-
Pronat te Kepi i Rodonit/ Tre javë pas dorëzimit, biznesmeni lirohet nga qelia, detyrim paraqitje
Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për biznesmenin Lush Osmani, i cili ishte i shpallur në kërkim lidhur me tjetërsimin e 68 mijë metra katrorë tonë në afërsi të Kepit të Rodonit. Report Tv mëson se Osmani, pronar i kompanisë “Shpresa.al” është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit 3 javë më parë, por nuk është raportuar për mediat. Ndryshimi i masës së sigurisë, në atë të detyrim për paraqitje është bërë kundrejt garancisë pasurore.
18 Dhjetor 2019, 09:28