-
Atentati ndaj prokurorit/ U zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, arrestohet kushëriri i deputetit të PS!
Prokuroria ngre akuzat për autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja ku mbetën të plagosur bashkë me të edhe shoferi dhe i forti i Sukthit, Landi Muharremi, “vrasja e funksionarëve publikë”, duke faktuar se shënjestër e atentatorëve ishte pikërisht prokurori. Me provat e sekuestruara në makinën e padjegur që braktisën autorët, policia gjen në një nga gjurmët e gishtërinjve të Redjan Rrajës, me banim në Nikël të Fushë-Krujës, duke e cilësuar si një nga autorët e dyshuar që ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj makinës së prokurorit në mbikalimin e Shkozetit. Redjan Rraja, kushëriri i deputetit Rrahman Rraja. Ngjarjet e tjera të bujshme ku është përfshirë: "Xhisiela Maloku" dhe atentati ndaj Elton Çiços.
5 Nëntor 2019, 10:23