-
Dyshohet se i kishte para borxh/ Ish-shoferi i hedh granatë në zyrë kryebashkiakut të Lushnjes! Plagoset Fatos Tushe dhe sekretarja (VIDEO)
Kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, i është bërë atentat mëngjesin e sotëm në ambientet e bashkisë. Ai është plagosur nga një granatë që ka shpërthyer në zyrën e tij. Dyshohet se granata është hedhur nga ish-shoferi i Bashkisë së Lushnjes. Për pasojë ka mbetur e plagosur edhe sekretarja e tij Erisa Qalliu. Si pistë kryesore hetimi është pikërisht një borxh i pashlyer i Tushes ndaj ish-shoferit Saraçi.
31 Dhjetor 2019, 09:24
