Ndryshimi i propozuar në ligjin “Për tatimin mbi të Ardhurat Personale”, për të tatuar individët e dy punësuar apo tre punësuar për totalin e të ardhurave, që marrin nga të gjitha punët, nuk do të prekë vetëm personat me paga nën 30 mijë lekë. Drejtoresha e Tatimeve ka sqaruar që, në rast se për shkak të ushtrimit të më shumë se një pune, kur vlera e të ardhurave arrin në mbi 140 mijë lekë, qytetari do të paguajë 23% tatim mbi të ardhurat, dhe jo më nga 13%.
“Kjo që është propozuar është që ju të paguani tatimin, siç paguani ju apo kushdo tjetër rast, siç paguan një individ i cili merr 70+80 mijë lekë. Pra kush merr 150 mijë lekë në varësi të fashave, do të paguajë detyrimin që është për t’u paguar sipas ligjit. Pra të ardhurat janë të dy individëve të barabarta. Ai që është i dy punësuar paguan më pak se ai që është i një punësuar” u shpreh Delina Ibrahimaj.
Paraprakisht numri i personave që preken nga kjo masë që pritet të ndërmerret arrin në 24 mijë, dhe që janë individë të profesioneve të ndryshme.
“Jo vetëm që kemi konstatuar që është burim shmangie fiskale por është edhe e padrejtë, pasi mund të krijojë kushte të pabarabarta mes individëve. Nga verifikimet e kryera në sistemin tonë, janë 24 mijë individë që janë të dy apo më shumë punësuar në individë të ndryshëm. Dhe janë të profesioneve të ndryshme si inxhinier, arkitekt, ekonomist pedagog konsulent apo kuzhinier” tha Ibrahimaj.
Ibrahimaj ka hedhur poshtë mundësinë që nga ky propozim të shtohet numri i të punësuarve në të zezë.
“Ne kemi intensifikuar kontrollet në terren dhe jemi duke u përqendruar tek punësimi i parregullt apo pagat, dhe jo vetëm ne por edhe Inspektorati i Punës” deklaroi drejtoresha e Tatimeve.
Propozimi i Këshillit të Ministrave për të tatuar në mënyrë progresive të dy-punësuarit dhe jo vetëm, është pjesë e Paketës Fiskale të vitit 2020, dhe po shqyrtohet në komisionet parlamentare.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68%
-
Të gabuar
21.9%
-
Nuk kam mendim
10.1%
Vota total: 845
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor 2024, 20:35
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor 2024, 14:25
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor 2024, 17:26
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor 2024, 16:05
-
Antikorrupsioni kalon në sitë sektorët më me risk, ekspertët: Kujdes me prokurimet, koncesionet dhe tatimet! (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:54
-
Sektori privat në kah të kundërt me qeverinë, uli pagat e punonjësve gjatë sezonit të verës
10 Dhjetor 2024, 14:25
-
Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!
3 Dhjetor 2024, 21:03
-
Tatimet: Gati të rimbursojmë profesionistët e lirë, saktësoni të dhënat e llogarive bankare
3 Dhjetor 2024, 14:45
-
Partia e Lirisë kërkon shtimin e mbi 45 mld lekëve për Buxhetin 2025! Xhixho: Depozituam 11 amendamente në Kuvend, buxheti i Ramës për oligarkët
28 Nëntor 2024, 18:27
-
Tedi Blushi: Kosova rriti pensionet 20% dhe pagat me 110 euro! Rama zero indeksim pagash dhe 170 lekë për pensionistët në buxhetin e 2025!
11 Nëntor 2024, 16:38
-
Tatimet: 9 mijë biznese rritën pagat! 37 mijë të tjera me risk për nëndeklarim, do përballen me gjoba nëse nuk i deklarojnë deri më 20 nëntor
7 Nëntor 2024, 13:15
-
Qindra portale 'fantazmë' në Shqipëri, Braçe: Dezinformojnë! Duhet një regjistër me çdo të dhënë të tyre
6 Nëntor 2024, 15:29