Kundrejt garancisë pasurore, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për biznesmenin Lush Osmani, i cili me kërkesë të prokurorisë ishte shpallur në kërkim si i dyshuari përfshirë në skemën mashtruese të tjetërsimit të 68 mijë metra katrorë tokë pranë Kepit të Rodonit.
Fillimisht, organi i akuzës kishte kërkuar masën e ndalimit të tij, por pas vetëdorëzimit të Osmanit, pronar i kompanisë “Shpresa.al”, togat e zeza po me kërkesë të prokurorisë e lanë atë në “Detyrim paraqitje”. Report Tv mëson se biznesmeni Lush Osmani është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit tre javë më parë, fakt ky i mos bërë publik prej tyre.
Pronari kompanisë “Shpresa.al” dyshohej nga prokuroria se është përfituesi kryesor i një skemë të tjetërsimit të 68 mijë metrave katror tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit. Në megaoperacionin e bërë më 25 Tetor të këtij viti, policia arrestoi 18 persona, e ndërsa 3 të tjerë u shpallën në kërkim. Mes të arrestuarve ishte edhe Ardian Iljazaj, ish drejtori i Hipotekës së Durrësit, e ndërsa për pjesën më të madhe të arrestuarve gjykata caktoi arrest shtëpie e detyrim paraqitje.
Mes të arrestuarve ishin edhe juristë, hartograf, topograf e specialistë të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë tjetërsuar tokën shtetërore pa frut në tokë are, e më pas ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Mbi të arrestuarit rëndonin disa akuza si “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim”.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3745
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohen portrete dhe figura shenjtorësh gjatë punimeve në Kishën e Shna Ndout në Kepin e Rodonit
5 Nëntor, 17:44
-
Ndërhyrje për restaurimin e murales në Kishën e Shna Ndout
31 Tetor, 09:00
-
Plazhi i Durrësit ku koha ka ndalur
12 Korrik, 14:03
-
Gjendet e ngordhur te Kepi i Rodonit breshka e rrallë
29 Qershor, 15:21
-
VIDEO/ Sherri për pronat te Kepi i Rodonit, Mark Frroku lirohet nga qelia: Ishim në punë konform gjithë ligjeve! 'Detyrim paraqitje' edhe për 7 të tjerët
2 Nëntor 2023, 11:36
-
Përplasja tek Kepi i Rodonit, prokuroria kërkon lirimin e Mark Frrokut, burg në mungesë për shoferin e ish-deputetit
1 Nëntor 2023, 12:07
-
Konflikti për pronat, kamerat fiksuan personin që qëlloi me armë/ Dalin pamjet nga përplasja ku u përfshi ish-deputeti
31 Tetor 2023, 20:46
-
Sherri për tokën te Kepi i Rodonit, reagon Provinca Françeskane: Distancohemi nga dhuna! Pronësinë e kemi përfituar në 2008! S'kemi pasur konflikt
31 Tetor 2023, 20:13
-
Tri palë në përplasjen për tokën te Kepi i Rodonit! Përveç banorëve, kisha në konflikt me biznesin privat! Administratorja e 'Albanian Touriste Resorte': Prona e bllokuar nga SPAK
31 Tetor 2023, 14:21
-
Përplasja për tokën te Kepi i Rodonit, prokuroria merr në pyetje ish-deputetin Mark Frroku dhe familjen Kaçuli! Report Tv zbardh dëshmitë
31 Tetor 2023, 10:32
-
Konflikti në Kepin e Rodonit, shkak mbivendosja e pronësisë së tokës! 8 të arrestuar, mes tyre ish-deputeti Mark Frroku! Në kërkim truproja e tij, qëlloi me armë
30 Tetor 2023, 09:11
-
Durrës/ Sherr mes disa personave dhe përfaqësues të Kishës Katolike për çështje pronësie në Kepin e Rodonit, qëllohet me armë zjarri! 8 të shoqëruar
29 Tetor 2023, 15:34