-
Ngacmimi seksual, Placido Domingo anulon performancën në Lojërat Olimpike në Tokio 2020
Placido Domingo nuk do të këndojë në Lojërat Olimpike të Tokios 2020. Ai vendosi të anulojë performancën e tij të planifikuar për në prillin e ardhshëm. Në muajt e fundit, ylli 78-vjeçar i operës është akuzuar për ngacmim seksual nga rreth njëzet gra. Domingo gjithmonë ka mohuar akuzat duke pretenduar se ato ishin marrëdhënie konsensuale.
8 Nëntor 2019, 10:06