Prerësja e betonieres 5 ton i mori jetën punëtorit në Korçë/ 36-vjeçari ishte i siguruar, familja do përfitojë 10 mijë lekë në muaj

Prerësja e betonieres 5 ton i mori jetën punëtorit në Korçë/ 36-vjeçari ishte i siguruar, familja do përfitojë 10 mijë lekë në muaj

Pallati ku vdiq punëtori 36-vjeçar në Korçë

KORÇË- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e punëtorit 36-vjeçar, Ervis Josifi ditën e djeshme në zonën  pazarit në Korçë.

Sipas deklarimeve të personave të shoqëruara në polici që Report Tv disponon, mësohet se 36-vjeçarit i ka rënë mbi kokë segmenti metalik që peshonte rreth 5 ton duke sjellë vdekjen e menjëhershme të Josifi, i cili punonte në kantier së bashku me babanë dhe vëllanë. Gazetarja Gladiola Hoxha raporton se 36-vjeçari ka qenë i siguruar dhe familja do të përfitojë nga sigurimi i jetës një pension në vlerën e 10 mijë lekëve në muaj, një shifër kjo që pa dyshim nuk mund t'i shuajë dhimbjen, por do t'u vijë sado pak në ndihmë ekonomish.

Ndërkohë, sa i përket të plagosurit tjetër, të njëjtat burime bëjnë me dije se ai ka tre brinjë të thyera, por fatmirësisht ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të stabilizuar.

Lidhur me këtë aksident në momentin e punës, ditën e sotme janë arrestuar dy punonjësit e firmës "Konstruksion 93" ku punonte 36-vjeçari, përgjegjësi teknik, Flamur Palla 67 vjeç dhe Aurel Zemuni 41 vjeç, manovratorin e betonieres. Policia i akuzon për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, edhe pse avokati Esmerald Xhafa e konsideron të padrejtë arrestimin pasi ende nuk kanë përfunduar hetimet.

Pas këtij aksidenti tragjik, puna në kantier është pezulluar që prej ditës së djeshme dhe pallati që po ndërtohet është rrethuar me shirit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alfred Madhi: 05/01/2020 16:27

    Për sa kohe punetoret ne shqiperi do jene te pa organizuar neper sindikata do te jene pre e pronareve gryksa Kapitalizmi me i eger ka leshuar rrenjet ne Shqiperi keto 30 vitet e fundit

    Përgjigju
  • MosoZot: 04/01/2020 19:45

    E tmerrshme! Cfare sigurimi thoni ore me humb jeten e me marre 10,000 leke ne muaj?????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!