-
Mbyllen shkollat e përkohshme në hotelet ku janë strehuar fëmijët e prekur nga tërmeti
Pas tërmetit që shembi banesat, familjet e prekura bashkë me fëmijët u akomoduan në hotele dhe për të mos humbur orët e mësimit, nga ministria e Arsimit u krijuan shkollat dhe kopshtet e përkohshme. Por pas festave, me rifillimin e mësimit ditën e sotme, nuk ka më shkolla të përkohshme. Fëmijët janë dërguar në shkollat dhe kopshtet më të afërta, sipas burimeve nga ministria e Arsimit.
6 Janar 2020, 12:02