-
Dy anëtarët e PD në KAS vendosin rinumërim votash për qarkun e Tiranës, do hapen 1282 kuti! Rrëzohet ankimi i opozitës në 4 qarqe
PD shpreson t’i marrë një mandat Shehajt në Tiranë, ndërsa rinumërimi i shërben edhe kandidatëve që u ndanë me pak vota nga njëri-tjetri. Të mërkurën hapen 44 kuti të qarkut të Dibrës, pas pretendimeve të Xhemal Gjunkshit se iu vodhën votat. Rrëzohen ankimet e PD për pavlefshmëri të rezultatit në Kukës, Korçë, Lezhë e Gjirokastër.
5 Qershor, 13:10 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Kërkoi pavlefshmëri të rezultatit në Kukës, KAS rrëzon ankimin e PD: S'keni prova
KAS ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për pavlefshmëri dhe rivotim në qarkun e Kukësit, duke vlerësuar se mungojnë provat për manipulime. Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit mbetet i pandryshuar. PD me 2 mandate dhe PS me 1 mandat.
5 Qershor, 10:21 -
‘Treni bullgar’ nuk u gjet as në magazinat e KQZ në Vaqarr! Hapen 233 kuti për 11 qarqet, 99 mijë fletët e papërdorura ishin atje
KQZ hapi 233 kuti materialesh zgjedhore nga 11 qarqe, për të parë nëse aty ndodheshin apo jo 99 mijë fletët e votimit që nuk u përdorën më 11 maj dhe që komisionerët nuk i kishin shënuar në procesverbale. Verifikimi vërtetoi se shqetësimi i PD për nuk qëndronte pasi të gjitha fletët u gjetën në kuti. Vetë PD e neglizhoi monitorimin e këtij procesi.
5 Qershor, 07:28 -
Ervis Iljazaj: Ligji absurd që nuk lejon kandidatët për deputetë të ankimojnë rezultatin
Me pak fjalë, sjellja e kandidatëve për deputetë është e kushtëzuar nga partia politike. Nëse ajo e lejon mund ta ankimosh rezultatin, në të kundërt nuk mund të gjesh të drejtën tënde si kandidat për deputet. Në këtë mënyrë që është hartuar ky ligj është duke na sjellë reminishencat e mandatit imperativ, i cili është hequr që nga koha e Revolucionit Francez në vitin 1789
4 Qershor, 23:05 -
KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen për javën e ardhshme, marrin pjesë dhe dy kandidatët e PD, Kalaja dhe Kuçana
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve zhvilloi ditën e sotme mbledhjet e radhës për shqyrtimet e ankimimeve të Partisë Demokratike, në lidhje me kontestimin e tabelave të rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit të certifikuara nga KQZ për të 12 qarqet. Të enjten në orën 09:50 do shprehet për Kukësin, KAS i kërkon PD-së të sjellë provat që pretendon për dy qarqet Fier dhe Durrës. Aulon Kalasë iu pranua ankimimi, por duhet të japë prova, s'ka ende vendim për rinumërim
4 Qershor, 20:47 -
PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: 'Të humbura' si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës
Presidenti i PL, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se 130 mijë fletë votimi ''të humbura'' si 130 milion eurot e ''avulluara'' të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston.
3 Qershor, 21:42 -
Pasi humbi thellë më 11-maj, Berisha i kërkon ndihmë PPE-ve: Na sillni një mision faktmbledhës në Shqipëri, shteti i lidhur me kartelet e drogës (VIDEO)
Kryetari i PD, Sali Berisha, i shoqëruar nga Tabaku, Vokshi dhe Bylykbashi, ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të PPE, ku është ankuar përsëri për ‘farsën elektorale’ të 11 majit në Shqipëri. Edhe pse deri tani nuk ka dhënë prova konkrete manipulimi, teksa edhe "treni bullgar" i Peqinit i 'ngeci', pretendon se ka mijëra dokumente si prova, duke kërkuar një mision verifikimi nga partitë simotra.
3 Qershor, 17:15 -
Ankimet e PD/ Shtyhen Kukësi e Gjirokastra, do hapet një kuti e Beratit për diasporën, PD pretendon votimin nga e njëjta dorë! Do verifikim dhe për fletët e papërdorura
Vijoi sot mbledhja e shtyrë në fundjavë edhe për Gjirokastrën, ku PD pretendon shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit 3 me 1 për PS në zgjedhjet e 11 majit për këtë qark dhe përsëritjen e tyre. Shtohet provë e re e pretenduar edhe hapja e kutive për fletët e pavlefshme. Bele: Mund të na dali si rasti i Vlorës, ku të gjitha fletët ishin të vulosura. PD pretendime edhe për Kukësin e Beratin se "janë bërë votime në diasporë nga e njëjta dorë", shtyhen përsëri për shqyrtim provash
3 Qershor, 15:48 -
PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, KAS e rrëzon për 43 kuti në Vlorë, por do verifikohen 4 prej tyre!
Por me kërkesë të vetë 2 anëtarëve, do të hapen e do të këqyren 4 kuti votimi të qarkut të Vlorës, nga një për secilën bashki; Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Finiq. Kutitë hapen vetëm për të verifikuar se sa fletë votimi janë të papërdorura, kur në sistem janë deklaruar 0 fletë të tilla nga komisionerët
3 Qershor, 15:21 -
Shabani: Lapaj ka bërë disa herë të njëjtën deklaratë, se nuk do e pranojë mandatin si deputet! Vendimi i takon atij
Berisha dhe Rama kanë rënë, kurse partitë e reja vijnë në rritje. Adriatik Lapaj mori më shumë vota më 11 maj brenda koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, por vendimi nëse do e pranojë mandatin e deputetit i takon vetëm atij.Kështu u shpreh kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, sot në studion e ‘5 Pyetjet nga Ba
2 Qershor, 23:00 -
Spahiu: Kutitë s’do hapen, sepse Berisha i ka dhënë besën Ramës, dhe prandaj i bashkoi votat me PS
Kutitë për rinumërim të votave të kandidatëve brenda partive nuk do të hapen, teksa ka akuza publike për tjetërsim dhe devijim të votave nga një kandidat tek tjetri.Kutitë nuk do hapen sepse ka marrëveshje mes Ramës dhe Berishës, që dëmtohen të dy po të hapen. Madje Beris
2 Qershor, 22:44 -
Shabani në Report Tv: Berisha ra me mbi 200 mijë vota, kishte numërues dhe qahet për humbjen! Hitaj: OSBE-ODIHR kritikoi të dyja palët, PD bën lojë! Gaba: Pati probleme
'5 Pyetjet nga Babaramo' solli sot në panelin e të ftuarve situatën paszgjedhore të 11 majit dhe gjendjen e opozitës. Të ftuarit Endri Shabani, Arbër Hitaj, Gentian Gaba dhe Leonard Karaj analizuan 'mejdanin' politik që kanë lënë rezultatet zgjedhore, faktorët, shkaqet dhe të ardhmen e partive të vogla. Pse ankohet PD dhe a qëndrojnë alibitë e saj?
2 Qershor, 22:08 -
Ben Andoni: Opozita është moral
Ky është një nga momentet më të vështira jo vetëm për PD-në, si forca politike kryesore e opozitës (partitë e tjera janë me peshë specifike pothuaj të papërfillshme), por për të gjithë demokracinë. Në emër të asaj që kështu i shërbehet Ramës, kërkohet që për opozitën të mos ketë kritika dhe ato t’i adresohen vetëm maxhorancës.
2 Qershor, 22:06 -
Vota e diasporës/ DHL: Procesi u realizua 92%, integriteti i padiskutueshëm! U respektua kontrata me KQZ
Reagon për herë të parë kompania postare që bëri dërgesat e votave të emigrantëve për 11 majin. Flasin dhe drejtuesit: Realizuam me sukses projektin historik të transportit të votave shqiptare në 85 vende! Morën edhe vlerësime nga subjektet politike. U respektua në përputhje të plotë çdo detyrim kontraktual me KQZ dhe çdo protokoll!
2 Qershor, 20:19 -
KAS u rrëzoi ankimimet, Alimehmeti, Kalaja dhe Shehu e çojnë në Kolegj rinumërimin e votave të tyre! Nesër shorti (KËRKESAT)
Kandidatët e opozitës që kanë pretendime për votën preferenciale brenda koalicionit PD-ADSHM nuk tërhiqen nga beteja për rinumërim. Tre prej tyre ankimojnë në Kolegj, Apeli i Administratives do hedhë nesër më 3 qershor shortin. Ilir Alimehmeti pretendon mandatin në Tiranë, Aulon Kalaja në Durrës, por ankimimin për këtë qark e ka bërë Balli Kombëtar Demokrat. Kurse Shkëlqim Shehu për Kukësin, Isuf Çela ia rrëmbeu mandatin brenda PD me votat e diasporës
2 Qershor, 18:40 -
Ankimet e PD/ KAS shtyn Lezhën për të enjten, rrëzohet kërkesa për përjashtimin e Rusmalit! Kukësi më 4 qershor! Logu akuza Policisë: Bëri fushatë, na procedoi Gjonin
PD ankimoi edhe qarkun ku fitoi! KAS zhvilloi mbledhjen për shqyrtimin e ankimimit të PD-ADSHM për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit për Lezhën, ku demokratët fituan 4 me 3. Logu dorëzoi dhe kërkesën për përjashtim të Rusmalit, i rrëzohet. Gjyqtari sheik Gjoni u denoncua nga qytetari se i bëri presion për votën, por PD e përfshin te provat si shkelje e Policisë në procedimin penal që i bëri kandidatit. KQZ: S'ka prova! Mbledhja për Lezhën shtyhet për të enjten e 5 qershorit, ora 15:00
2 Qershor, 16:26 -
Ankimimi për Shkodrën, PD kërkon përjashtimin e Rusmalit: Në kushte njëanshmërie, shkak funksioni në presidencë
Në ankesë thuhet se Rusmali është në kushte njëanshmërie për shkak të pozicionit të tij në presidencë.Rusmali ishte i vetmi që votoi pro kërkesave të kandidatëve demokratë për rinumërimin e votave preferenciale.
2 Qershor, 14:01 -
Dje dhe sot: “Transparenca” e Berishës ndaj kandidatëve që kërkuan rinumërim të votave personale (VIDEO)
Është një episod që nuk flet vetëm për një kthesë taktike, por dukshëm hedh dritë mbi mënyrën se si konceptohet politika brenda PD-së: si një lojë fasadash, ku parimet shpallen për t’u lënë menjëherë pas dore nëse situata e kërkon.
31 Maj, 15:39 -
'A ka një krisje me Ilir Metën?' Berisha: Çdo forcë politike bën zgjedhjet e veta
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur ditën e sotme nga gazetarët nëse ka një krisje mes tij dhe kreut të PL-së Ilir Meta, pasi ky i fundit ka paralajmëruar se në zgjedhjet lokale do dalë me siglën e tij.
31 Maj, 15:38 -
