Ngacmimi seksual, Placido Domingo anulon performancën në Lojërat Olimpike në Tokio 2020

Ngacmimi seksual, Placido Domingo anulon performancën në Lojërat Olimpike në Tokio 2020

Placido Domingo nuk do të këndojë në Lojërat Olimpike të Tokios 2020. Ai vendosi të anulojë performancën e tij të planifikuar për në prillin e ardhshëm. Në muajt e fundit, ylli 78-vjeçar i operës është akuzuar për ngacmim seksual nga rreth njëzet gra. Domingo gjithmonë ka mohuar akuzat duke pretenduar se ato ishin marrëdhënie konsensuale. 

"Pas shqyrtimit të kujdesshëm, vendosa të mos marr pjesë në Kabuki-Opèra për shkak të kompleksitetit të projektit," tha tenori, cituar në një deklaratë të Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike dhe Paralimpike në Tokio.

Deklarata nuk i referohet pretendimeve të ngacmimit seksual kundër tenorit 78-vjeçar, por Domingo tashmë është detyruar të braktisë disa koncerte (veçanërisht në Shtetet e Bashkuara) dhe një ceremoni çmimesh, përveç drejtimit të Shtëpisë së Operës në Los Angeles.

Domingo thotë se shpreson të ketë një mundësi të re për të performuar në të ardhmen e afërt me artistët Kabuki (një formë e teatrit japonez në të cilin luajnë vetëm burra), ku "shkrihen dy traditat teatrale që do të thotë bashkimi i dy kulturave në të njëjtën kohë, në harmoni të përsosur me frymën e Lojërave Olimpike ".

Sipas 'Associated Press', nëntë gra e kanë akuzuar tenorin se ishin ngacmuar nga ai që nga fundi i viteve 1980. Associated Press publikoi një shkrim të dytë më 7 shtator 2019, duke pretenduar se njëmbëdhjetë gra të tjera, gjithashtu pretendonin se ishin viktima të dhunës seksuale ushtruar nga Domingo.

Placido Domingo është tërhequr më parë nga Opera Metropolitane në New York. Orkestra e Filadelfias dhe Opera e San Francisko kanë anuluar shfaqjet e tyre të planifikuar për këtë sezon, dhe Opera Dallas anuloi një koncert të planifikuar për Mars 2020.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë