-
Tatim për të dy-punësuarit, preken dhe pagat e larta, Ibrahimaj: 24 mijë persona përfshihen nga ky vendim
Propozimi për të tatuar të dy-punësuarit për shumën e pagave që marrin nga punët që ushtrojnë, nuk prek vetëm individët që marrin nën 30 mijë lekë. Ky propozim që është pjesë e paketës fiskale 2020 penalizon edhe personat që paguhen mbi 30 mijë lekë. Me këtë propozim të ri nëse një i persona merr nga dy punë 150 mijë lekë do të paguaj tatim në masën e 23% dhe jo më 13%. Ky fakt është pranuar edhe nga drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj.
18 Nëntor 2019, 14:55