-
Prerësja e betonieres 5 ton i mori jetën punëtorit në Korçë/ 36-vjeçari ishte i siguruar, familja do përfitojë 10 mijë lekë në muaj
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e 36-vjeçarit, Ervis Josifi. Mësohet se viktima ka qenë i siguruar dhe kompania do të përfitojë nga sigurimi i jetës një vlerë prej 10 mijë lekësh në muaj. Ndërkohë, sa i përket të plagosurit tjetër, të njëjtat burime bëjnë me dije se ai ka tre brinjë të thyera, por fatmirësisht ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të stabilizuar.
4 Janar 2020, 17:57