-
Pasi e vranë, i shkruan edhe letrën e lamtumirës...poezitë e të fejuarës së Behar Bajrit nuk ishin nga dora e saj (AKTI I EKSPERTIMIT)
Dy fletë fletoreje të shkruara me poezi, të cilat janë gjendur në dhomën, ku u konstatua e pajetë Fabjola Hyseni, ish-e fejuara 15-vjeçare e Behar Brajoviç (Bajri), rezulton të mos jenë shkruar prej saj. Ky është konkluzioni i një ekspertimi grafik që i është bërë në korrik 2019, shkrimit që viktima ka përdorur në fletoret e shkollës me shkrimin e dy fletëve me poezi të gjetura shumë pranë trupit të pajetë, i cili u gjend në njërën nga dhomat e shtëpisë së Behar Bajrit, në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 29 qershor 2002.
25 Dhjetor 2019, 19:35