin SOS dhe më pas është birësuar. Kam katër muaj që mësova se fëmija është birësuar. Nuk kam shkuar në fshatin SOS, por ato nuk më jepnin "është në Itali, është shumë mirë". Por unë doja ta takoja, t'i dëgjoja emrin. Mund të jenë edhe gënjeshtra", tregon "Ana".

Marrëdhënia e nënën e saj ka qenë më kritikja dhe ajo që e ka përjetuar më tepër këtë vuajtje, për të cilin "Ana" është e bindur se kishte bërë një gabim. Për të humbur çdo gjurmë nga ajo ngjarje dhe të tjerët të mos e kuptojnë, familja e saj me të djalit kanë ende  "hyrje-dalje".

"Më ka rritur me vuajtje, prandaj ndoshta nuk më braktisën, ma falën këtë gabim që kisha bërë. Mami kur u ktheva ishte e tjetërsuar, ishte rënduar shumë psikologjikisht. Krejt familja e tronditur. Prindërit e djalit nuk dinë asgjë, vetëm djali e dinte se kishim frikë se do zbulohej", u shpreh Ana.

Jeta e saj ka marrë një tjetër kthesë. Tashmë "Ana" tregon se nuk ka asnjë problem, është e martuar dhe ka fëmijë. Frika se mund të shkatërrohet kjo familje ka bërë që këtë sekret të mos ia thotë bashkëshortit, por jo vajzës. Ajo e kishte kuptuar sepse sa herë që shihte emisionin 'Pa gjurmë" bëhej shumë keq dhe për këtë u detyrua t'ia tregonte dhe vajzës, nga e cila mori një dritë jeshile që të vazhdonte kërkimet për t'i gjetur motrën e saj.

"Jam e martuar tani. Nuk ia them dot këtë sekret se është shumë i dashur ndaj meje, prishet familja. Edhe atij i vjen turp të dalë një turp. Nuk doja që t'i bëhet probleme se ka një nuse që ka sjellë në jetë një person tjetër. Vetëm vajzës ia kam treguar. Ndiqja historitë në "Pa Gjurmë" dhe bëhesha keq dhe atëherë e kuptoi vajza dhe ia thashë. Vetëm qante, "më thoshte ec përpara me këtë histori, ta takojmë vetëm unë e ti", tha "Ana".

Në fund, ajo e mbyll me një mesazh për vajzën, me shpresën se ajo mund ta ketë parë në emision.

"Nuk i hyj kurrë në jetën e saj, vetëm dua ta përqafoj të fëmijës sime që e lashë duke qarë, që s'mund ta puthja, por i vura vetëm dorë në trup", është ky mesazhi i "Anës"

Informacionet e gjetura  mbi rastin e "Anës"
Nga detajet e dhëna nga "Ana", gjatë transmetimit "Live", redaksia e emisionit "Pa gjurmë" në Report Tv arriti të mësojë se vajza ka qëndruar për një kohë të gjatë në shtëpinë e foshnjës të fshatit SOS dhe më pas ka kaluar në një tjetër shtëpi fëmije në " Hannah Dhe Rozafa" në Sauk. Vajza ka emër të ngjashëm me nënën e saj dhe në dosje ka edhe 5 foto të saj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja